24 Janar 2023, 19:55
Nga k.m.
Saturnino De Cecco
ITALI- Sheila D'Isidori, gruaja e Saturnino De Cecco dhe vajza e saj 6-vjeçare po ktheheshin në shtëpi në vilën e tyre në Montesilvano, në provincën e Pescara, kur u morën peng nga katër banditë me fytyrë të mbuluar. Ato sapo kishin mbërritur në portën e pasurisë së sipërmarrësit, nënkryetarit të kompanisë që prodhon markën e njohur të makaronave, kur kriminelët nxorrën armët.
Pasi hynë në shtëpi, grabitësit mbyllën gruan dhe fëmijën e tij në kuzhinë dhe detyruan De Cecco-n, i cili ishte në shtëpi, të hapte kasafortën. Grabitja ka ndodhur më 24 janar rreth orës 21. Sipas asaj që raportohet nga Il Messaggero, kriminelët morën orë, sende me vlerë dhe një armë. Pas grabitjes së vilës, banda iku me një Audi të vjedhur para grabitjes.
Hajdutët ushtruan 20 minuta frikë për familjen De Cecco, gjatë të cilave, megjithatë, nuk u ushtrua dhunë ndaj pengjeve. Policia po heton grabitjen, por doli me një përfundim, banda e kishte studiuar mirë grabitjen deri në detaje. Ata i njihnin zakonet e familjes dhe territorin në të cilin ndodhet vila, e izoluar dhe e vështirë për t'u arritur për këdo që nuk i njeh kodrat e Montesilvanos.
saturnino de cecco
Bota
24 Janar 2023, 19:51
a.l
Ambasada Amerikane në Kosovë
KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë konfirmoi dis...
Bota
24 Janar 2023, 19:51
k.m.
Marcelo Rebelo de Sousa
PORTUGALI- Arrestohet personi që dyshohet se ka kërcënuar me vdekje Presidentin e Republikës, Marcelo Rebelo de...
Bota
24 Janar 2023, 19:42
a.l
Amerika Latine
SHBA- Më shumë gazetarë u vranë në Amerikën Latine dhe Karaibe se në çdo pjesë...
Bota
24 Janar 2023, 19:38
k.m.
Foto ilustruese
ITALI-Një operacion policor në Itali ka çuar në pranga 15 punonjës shëndetësorë që dyshohet ...
Bota
24 Janar 2023, 19:33
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- NASA ka zbuluar fondet për një raketë me energji bërthamore që mund të shkurtojë kohën e udh&...
Bota
24 Janar 2023, 18:46
a.l
pajisje elektroshtëpiake
KINË- Kinezët mund të përdorin mikroçipe të frigoriferëve dhe laptopëve për t&...
Bota
24 Janar 2023, 18:46
k.m.
Pekka Haavisto
HELSINKI- Finlanda ka thënë të martën për herë të parë se është duke shqyrtuar mundës...
Bota
24 Janar 2023, 18:38
k.m.
Valentina Trespalacio
KOLUMBI- Trupi i Valentina Trespalacios, 23 vjeç, u gjet brenda bagazhit në Fontibon, Bogota, më 22 ...
Bota
24 Janar 2023, 18:20
a.l
Mike Pence
SHBA- Rreth një duzinë dokumente të shënuara si të klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e ish-...
Bota
24 Janar 2023, 18:22
k.m.
Jens Stoltenberg dhe Boris Pistorius
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha të martën se nuk kishte përçarje midis vende ...