LIVE UPDATES
Bota

Frigoriferë nëpër rrugët e Evropës për të parandaluar prishjen e ushqimit

Kompania joqeveritare Free-Go – emri i së cilës rrjedh nga ‘frigo’, fjalë e përdorur nga shumë shtete për frigoriferin –i ka shpërndarë disa pajisje të tilla nëpër Gjenevë, kryesisht në vendet ku këmbësorët mund të marrin falas perime, bukë, kroasantë dhe ushqime të tjera.

31 Korrik 2023, 08:06 Nga m.s
Frigoriferë nëpër rrugët e Evropës për të
frigorifere

Koka e marules me të cilën ke harruar të bësh sallatë ka nisur të thahet? Keni blerë shumë ushqime para se te niseni për pushime? Në përpjekje e sipër për t’iu ndihmuar konsumatorëve miqësorë me natyrën, një kompani joqeveritare në Gjenevë është duke e shtuar numrin e frigoriferëve në ambiente publike, me mundësinë që restorantet, apo banorët e tjerë që gatuajnë në shtëpi, të mund t’i mbushin ata me ushqimet që mund t’iu prishen.

Ky hap është pjesë e një përpjekjeje edhe më të madhe nga komunitetet në Zvicër, dhe disa shtete të tjera evropiane, që të kontribuojnë në mbrojtje të natyrës, përmes shmangies së prishjes së ushqimit.

Kompania joqeveritare Free-Go – emri i së cilës rrjedh nga ‘frigo’, fjalë e përdorur nga shumë shtete për frigoriferin –i ka shpërndarë disa pajisje të tilla nëpër Gjenevë, kryesisht në vendet ku këmbësorët mund të marrin falas perime, bukë, kroasantë dhe ushqime të tjera.

Programi kushton rreth 40.000 dollarë në vit dhe gëzon mbështetjen e shumë grupeve bamirëse dhe Qeverisë lokale. Projekti është prezantuar vitin e kaluar me vetëm një frigorifer jashtë një qendre komuniteti në perëndim të Gjenevës, dhe tani i ka katër të tillë, të shpërndarë në mënyrë strategjike rreth qytetit.

I pesti pritet të vendoset në qytet deri në fund të vitit. Marine Delevaux, drejtore e projektit, ka thënë se ushqimi i depozituar zhduket fluturimthi brenda një ore. Për arsye shëndetësore dhe të rregulloreve tjera, aty nuk lejohet të dërgohen ushqime të ngrira, të hapura, gjella të përgatitura, apo alkool. Free-Go është duke eksperimentuar edhe me vizita nëpër disa ndërtesa banesore për t’ua lehtësuar banorëve pjesëmarrjen në program. Ajo e ka krijuar edhe një linjë telefonike, përmes së cilës punëtorët e restoranteve mund ta kontaktojnë organizatën për ushqimin e papërdorur.

“Në përgjithësi, kur mblidhet ushqimi nga dyqanet dhe restorantet në mëngjes, njerëzit mezi presin t’i marrin ato”, ka thënë Delevaux, duke shtuar se frigoriferi i parë në Gjenevë ka kontribuuar në ruajtjen e rreth 3.2 tonëve të ushqimit.

Prej sasisë totale të ushqimit të dhuruar, vetëm rreth 3 për qind nuk është konsumuar. Free-Go ka thënë se kontribuuesit e ushqimit nga sektori privat – sikurse restorantet apo shitësit tjerë – duhet të zotohen se ushqimi i dhuruar është i sigurt për t’u ngrënë. Ligji zviceran thotë se ushqimi pas “datës së rekomanduar të përdorimit” mund të konsumohet deri në një vit më pas, ka thënë Delevaux. Qeveria zvicerane vlerëson se gati një e treta e të gjitha produkteve ushqimore për konsum përfundon të shportë të mbeturinave – apo rreth 330 kilogramë për person çdo vit. Free-Go vlerëson se 1 miliard ton me ushqime përfundojnë duke u prishur çdo vit në botë, ndonëse për krijimin e tyre është përdorur energji dhe burime tjera në prodhim dhe transportim.

“Shpërdorimi i ushqimit nuk është vetëm çështje etike dhe ekonomike, por gjithashtu e shkatërron mjedisin me burime të kufizuara natyrore”, ka thënë Komisioni Evropian.

Fushata të ngjashme për ruajtje të ushqimit janë duke u zbatuar edhe në Bern, pasi ideja është importuar nga Gjermania. Sipas Foodsharing.de, grup në Gjermani që e ka jetësuar këtë ide më shumë se një dekadë më parë, më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gjermani, Francë dhe Austri, e kanë kthyer iniciativën në lëvizje ndërkombëtare, dhe kanë ndihmuar në ruajtjen e 83 milionë tonëve të ushqimit, duke e parandaluar prishjen.

Për shkak që ushqimi është falas, donacionet ndryshojnë nga dita në ditë dhe disa konsumatorë çasti mund të përfundojnë të zhgënjyer. Shala Moradi, 65-vjeçare nga Irani, që jeton në Gjenevë që një dekadë, ka thënë se ka qenë në kërkim të bukës, por nuk ka pasur.

Megjithatë, ajo e vlerëson iniciativën. “Është shumë e mirë. Mund të marrë dredhëza, qershi, produkte të ngjashme. Pjesa që janë falas, më pëlqen po ashtu”, ka thënë ajo. Ndërkohë, Severine Cuendet, mësuese 54-vjeçare, që e ka oborrin e mbushur me perime, ka thënë se dërgon ushqime vazhdimisht, sepse “ka shumë” dhe e ka duartrokitur iniciativën, “sepse kjo lagje ka shumë nevojë”. “Kjo na ndodh të gjithëve neve që blejmë shumë”, ka thënë ajo e buzëqeshur. /REL

frigorifere free-go

Sondazh

Poll
Bota 30 Korrik 2023, 22:01 k.m.

Çfarë duan të rinjtë në Kosovë?

Foto ilustruese “Kam shumë piktura dhe kurrë nuk kam pasur rast t’i prezantoj diku. Do të doja që institucionet të kri...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë