6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Presidenti Joe Biden njoftoi të martën planet për të zgjeruar qasjen në kujdesin shëndetësor duke propozuar ndryshime ndaj Ligjit për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm (ACA). Kjo do t’i mundësojë miliona familjeve amerikane të blejnë siguracion shëndetësor dhe të përfitojnë kredite kundrejt taksave, duke ulur kështu edhe barrën financiare.
“Kur të jetë finalizuar propozimi i sotshëm, duke filluar nga viti në vazhdim, familjet e punonjësve mund të marrin ndihmë kur iu nevojitet, për të plotësuar mbulimin me siguracion shëndetësor të të gjithë familjes. Për të gjithë familjen”, tha Presidenti Biden gjatë fjalës së tij në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të nënshkruante urdhërin ekzekutiv për të përmirësuar qasjen tek Ligji për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm (ACA) dhe programin Medicaid.
Presidenti Biden shoqërohej nga Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Barack Obama, i cili në mars 2010 e nënshkroi në fuqi këtë ligj me efekte të gjera, që u njoh në vazhdim më tepër si Obamacare.
Kjo është vizita e parë e ish-Presidentit Obama në Shtëpinë e Bardhë që kur la detyrën në vitin 2017, pas dy mandatesh me zotin Biden si nënpresident.
“Joe Biden dhe unë arritëm shumë”, tha ish-Presidenti Obama. “Por asgjë nuk më bëri më krenar se ofrimi i kujdesit më të mirë shëndetësor dhe mbrojtjes për miliona njerëz në mbarë vendin”.
Propozimi për të ndryshuar rregullat e ligjit ACA do të ndreqin të ashtuquajturën mangësi për familjet, ku sipas rregullave aktuale, anëtarët e familjes së individit që blen siguracionin shëndetësor nëpërmjet punëdhënësit, nuk mund të kërkojnë që t’ju njihet si kredite për taksat, megjithëse këtë siguracion e kanë të domosdoshëm. Sipas Shtëpisë së Bardhë, nga ky boshllëk ligjor preken rreth 5 milionë njerëz.
Ndryshimi i propozuar vlen për individët në njësi familjare që shpenzojnë mbi 10% të të ardhurave të tyre për siguracion shëndetësor. Sipas një zyrtari të lartë të administratës që informoi gazetarët, kjo do t’i mundësojë 200 mijë personave të pasiguruar që të fitojnë mbulim shëndetësor, si dhe do të ulë pagesat për miliona individë të tjerë.
Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm i industrializuar që nuk ofron kujdes shëndetësor universal për shtetasit e tij. Sipas Byrosë së Censusit të Shteteve të Bashkuara, rreth 8.6% e popullsisë, ose 28 milionë, nuk patën siguracion shëndetësor gjatë vitit 2020./VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Republikanët bllokuan të martën një përpjekje të demokratëve për të filluar në Senat debatin për një paketë kompromisi prej 10 miliardë dollarësh për COVID-19, ...
Këtë javë do të hartohet paketa e pestë e sanksioneve për shkak të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Por për aq kohë sa nuk preken furnizimet me energji, nuk mbet...
SHBA– Revista Forbes ka bërë renditjen e 36-të vjetore të njerëzve më të pasur në planet. Në listë janë 2668 miliarder, që është 87 më pak se një vit më p...
UKRAINË– Dita e 41-të e luftës! Tema kryesore është masakra e kryer në Bucha. Imazhet satelitore të qytetit ukrainas të Bucha, jo shumë larg Kievit, ...
HUNGARI- Zyrtarët zgjedhorë në Hungari kanë njoftuar se numërimi fillestar i votave sugjeron se Viktor Orban dhe partia e tij, Fidesz, kanë shënuar fitore në zg...
UKRAINË- Gazetarja dhe kryeredaktorja e një mediaje në Ukrainë, Katerina Sergatskova ka publikuar foton e një ukrainase të vrarë në Bucha nga rusët. Me anë...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Edi Ramës, duke thënë se nuk e dinë pse Shqipëria vazhdon ta përkrah Bal...
PORTUGALI- Portugalia do të dëbojë 10 anëtarë të stafit të ambasadës ruse në Lisbonë, tha ministria e jashtme portugeze në një deklaratë të martën. CNN shkruan ...
Nga BBCEdhe pse qiqrat dhe fasulet zakonisht nuk i përkasin një puding, ato janë përbërësit kryesorë të një prej ëmbëlsirave më të vjetra – dhe, disa thonë, një...
SHBA- Ishte një vit më i ulët për miliarderët. Janë 87 prej tyre më pak, dhe ato kanë vlerë 400 miliardë dollarë më pak se një vit më parë, sipas listës vjetore...