All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

17 kg eksploziv për të vrarë Putin! 'Bild': Si dështoi atentati me dron kamikaz

Në mbështetje të tezës, Gazeta gjermane citon aktivistin ukrainas Yuri Romanenko i cili thuhet se ka lidhje të ngushta me shërbimet sekrete të Kievit dhe bëri të ditur në rrjetet sociale se javën e kaluar agjentët e shërbimit sekret morën informacione për udhëtimin e Putinit në parkun industrial në Rudnevo. 

27 Prill 2023, 12:23 Nga I.A
17 kg eksploziv për të vrarë Putin! 'Bild': Si
Droni
All - Paragraf - 1

RUSI- Shërbimet sekrete ukrainase thuhet se po përpiqen të vrasin presidentin rus Vladimir Putin me një dron kamikaz. Këtë e ka bërë të ditur gazeta gjermane Bilde cila shpjegon se si përpjekja e Kievit, që daton të dielën e kaluar, dyshohet se u mbajt sekret nga autoritetet ruse. Pasditen e 23 prillit, një dron UJ-22 me një rreze veprimi deri në 800 km dhe që mbante "30 blloqe eksplozivi C4, për një peshë totale prej 17 kg" dyshohet se u lëshua nga Ukraina. Objektivi ishte parku industrial i Rudnevo, afër Moskës, që e viziton shpesh lideri i Kremlinit. Në mbështetje të tezës, Gazeta gjermane citon aktivistin ukrainas Yuri Romanenko i cili thuhet se ka lidhje të ngushta me shërbimet sekrete të Kievit dhe bëri të ditur në rrjetet sociale se javën e kaluar agjentët e shërbimit sekret morën informacione për udhëtimin e Putinit në parkun industrial në Rudnevo. 

Shkrimi i Plotë:

Sulm me dron ndaj diktatorit rus, Vladimir Putin! Sipas një investigimi të BILD, shërbimi sekret ukrainas u përpoq të vriste presidentin rus, Vladimir Putin me një dron kamikaz të dielën. Edhe pse atentati dështoi, përpjekja po mbahet e fshehtë nga autoritetet ruse. Një dron UJ-22 u ngrit në Ukrainë të dielën pasdite. Ai është droni më modern ukrainas me rreze të mesme veprimi me një distancë deri në 800 kilometra. Qëllimi i tij: një park industrial i sapondërtuar afër Moskës- 500 kilometra nga Ukraina!

Aktivisti ukrainas, Yuri Romanenko, i cili thuhet se ka lidhje të ngushta me shërbimet e inteligjencs, tha në një letër duke marrë përgjegjësinë: “Javën e kaluar, oficerët tanë të inteligjencës morën informacione se Putini do të udhëtonte drejt parkut industrial në Rudnevo. Prandaj droni ynë kamikaz u ngrit, fluturoi duke shmangur të gjithë mbrojtjet ajrore të Federatës Ruse dhe u rrëzua jo shumë larg parkut industrial”. Dhe me të vërtetë! Disa media private ruse raportuan se një dron UJ-22 ishte rrëzuar pranë fshatit Voroskogo, në lindje të Moskës. Vendi i përplasjes është rreth 20 kilometra në lindje të Parkut Industrial Rudnevo.

Pamjet tregojnë se droni kishte në bord 30 copa eksplozivi C4 me një peshë totale 17 kilogramë. Këto ngarkesa eksplozive të tipit M112 përdoren ndër të tjera nga ushtria amerikane dhe forcat e armatosura të Kanadasë. Por a kishte në plan Putini të vizitonte parkun industrial në kohën e atentatit të planifikuar? Shumë gjëra flasin pro kësaj! Korrespondenti personal i Putinit në Kremlin, Pavel Zarubin tha të dielën në mëngjes se presidenti po planifikonte të vizitonte një park industrial në Moskë. Se kur do bëhej me saktësi vizita, ai nuk e bëri të ditur.

Kalimtarët rusë publikuan foto nga parku industrial Rudnevo të dielën pasdite, ku shihej një lëndinë gri përpara ndërtesës kryesore, e cila ishte spërkatur me bojë jeshile. Një tregues i ardhjes së afërt të diktatorit, subjektet e të cilti rregullisht duan ta mashtrojnë atë që të mendojë për një ‘Rusi të lulëzuar’. Megjithatë është e paqartë nëse kreu i shtetit rus dëshironte të vizitonte parkun industrial të dielën apo vetëm të hënën- për arsye sigurie, vizitat e Putinit ndonjëherë kryhen një ditë përpara se të shpallen.

Prandaj Ukraina nuk mund të ishte e sigurt nëse vizita do të zhvillohej të dielën apo të hënën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të hënën se presidenti po punon në Kremlin dhe nuk ka planifikuar ndonjë ngjarje të madhe publike. Një taktikë e supozuar për të fshehur atentatin në tentativë, të cilin aktivistët ukrainas e konsiderojnë një sukses të madh. Eksperti i Ukrainës, Sergey Sumlenny tha për BILD: “Është e qartë se një goditje e saktë kundër kreut të shtetit rus me një dron kamikaz është një veprim pothuajse i pamundur. Por vetë fakti që një dron i tillë do të arrinte në një vend ky Putini planifikon të qëndrojë, kjo është një shuplakë për diktatorin rus”. Aktivisti ukrainas, Yuri Romanenko, i cili foli publikisht për sulmin ukrainas, shkroi në Twitter: “Putin, ne po të afrohemi gjithnjë e më shumë”.

vladimir putin lufta ukraine-rusi yuri romanenko

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet