9 Tetor 2023, 13:36
Nga a.l
Admirali i NATO-s dhe Vjosa Osmani
ITALI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim Admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Përmes njoftimit për media është bërë e ditur se Osmani falënderoi Admiralin Munsch, për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon, pas aktit të agresionit dhe sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator.
“Presidentja Osmani theksoi nevojën e marrjes së masave konkrete kundër Serbisë pas aktit të agresionit dhe sulmit terrorist nga grupet paramilitare dhe kriminale të udhëhequra në terren nga Milan Radoiçiq dhe politikisht nga Aleksandër Vuçiç. Ajo nënvizoi se Serbia duhet t’i tërheq trupat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën pasi që ato përbëjnë rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.
Osmani vlerësoi angazhimin e shtuar të KFOR-it dhe NATO-s, në rritjen e sigurisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi dhe e konsideroi atë si veprim të nevojshëm për ta parandaluar përsëritjen e aktit të ndodhur më 24 shtator.
“Në takim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë në mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe atyre të NATO-s, në ballafaqimin me sfidat e sigurisë në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.
vjosa osmani
Bota
9 Tetor 2023, 13:15
a.l
Afganistan
AFGANISTAN- Ekipet e shpëtimit i kanë vazhduar kërkimet të hënën për të nxjerrë të ...
Bota
9 Tetor 2023, 13:01
h.k
Josep Borrell
BRUKSEL-Josep Borrell përfaqësuesi i Lartë i BE-së, ka thirrur një takim urgjent me 27 ministrat të jashtë...
Bota
9 Tetor 2023, 12:57
a.l
Konflikti Izrael-Palestinë
IZRAEL- Më shumë se 123.000 palestinezë në Rripin e Gazës janë zhvendosur brenda v...
Bota
9 Tetor 2023, 12:52
a.l
Izrael
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë të hënën se e ka urdhëruar “rrethimin e plot&eum...
Bota
9 Tetor 2023, 12:42
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nëse sulmi i 24 shtatorit mbetet i pandëshkuar, Serbia do ta ...
Bota
9 Tetor 2023, 12:26
h.k
Claudia Goldin
NORVEGJI-Çmimi Nobel Memorial në Shkencat Ekonomike iu dha ditën e sotme Claudia Goldin, profesoresh e Harvardit, për...
Bota
9 Tetor 2023, 11:51
h.k
IZRAEL-Një xhami e vjetër është bombarduar mëngjesin e sotëm në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite. Në pamjet e...
Bota
9 Tetor 2023, 11:39
a.l
Rrëfimi i babait
IZRAEL- Pamje dhe histori rrëqethëse nga Izraeli, ku një numër i madh të rinj gra, vajza e djem j...
Bota
9 Tetor 2023, 11:07
h.k
Albin Kurti
KOSOVË-Albin Kurti Kryeministri i Kosovës në një intervistë për “Probjeda” të Malit të Zi ...
Bota
9 Tetor 2023, 10:49
a.l
Banjskë
KOSOVË- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të diskutojë këtë të hën...