LIVE UPDATES
Bota

Seks dhe droga – Amsterdami do të ndryshojë imazhin

Ndalohet pirja e bimëve narkotike! shkruhet në tabelat e reja vendosur në urat e kanalet e lagjes De Wallen me lokalet e prostitutave në Amsterdam. Kush e shkel këtë rregull, rrezikon të paguajë gjobën prej 100 eurosh.

31 Korrik 2023, 08:36 Nga k.m.

Kjo nuk është tabela e parë që ndalon tymosjen e bimëve të dëmshme narkotike, me të cilën kryeqyteti i Hollandës kërkon të reagojë ndaj rritjes së numrit të turistëve. Dënime të tjera rrezikojnë të marrin ata që pijnë alkool në rrugë dhe që nuk arrijnë të shkojnë deri tek banja publike më e afërt.

Një udhëtim në varkë me cannabis

Ai donte të kalonte aty pushimet, të pinte pak kanabis dhe të bënte qejf, tregon një i ri nga Newcastle, që ka ardhur këtu si turist. Ai është duke pritur në Oudesijds Voorburgwal, në vendin ku ankorohen varkat Smoke Boats, direkt në anën tjetër të hyrjes së një hoteli luksoz. Në Smokeboat lejohet të pihet kanabis krejt legalisht. Disa herë në ditë varka e mbushur me dhjetëra turistë niset për një lundrim njëorësh nëpër kanalet e Amsterdamit, lundrim ku Sightseeing shoqërohet me pirjen e kanabisit.

Një anglez tjetër, që ka ardhur në Amsterdam për shkak të panairit të kopshteve me lule dhe është duke shijuar sot një ditë të lirë në lagjen me drita të kuqe, mban në dorë një cigare me kanabis, Joint. Ai e di që e ka të ndaluar të pijë Joint, por nuk beson se vërtet ka policë që do vijnë ta gjobisin.

Turistët që duan party të mos vijnë

Këtë ditë vere qyteti i vjetër vizitohet nga shumë turistë. Ai është mbushur thuajse si para periudhës së pandemisë. Amsterdami është objektiv i preferuar për turistët. Shtëpitë dhe kanalet e ndërtuara në periudhën e artë të shekullit të 17-të, janë trashëgimi e UNESCO-s.

Edhe sivjet pritet që numri i fjetjeve në Amsterdam të arrijë 20 milionë. Në vitin 2021 qyteti mori vendim që kjo shifër të mos kapërcehet, por numri i turistëve është vetëm një nga sfidat e shumta. Një problem në rritje janë turistët që bëjnë party, që bëjnë natën zhurmë nëpër rrugicat dhe urat e ngushta të qendrës së qytetit.

Për të luftuar shtimin e turizmit, që prej muajit shkurt të këtij viti janë vendosur rregulla të reja. Shtëpitë publike me vitrina, baret dhe lokalet e lagjes me drita të kuqe duhet të mbyllen dy orë më parë. Po ashtu parlamenti i qytetit mori vendim që të ndalojë ankorimin e anijeve të lundrimit në qendër të qytetit. Përveç kësaj, është duke u zhvilluar një fushatë në internet me titull "Stay Away”, që kërkon të frenojë britanikët e etur për festa që të vijnë këtu. Sipas një sondazhi, vizitorët nga Britania konsumojnë kanabis pa masë. Dhe janë ata, që në fund përfundojnë në spital ose në rajonin e policisë, thotë videoklipi i fushatës "Stay Away".

Ndaloni budallallëqet

Hapat e parë këto, por ato nuk mjaftojnë, mendon Els Iping nga nisma qytetare "Stop de gekte", shqip "Ndaloni budallallëqet”. Ajo thekson se në qendrën e lagjes historike të qytetit jetojnë ende familje që kanë fëmijë. Els Ipin jeton prej 40 vjetësh këtu dhe shpesh i duhet në mëngjes të pastrojë shkallët e hyrjes, sepse disa turistë nuk e përballojnë dot përzierjen e alkoolit me droga.

Shumë vizitorë vijnë në qendër të qytetit, jo për shkak të bukurive të lagjes së vjetër, thotë Els Iping, "por për shkak të prostitutave në vitrina, kafeneve dhe shitësve të rrugës, vijnë për të pirë dhe për t'u lëshuar nga frenat”.

Klishetë, sipas të cilave trajtimi liberal i kanabisit dhe prostitutat e vitrinave bëjnë pjesë në jetën e Amstedamit, nuk vlejnë më.

"Shtëpitë publike me vitrina ekzistojnë që prej viteve 1960-të, por kur unë erdha të jetoj këtu ato ishin shumë të pakta. Në atë kohë këtu kishte shumë më tepër dyqane dhe tregtarë. Sot, çdo gjë këtu ka të bëjë me seksin, drogën dhe ushqimet e gatuara shpejt e shpejt, Fast Food."

Armiqësira pas kufizimeve

Për një periudhë kohe anëtarët e nismës qytetare "Stop de Gegkte" patën bërë patrullime nëpër lagje. Të veshur me jelekët paralajmërues, ata u kujtonin turistëve që bënin zhurmë natën se në lagjen e vjetër jetojnë njerëz krejt normalë, që duan të kenë qetësi. Dhe pjesa më e madhe e turistëve reagonin miqësisht duke kërkuar falje. Por patrullat ka pak kohë që nuk bëhen më. Pronarët e lokaleve që bëjnë biznese me seks, drogë dhe alkool dhe që u detyruan t'i mbyllin aktivitetet dy orë më parë, fajësuan qytetarët e nismës për humbjet e shkaktuara, bënë presion ndaj tyre dhe i shanë. Po të takohesh me Els Iping në mbrëmje në lagjen De Wallen, nuk kalon shumë deri sa një nga të punësuarit e lagjes me drita të kuqe të bërtasë duke sharë.

Turizmi në shoqërinë e konsumit

Geerte Udo është drejtoreshë e firmës së marketingut, Amsterdam & Partners. Ajo thekson se për Amsterdamin nuk është më e nevojshme të bësh marketing, sepse qyteti është bërë shumë i njohur. Por ajo pranon, se rritja vitet e fundit e turizmit masiv është kthyer në problem edhe për Amsterdamin.

"Në çdo qytet duhet respektuar edhe kultura lokale, ne e patëm lënë mënjanë këtë gjë dhjetë-pesëmbëdhjetë vitet e fundit.”

Por disa vetë mendojnë se në shoqërinë e konsumit, mund të bëjnë çfarë të duan, sepse paguajnë.

Oferta dhe kërkesa

Amsterdami do jo vetëm që t'i ballafaqojë turistët që vijnë për të bërë party me ndalime dhe rregulla, por edhe me ndryshimin e ofertave. Ka vite që është propozuar që për turistët të ndalohet konsumi i kanabisit dhe që prostitucioni të dëbohet nga qendra e qytetit. Kështu, deri në fund të vitit duhet të gjendet një vendndodhje e re për punonjësit e seksit, në një nga lagjet periferike të Amsterdamit. Por ky plan nuk pranohet nga shumë punonjës seksi dhe vendas, që thonë se situata në periferi është më e rrezikshme.

Sa u përket kafeneve që shesin kanabis, Coffee Shops, qytetarët si Els Iping kërkojnë që qyteti të zbatojë ligjet. Sipas tyre, kanabisi duhet shitur vetëm për njerëzit që kanë banesë në Amsterdam, deri tani qyteti ka bërë përjashtime për këtë ligj. Sa i përket pyetjes nëse rregullit të ri, për të mbyllur aktivitetet dy orë më parë, ka sjellë ndryshime, Els Iping thotë se po: "Njerëzit që jetojnë në zemër të lagjes me drita të kuqe, kanë vërejtur se situata është përmirësuar, sidomos natën.”/DW

amsterdam

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë