LIVE UPDATES
Bota

Çfarë duan të rinjtë në Kosovë?

Kosova ka një popullsi të re, me një moshë mesatare 35 vjeçe. Papunësia është në shkallën mbi 16 për qind dhe prek më së shumti të rinjtë. Në tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e papunësisë te të rinjtë ka qenë mbi 30 për qind.

30 Korrik 2023, 22:01 Nga k.m.
Çfarë duan të rinjtë në Kosovë?
Foto ilustruese

“Kam shumë piktura dhe kurrë nuk kam pasur rast t’i prezantoj diku. Do të doja që institucionet të krijojnë më shumë hapësirë për ne të rinjtë,”- thotë Dea Gashi.

Dea është nga Krusha e Madhe e Rahovecit - mbi 60 kilometra larg Prishtinës. Këtë vit, ajo nis studimet për pikturë në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

“Do të doja t’i kem dyert e hapura nga institucionet dhe të më jepet hapësirë për të prezantuar punën time në të ardhmen”, thotë Dea, e gëzuar që po nis një kapitull të ri.

Edhe të rinj të tjerë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, thonë se do të donin të shihnin më shumë angazhim nga institucionet e vendit, që do t’iu siguronte një të ardhme më të sigurt. Shaqir Fejzullahu, i cili studion për informatikë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, thotë se nuk ndihet shumë i sigurt se tregu i punës në Kosovë, do t’i ofrojë ndonjë vend pune, me pagë e kushte të mira.

“Për të rinjtë nuk ka perspektivë. E keqja është se shumica e kryejmë shkollimin, por vend pune në profesionet tona nuk gjejmë. Por, edhe nëse gjen punë dhe punësohesh, zhgënjehesh me pagën dhe kushtet e punës që të ofrohen”, thotë Shaqiri.

Kosova ka një popullsi të re, me një moshë mesatare 35 vjeçe. Papunësia është në shkallën mbi 16 për qind dhe prek më së shumti të rinjtë. Në tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e papunësisë te të rinjtë ka qenë mbi 30 për qind.

Erjona Shala pret të regjistrohet në një universitet privat në Prishtinë, pasi nuk ka arritur të regjistrohet në universitetin publik. Ajo do të studiojë për dizajn grafik. Prej tash, ajo mendon të largohet nga Kosova, nëse, siç thotë, nuk i ofrohen kushte të mira për të zhvilluar profesionin e saj.

“Unë mendoj t’i përfundoj studimet në Kosovë, por nëse nuk arrij të gjej një punë me kushte të mira dhe pagë të mirë, nuk do të qëndrojë këtu”, thotë ajo.

Paga mesatare bruto në Kosovë është 520 euro. Vitin 2022, Kosova e ka mbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Për shumë të rinj në Kosovë, migrimi në një vend tjetër evropian shihet si rrugëdalje. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave në vend (ASK), vetëm gjatë vitit 2021 nga Kosova kanë emigruar mbi 42 mijë persona. Lirim Malaj është 23 vjeç. Ai jeton në Francë, por vendlindjen e tij, Kosovën, e viziton shpesh, pasi ka shumë të afërm dhe miq.

Duke bërë një krahasim me vendin ku ai jeton, thotë se të rinjve në Kosovë iu mungon perspektiva.

“Të rinjtë në Kosovë duhet të motivohen më shumë për punë, rrogat të rriten. Atyre që nuk kanë mundësi të shkollohen, t’iu ofrohen mjete financiare dhe t’i vazhdojnë studimet... edhe jashtë vendit”, thotë Lirimi.

Elona Shaqiri, 20-vjeçare, thotë se në Kosovë duhet të ketë më shumë siguri për të rinjtë.

“Të ketë kontrolle për alkoolin e jo të shitet [për personat] nën moshën 18-vjeçare”, është një kërkesë e saj.

Për të adresuar problemet, por edhe fuqizimin e të rinjve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës është në proces të hartimit të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të Veprimit 2024-2026. Në një deklaratë me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë, zyrtarë të kësaj ministrie thonë se kjo strategji do të jetë dokumenti kryesor orientues afatgjatë për Qeverinë karshi rinisë - ku secila ministri dhe institucion do të përcaktojë rolin e vet.

“Sipas konsultimeve të deritanishme, pika të cilat konsiderohen të domosdoshme për të investuar në të rinjtë, janë: shëndeti mendor, qasja në arsim cilësor dhe punësim, liria e shprehjes, dhuna, ngacmimet dhe siguria publike, si dhe përfshirja e të rinjve me aftësi të kufizuara”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Po sipas saj, strategjia do të trajtojë edhe integrimin e diasporës dhe ndërlidhjen mes të rinjve nga diaspora dhe të rinjve në Kosovë, ndërsa do të promovojë edhe pjesëmarrjen ndërkombëtare në ngjarje rinore, kulturore, arsimore dhe sportive./

kosove

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen