LIVE UPDATES
Bota

Blinken: Rusia përballet me pasoja masive nëse vazhdon agresionin ndaj Ukrainës

27 Janar 2022, 20:20 Nga DOSJA
Blinken: Rusia përballet me pasoja masive nëse vazhdon agresionin ndaj

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Rusia përballet me “pasoja masive” nëse zgjedh “rrugën e agresionit” me Ukrainën, duke i bërë thirrje Moskës që të angazhohet në diplomaci për t’i dhënë fund krizës përgjatë kufirit me Ukrainën.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë dhënë më 27 janar, Blinken tha se Ushingtoni ende nuk e di se cili është qëllimi përfundimtar i Kremlinit për Ukrainën, ose nëse kërkesat e tij për të rishkruar strukturën ekzistuese të sigurisë së Evropës.

“Unë mendoj se i vetmi person që mund të na tregojë se cili është qëllimi përfundimtar i Kremlinit është presidenti [rus, Vladimir] Putin. Nuk mendoj se dikush tjetër e di. Dhe ai, në këtë pikë, mund të mos e di sepse çfarë ai ka bërë në të kaluarën, dhe atë që unë besoj se i nxit gjërat me mënyrën se si iu qaset atyre, është që të krijojë sa më shumë mundësi që të mundet. Dhe ata e udhëheqin gamën”, tha Blinken për REL-in.

Kryediplomati amerikan foli një ditë pasi Shtetet e Bashkuara zyrtarisht prezantuan përgjigjen e shkruar për ultimatumet e Rusisë, që u bën publike muajin e kaluar në formën e dy draft-traktateve.

Kërkesat ruse janë shoqëruar me dislokimin e mbi 100,000 trupave ruse në rajonet pranë kufijve të Ukrainës, ku janë vendosur disa prej pajisjeve më të sofistikuara ushtarake të Rusisë.

Dy dokumentet paraqesin një ristrukturim në shkallë të gjerë të strukturës së sigurisë së Evropës dhe në to bëhet thirrje për një moratorium mbi zgjerimin e NATO-s në ish-republikat sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina. Po ashtu, kërkohet edhe tërheqja e trupave dhe armëve nga lokacionet në lindje të Evropës para se aleanca ushtrake të bënte zgjerimin e parë të madh pas Luftës së Ftohtë më 1999.

Propozimet, që po ashtu bëjnë thirrje për kufizime të reja në vendosjen e armëve bërthamore në Evropë dhe çështje të tjera të ndërlidhura, janë pritur gjerësisht me mospajtim nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë. Diplomatët e SHBA-së, NATO-s, Rusisë dhe nga shtetet evropiane kanë zhvilluar tri runde të bisedimeve në Gjenevë, Bruksel dhe Vjenë më herët gjatë këtij muaji. Bisedimet kishin për qëllim shmangien e një pushtimi të shkallës së gjerë të Ukrainës nga Rusia.

Përveç prezantimit të këtyre dy draft-propozimeve, diplomatët rusë kanë kërkuar përgjigje të shkruar nga SHBA-ja dhe NATO-ja. Më 26 janar, ambasadori amerikan në Moskë prezantoi në Ministrinë e Jashtme ruse përgjigjen e shkruar të Uashingtonit. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë përmbajtje kishte kjo përgjigje. Megjithatë, zyrtarët rusë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, tentuan që të evitonin të komentonin për agjencitë e lajmeve ruse. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putini e ka marrë përgjigjen e shkruar dhe do ta lexonte.

“Natyrisht, do të duhet një kohë për t’i analizuar. Të mos nxitohemi që të japim asnjë konkluzion”, citohet të ketë thënë Peskov nga agjencia e lajmeve TASS.

“E përsëris, le të mos nxitohemi në vlerësime”, tha ai për TASS. “Duhet kohë për t’u analizuar, dhe në fund, për presidentin tonë që të formulojë një pozicion të përshtatshëm. Le të shohim se si do të jetë”.

Në intervistën për REL-in, që u realizua përmes Skype nga Uashingtoni, Blinken minimizoi çdo divergjencë të mendimeve apo konkluzioneve ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës mbi seriozitetin e kërcënimit rus. Në javët e fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy është shfaqur i mërzitur lidhur me paralajmërimet e forta të SHBA-së, dhe ai ka publikuar dy video, duke u bërë thirrje ukrainasve që të mos bëjnë panik. Më herët gjatë kësaj jave, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u tha gazetarëve se “pushtimi ishte i pashmangshëm”.

“Presidenti Zelenskiy ka të drejtë. Askush nuk duhet të bëjë panik, dhe askush nuk po bën”, tha Blinken. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’ia bërë të qartë Moskës se ka dy rrugë përpara: rrugën e diplomacisë dhe dialogut për të zgjidhur dallimet në mënyrë paqësore ose rrugën e agresionit, nëse është kjo që ajo e zgjedhë, do të pasojë pasoja masive”.

“Ne mund të shohim një grumbullim të forcave ruse në kufijtë e Ukrainës – në jug, lindje dhe veri – që është grumbullimi më i madh që prej vitit 2014. Dhe ne jemi të vetëdijshëm për planet për dyfishimin e atyre forcave, që mund të ndodhë brenda një periudhe të shkurtër kohore, por edhe për përpjekjet për ta destabilizuar Ukrainën nga brenda”, tha ai.

“Ne do të duhet të bëjmë gjithçka që po bëjmë bazuar në fakte, bazuar në atë që ne po shohim, në mënyrë që të sigurohemi që ata të përgatiten për çdo mundësi. Ne po e bëjmë këtë në konsultim të ngushtë me Qeverinë e Ukrainës”.

Zyrtarët amerikanë kanë dhënë disa sinjale se cilat masa ndëshkuese ndaj Moskës janë duke u shqyrtuar: për shembull, largimi i Rusisë nga sistemi i transfereve bankare globale SWIFT, apo vendosja e një ndalimi të zgjeruar për eksportet e teknologjisë së lartë në Rusi. Shtëpia e Bardhë gjithashtu raportohet se ka diskutuar për rritjen e dislokimeve të trupave amerikane tek aleatët e NATO-s që janë afër kufirit rus.

Blinken nuk pranoi që të japë detaje se çfarë nënkuptonte me “pasojat masive”. Po ashtu ai nuk dha detaje lidhur me përgjigjet e shkruara të SHBA-së dhe tha se: “ne kemi dëgjuar shqetësimet që ata kanë ngritur. Ne kemi ndarë edhe shqetësimet tona të thella dhe të partnerëve tanë në mbarë Evropën”.

Midis ankesave në Kiev se nëse retorika e SHBA-së po ndikonte në ekonominë e Ukrainës – monedha kombëtare ukrainase, hryvnia ka rënë për 7 për qind që prej dhjetorit dhe jatë kësaj jave ra edhe më shumë. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se do të evakuoi disa prej familjarëve të diplomatëve në Ambasadën amerikane në Kiev, ndërkaq u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të bëjnë plane për t’u larguar nga vendi.

Vendimi për evakuim duket se i ka zënë në befasi zyrtarët ukrainas. Ministria e Jashtme ukrainase tha se vendimi për evakuim ishte “i parakohshëm”.

Në një takim virtual të organizuar nga Ambasada amerikane më 25 janar, qindra qytetarë amerikanë morën pjesë. Disa prej tyre kritikuan ambasadën, për siç thanë, mungesën e informacionit dhe mbështetjes në dritën e kërcënimit rus. Por, në intervistën për REL-in, Blinken e mbrojti urdhrin për evakuim.

“Shumica e njerëzve që ne kemi kërkuar që të kthehen në shtëpi ishin familjarë, fëmijë”, tha ai. “Unë e mora këtë vendim si një hap të kujdesshëm, vetëm për t’u siguruar se nëse ndodh konflikt, dhe mund të ndodhë në një periudhë të shkurtër kohore, me pak paralajmërim, njerëzit të jenë larguar dhe të jenë të mbrojtur”, tha Blinken.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken konflikti ukraine-rusi antony blinken konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 27 Janar 2022, 17:57

Asociacioni në pakon e re për Kosovën

KOSOVË- Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë një nga temat, të cilat priten të diskutohen gjatë vizitës së të dërguarit të...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet