LIVE UPDATES
Bota

Stoltenberg shton trysninë ndaj Gjermanisë për dërgimin e tankeve në Ukrainë: Jemi në moment kyç të luftës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, folën në Berlin të martën mes përpjekjeve për të furnizuar Ukrainën me tanke të prodhimit gjerman Leopard II.

24 Janar 2023, 18:22 Nga k.m.
Stoltenberg shton trysninë ndaj Gjermanisë për dërgimin e
Jens Stoltenberg dhe Boris Pistorius

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha të martën se nuk kishte përçarje midis vende aleate lidhur me dërgimin e tankeve të rënda luftarake në Ukrainë, ndërsa theksoi se Berlini do të vepronte shpejt nëse do të merrej një vendim pozitiv për furnizimin e Kievit me tanke Leopard. Shefi gjerman i mbrojtjes tha se Berlini nuk po pengon dërgimin e tankeve nga shtetet e tjera, duke nxitur vendet e aleancës që të fillojnë trajnimin e forcave ukrainase për përdorimin e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, folën në Berlin të martën mes përpjekjeve për të furnizuar Ukrainën me tanke të prodhimit gjerman Leopard II.

“Në këtë moment kyç të luftës, ne duhet t’i ofrojmë Ukrainës sisteme më të rënda dhe më të avancuara dhe duhet ta bëjmë me shpejtësi”, tha shefi i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një konference shtypi me Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Polonia tha të hënën se do t’i kërkonte leje Berlinit për të dërguar në Ukrainë tanke të prodhuara nga Gjermania, ndërsa Perëndimi po përpiqet për të furnizuar Kievin me pajisje ushtarake më të fuqishme përballë agresionit rus.

“Armatimet nga Gjermania çdo ditë po shpëtojnë jetë në Ukrainë, duke mbrojtur shtëpitë, shkollat dhe spitalet nga sulmet me raketa ruse”, tha zoti Stoltenberg

Ministri gjerman i Mbrojtjes tha se pret që një vendim të merret së shpejti lidhur me furnizimin e Ukrainës me tanke Leopard, ndërsa inkurajoi vendet e aleancës që të fillojnë trajnimin e trupave ukrainase për përdorimin e tankeve.

“Ende nuk kemi një qendrim të ri. Jam shprehur se pres që një vendim të merret së shpejti. Por dua të përsëris atë që kam shprehur në bazën ajrore Ramstein. Kam inkurajuar veçanërisht vendet partnere që kanë tanke Leopard, që sipas mundësive të fillojnë trajnimin e forcave ukrainase për përdorimin e tankeve. Ne nuk po e pengojmë këtë. Gjermania mund ta bëjë këtë vetëm pasi të kemi marrë një vendim se si të veprojmë me tanket Leopard” .

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të martën se transferimi i mundshëm i tankeve luftarake gjermane në Ukrainë do të ndikonte tek e ardhmja e marrëdhënieve të Moskës me Berlinin.

“Marrëdhëniet janë në një pikë të ulët. Nuk po shohim ndonjë dialog thelbësor me Gjermaninë apo vende të tjera të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Furnizime të tilla (dërgimi i tankeve) nuk janë shenjë e mirë për të ardhmen e marrëdhënieve dhe padyshim do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme”.

Polonia dhe disa vende aleate kanë thënë se duan që të furnizojnë Ukrainën me tanke të prodhimit gjerman Leopard II. Por Kancelari Olaf Scholz po ngurron në dërgimin e tyre, ose lejimin e vendeve të tjera që të furnizojnë Ukrainën me tanket e prodhimit gjerman. Ukraina thotë se tanket, veçanërisht leopardët gjermanë, janë vendimtare në përpjekjet përballë agresionit rus./ VOA

jens stoltenberg boris pistorius

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen