LIVE UPDATES
Bota

Bosnjë-Hercegovina feston ‘Ditën e Sarajevës’, çlirimin nga pushtimi gjerman në vitin 1945

6 Prill 2022, 07:41 Nga DOSJA
Bosnjë-Hercegovina feston ‘Ditën e Sarajevës’,

Më 6 prill festohet “Dita e Sarajevës”. Separatistët kërcënojnë vazhdimisht se do ta shkatërrojnë Bosnjë-Hercegovinën. Në luftën kundër tyre duhet demokracia, shteti i së drejtës, prosperiteti dhe integrimi në BE.

Çdo vit më 6 prill qytetarët e kryeqytetit boshnjak festojnë “Ditën e Sarajevës”. Në këtë ditë ata përkujtojnë çlirimin nga pushtimi gjerman në vitin 1945 dhe fillimin e rrethimit të qytetit nga trupat serbe të Bosnjës në vitin 1992.

Një ditë më parë (5 prill 1992) parlamenti boshnjak e shpalli të pavarur Bosnjë-Hercegovinën, e cila më parë i takonte si një nga republikat federative ish-Jugosllavisë komuniste. Po këtë ditë (5 prill 1992) në Sarajevë demonstruan për paqe më shumë se 100,000 vetë derisa demonstruesit u qëlluan me armë nga selia e Partisë Nacionaliste Serbe. Plumbat vranë dy gra: viktimat e para të luftës në Bosnje. Të nesërmen, ushtria jugosllave, tashmë e kontrolluar nga nacionalistët serbë, filloi rrethimin e Sarajevës. Ky rrethim zgjati 1,425 ditë dhe u kushtoi jetën 11,541 vetëve. 

Në atë kohë shumica e boshnjakëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, nuk besonin se do të kishte luftë. Popullsia e prej rreth 4.4 milionë banorësh përbëhej asokohe nga rreth 44 për qind boshnjakë myslimanë, 17 për qind kroatë katolikë, 31 për qind serbë ortodoksë dhe pakica të shumta kombëtare. Dhe ata kishin arsye për të mos besuar se mund të niste ndonjë luftë, sepse një e treta e të gjitha martesave në vend ishin të përziera. Përzjerja etnike ishte rezultat i industrializimit, sepse në Bosnjë-Hercegovinë kishin emigruar shumë punëtorë migrantë nga pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë, në dekadat e mëparshme aty nuk kishte lindur asnjë konflikt.

Fillimi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë u shoqërua me mosmarrëveshje se si do të veprohej me Bosnjën. Më 1 mars 1992, 99.4 për qind e votuesve votuan në një referendum për pavarësinë nga Jugosllavia. Por pjesëmarrja në votim ishte vetëm 63.4 përqind, pasi shumica e serbëve të Bosnjës e bojkotuan referendumin.  Në fund të vitit 1991 shumica e deputetëve serbë ishin larguar nga parlamenti i përbashkët boshnjak dhe themeluan më 9 janar 1992 “Republika Srpska”.

“Spastrim etnik”

Në fillim të prillit 1992 nacionalistët serbë filluan me “spastrimin etnik” brutal të pjesëve të Bosnjës që kontrolloheshin nga trupat e tyre. Qëllimi nuk ishte vetëm të shkatërroheshin elitat joserbe, por e gjithë opozita dhe shoqëria civile si edhe bashkimi me Serbinë fqinje. Në vitin 1993 nacionalistë të armatosur të kroatëve të Bosnjës sulmuan gjithashtu ish-aleatët e tyre boshnjakë. Ata kërkonin bashkim me Kroacinë fqinje. Kjo “luftë brenda luftës” do të zgjaste më shumë se një vit.

Kush luftoi kundër kujt në Bosnjë? Ata që luftonin nuk ishin popujt kundër popujve, por ish-funksionarë komunistë, agjentë të shërbimeve sekrete dhe ushtarakë, të cilët u konvertuan në nacionalistë kundër një popullsie, shumica e së cilës, sipas të gjitha sondazheve, kërkonte demokraci, shtet ligjor dhe prosperitet si në Evropën Perëndimore. Por kjo do të nënkuptonte fundin e sundimit të elitave të kohës dhe duhej të parandalohej me çdo kusht.

Përpjekjet ndërkombëtare

Përpjekjet e OKB-së dhe të BE-së për të ndërmjetësuar mes palëve në konflikt nisën që në vitin 1991. Në këtë kuadër u vendos edhe dërgimi i trupave të armatosura lehtë të OKB-së, UNPROFOR për të ruajtur paqen në një zonë ku lufta tashmë ishte ndezur. Sikurse rezultoi më pas ky ishte një vendim i gabuar, sepse helmetkaltërit jo vetëm nuk arritën të siguronin asnjë nga “armëpushimet” e panumërta që u vendosën gjatë tre viteve e gjysmë në vijim; pot ata dështuan gjithashtu edhe në “zonën e sigurisë” në Srebrenicë,ku serbë të armatosur vranë më shumë se 8,000 djem dhe burra boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Vetëm gjenocidi dhe sulmet serbe ndaj anëtarëve të UNPROFOR-it bënë që bashkësia ndërkombëtare t’i detyronte palët në konflikt të zbatonin në fund të vitit 1995 Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe të pranonin edhe një kushtetutë të re. Sipas marrëveshjes u krijua një shtet i ndarë në dy “entitete” – “Republika Srpska” dhe “Federata e Bosnjë-Hercegovinës”, e cila nga ana e saj është e ndarë në dhjetë kantone – dhe një zonë të veçantë administrative. Kjo është një nga strukturat më të ndërlikuara shtetërore në botë me një numër të paqartë ministrish dhe kompetencash.

Një shtet që nuk funksionon

Dejtoni ishte një kompromis i keq por i vetmi që mund t’i jepte fund shpejt luftës gjatë së cilës ishin vrarë më shumë se 100,000 vetë dhe zhvendosur më shumë se dy milionë të tjerë. Në fund të fundit edhe pala serbe gjithashtu kishte interes të madh për t’u dhënë fund luftimeve në vitin 1995, duke pasur parasysh humbjet masive ushtarake të shkaktuara nga ushtria tashmë shumë profesionale boshnjake. Ndërsa ushtarët serbë vrisnin në Srebrenicë, boshnjakët përparuan shumë në Republika Srpska. Pa Dejtonin entiteti serb në Bosnje sot do të ishte shumë më i vogël.

Por në vend që të ishin mirënjohës për marrëveshjen, udhëheqësit serbë të Bosnjës e interpretuan Dejtonin si fitoren e tyre. Në vitet që pasuan Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, e zgjeroi gjithnjë e më shumë sferën e tij të pushtetit duke krijuar një shtet brenda shtetit boshnjak.

Sot Bosnjë-Hercegovina ka rreth 3.2 milionë banorë. Papunësia është e lartë, pagat janë të ulëta, popullsia po plaket, jetëgjatësia po bie dhe të rinjtë po emigrojnë. Politika vazhdon të dominohet nga ish-nacionalistët komunistë si Dodik dhe politikani boshnjak-kroat Dragan Çoviç, të cilët opozita dhe organizatat e shoqërisë civile si Transparency International i akuzojnë për korrupsion, klientelizëm dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Roli i Rusisë së Putinit

Politika e liderëve nacionalistë karakterizohet nga një retorikë agresive, pengim i vazhdueshëm i procesit politik dhe kërcënime të rregullta për shkëputje nga shteti i përbashkët. Sidomos nacionalistët serbë mbështeten prej vitesh nga Rusia e Putinit, e cila përpiqet të destabilizojë politikën e BE-së dhe SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë një shpërbërje e Bosnjës nuk ka gjasa të ndodhë, sepse pushtetarët atje jetojnë prej subvencioneve ndërkombëtare që mbajnë gjallë shtetin e përbashkët. Përveç kësaj është e diskutueshme nëse qeveritë e Serbisë dhe të Kroacisë duan vërtet një bashkim me serbët dhe kroatët e Bosnjës, gjë që do ta ndryshonte rrënjësisht situatën e brendshme politike në këto vende.

Për çfarë ka nevojë Bosnja?

Nëse separatistët verbalë në Bosnje do të përpiqen t’i vënë në jetë me forcë qëllimet e tyre, kryengritja e tyre nuk ka mundësi të zgjasë shumë: kazermat më të afërta ruse janë shumë larg, në Bosnje ka të stacionuar mbi 1000 ushtarë të NATO-s që i përkasin trupës mbrojtjese EUFOR, si dhe mijëra të tjerë në vendet fqinje, përveç Serbisë.

Ajo që vërtet e kërcënon Bosnjen është zgjatja e pafund e agonisë, që mbretëron që nga fundi i luftës. Për ta parandaluar këtë PIC dhe OHR duhet të transformohen në institucione funksionale me mandat për reformën e Dejtonit. Por kjo është e mundur vetëm pa Moskën, e cila padyshim nuk dëshiron një shtet kushtetues demokratik dhe funksional në Bosnje. Përveç kësaj Bosnja ka nevojë për një perspektivë të qartë anëtarësimi në BE. Si dhe për ndihma ekonomike për të rritur standardin e jetesës së popullsisë.

Demokracia, shteti i së drejtës, prosperiteti dhe integrimi në BE, këto janë instrumentet më efektive që demokracitë mund të përdorin për të pozicionuar veten kundër sundimit të klikave të fuqishme në shtetet postkomuniste. Në Bosnje si dhe në Bjellorusi apo Rusi.

Marrë nga DW.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bosnjë-hercegovinën bosnjë-hercegovinën

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!