Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, do të zhvillojë një vizitë Bosnje dhe Herzegovinë (BiH). Ai pritet të arrijë në Bosnje sot dhe është planifikuar të takojë anëtarët e presidencës tre-palëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, Shefik Xhaferoviq dhe Zheljko Komshiq si dhe ministren e Jashtme, Bisera Turkoviq.
Siç ishte njoftuar më parë, Lavrov do të mbajë një takim të veçantë me anëtarin e presidencës trepalëshe, Millorad Dodik, i cili njihet si një mbështetës i Kremlinit.
Duke folur për Radio Televizionin e Republika Srpska (RTRS), Dodik tha të dielën se bashkëpunimi midis Republika Sërpska dhe Rusisë do të vazhdojë në aspektin politik, ekonomik dhe të përgjithshëm.
“Këtu Rusia nuk ka ndonjë rol negativ. Dhe ne, të gjithë zyrtarët e zgjedhur në nivel të Republikës dhe të Bosnje dhe Hercegovinës, do të kemi një takim dhe darkë të përbashkët me të. Ajo do të jetë një mundësi për të diskutuar të gjitha çështjet nga afër”, tha Dodik.
Dodik shprehu besimin se roli i Rusisë është “konstruktiv dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ai gjithashtu njoftoi se do të diskutonte me Lavrovin për vaksinën ruse kundër koronavirusit, duke thënë se Republika Sërpska është duke pritur në rradhë për marrjen e vaksinës ruse – Sputnik.
“Sigurisht që do të ketë disa vaksina të tjera dhe sa më përket mua, une do të marrë atë ruse, pasi unë i besoj asaj, nuk besoj në këto histori komerciale që vijnë nga Perëndimi. Vaksina ruse është bërë nga shteti, dhe shteti i vaksinon qytetarët e tij, kjo do të thotë se duhet t’i besohet”, tha Dodik.
Ministria e Punëve të Brendshme tha se ka ndërmarrë masa shtesë të sigurisë para vizitës së Lavrovit në Sarajevën Lindore, qe i përket entitetit të Republika Sërpskës. Trafiku do të jetë i ndaluar në disa rrugë lokale në kohë të caktuara.
Ministria e Brendshme e Republika Sërpskës rekomandoi gjithashtu që qytetarët e Sarajevës Lindore të mbajnë një dokument të vlefshëm identifikimi “dhe që ata të mos mbajnë çanta për shkak të lëvizjes më të lehtë”.
Vizita e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi ishte planifikuar për 28 dhe 29 Tetor, por ajo u shty për shkak të situatës me pandemisë.
Marrë nga REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Një sulm me armë ka ndodhur ditën e djeshme në Manhanttan të New York. Sipas mediave të huaja, një person me dy pistoleta në duar, ka sulmuar në katedralen...
SHBA– Tristan Thompson, 29 vjeç, ndau postimin më të këndshëm të ditëlindjes për djalin e tij Prince më 12 dhjetor. Basketbollisti, i cili sapo u ...
BRITANIA E MADHE-Negociatorët nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, kanë rënë dakord për një shtyrje të re për të arritur një marrëveshje mbi tregtinë. Si...
KANADA- Grup i parë i vaksinës anticovid i zhvilluar dhe prodhuar nga industria farmaceutike Pfizer dhe laboratori gjerman i bioteknologjisë BioNTech u dorëzua ...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kanë premtuar se BE-ja do të ketë si prioritet që t...
SHBA-Kreu i gjigandit farmaceutik AstraZeneca, Pascal Soriot ka rënë dakort ëpr të blërë kompaninë tjetër farmaceutike Boston Alexion për 39 miliard dollarë. La...
SHBA- Pas katër viteve të politikës së Presidentit Trump “Amerika e Para”, Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se administrata e tij do të rikthejë rolin e ve...
GREQI-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka bërë një mbledhje online ditën e sotme më disa nga Krerët e Kompanive farmaceutike që janë marrë me prodhim...
TURQI- Eksportuesve turq po u mohohet qasja në tregjet e Lindjes së Mesme për shkak veprimeve të Arabisë Saudite dhe Egjiptit në përgjigje të asaj që analistët ...
SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë pre e hakerave. Lajmin e ka bërë të ditur Reuters, e cila shkruan se një qeveri e huaj ka vjedhur disa informacio...