Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Deputetja serbe i replikon në shqip, Meliza Haradinaj: Bravo, është gjuha më e bukur në botë
Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e Parlamentit të Serbisë, Danijela Vujiçiç, e cila i ka komentuar Haradinajt në postimin e saj, si kundërpërgjigje për Vuçiç.
27 Prill 2023, 11:20Nga I.A
Meliza Haradinaj dhe Danijela Vujiçiç
KOSOVË- Ish-ministrja e Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç,është përgjegjës i mafisë në veri të Mitrovicës. Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj, ka kërkuar mbrojtje për Rada Trajkoviç, pas kërcënimeve publike.
Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e Parlamentit të Serbisë, Danijela Vujiçiç, e cila i ka komentuar Haradinajt në postimin e saj, si kundërpërgjigje për Vuçiç. Por siç duket Haradinaj nuk e ka kuptuar anglishten e deputetes serbe, duke kërkuar kështu të përkthehet nga dikush në Twitter. Dhe si kundërpërgjigje, deputetja serbe ia kthen reagimin Haradinajt me ironi në gjuhën shqipe.
“Mos u mërzit për gjuhën angleze, se di të flas më mirë se ti shqip”, shkroi Vujiçiç.
Pas kësaj, Haradinaj e ka përgëzuar deputeten serbe për përgjigjen në shqip, duke shtuar se gjuja jonë është më e bukura në botë.
“Bravo Danijela, shqipja – gjuha më e bukur në botë”, ka shkruar Haradinaj.