LIVE UPDATES
Bota

500 vite nga udhëtimi i Magelanit rreth botës

Viti 2022 shënon 500 vjetorin e udhëtimit rreth botës të Magelanit dhe Elcanos - një momenti të rëndësishëm në histori, sepse tregoi se bota është e rrumbullakët.

10 Shtator 2022, 10:47 Nga d.a.
500 vite nga udhëtimi i Magelanit rreth botës
anija e magelanit

Dy vjet e njëmbëdhjetë muaj dhe dy javë udhëtoi anija "Victoria” e ngarkuar nga mbretëria spanjolle. Anija ishte një nga pesë anijet me të cilën kapiteni Fernao de Magalhaes, i njohur sot si Ferdinand Magelan, filloi në shtator të 1519 udhëtimin duke u nisur nga Sanlucar de Barrameda e Spanjës. Misioni i Magelanit ishte të gjente rrugët që kalonin nga brigjet perëndimore drejt ishujve indoneziane Molukken, për të marrë karafilë, arrëmyshqe dhe piper, erëza të shtrenjta në atë kohë. Magelani nuk jetonte më kur anija u kthye më 1522, po ashtu si pjesa më e madhe e ekuipazhit prej 244 vetësh. Megjithatë, edhe sot ai shihet si pionier i udhëtimeve rreth botës. 

Luftarak i sprovuar dhe karizmatik 

Magelani, i lindur në veri të Portugalisë më 1480, ishte katolik dhe bënte pjesë në klasën e ulët aristokratike. Që në moshë të re ai e tregoi veten të sprovuar për misionet ushtarake. Me flotën portugeze të erëzave dhe flotën luftarake ai mbërriti në Indi dhe në gadishullin malajzian për herë të parë. Tetë vjetë me radhë ai luftoi në betejat koloniale të Azisë dhe Afrikës së Veriut. 

Pas vitit 1517, Ferdinand Magelani, i zemëruar me mbretin e tij portugez lundroi nën flamurin spanjoll. Urdhërat tani ai i merrte nga Mbreti Karl I, i njohur më vonë si Karl V.,  Perandor i mbretërisë së shenjtë romake. "Teologu dhe shkrimtari spanjoll, Bartolomé de Las Casas e përshkruan Magelanin si trupshkurtër dhe njeri që nuk binte në sy”, thotë për Deutsche Welle-n historian Christian Jostmann. Por, ai zotëronte karizmë të jashtëzakonshme: "Kur vinte puna ai ishte shitës i mrekullueshëm dhe aktor, që ishte në gjendje të bindte të tjerët me idetë dhe synimet e tij të mëdha.” Nuk është pra çudi që marinari ishte në gjendje të bindte mbretin spanjoll që t'i financonte udhëtimin për në Molukken. 

Një "mision vetëvrasës" 

"Të pasurohej, të krijonte koloni spanjolle, të kristianizonte dhe të kalonte në shtresat e larta, me këto synime doli Magelani në det,” thotë historiani Christoph Jostmann. Në librin e tij "Magelani: ose Udhëtimi i parë rreth botës" ai përshkruan në mënyrë plot gjallëri se si e përjetuan nismëtari dhe bashkëudhëtarët e tjerë udhëtimin e parë rreth botës me stuhira, mungesë erërash, uri, etje, sëmundje, revolta në bord dhe konflikte vdekjeprurëse me popujt indogjenë. "Kjo nuk kishte të bënte me romancën detare,” thotë Jostmann: "Ata jetuan me rreth 50 vetë për muaj të tërë në një holzbotiç, që kishte mbase sipërfaqe përdorimi prej 150 metra katrorësh, që nuk kishte objekte sanitare, nuk kishte kuzhinë dhe sferë private. Ushqimi ishte i thjeshtë, kujdes shëndetësor nuk kishte dhe pasiguria ishte aq e madhe saqë misioni dukej vetëvrasës.”  

Flota lundroi fillimisht në ishujt Kanare, pastaj përgjatë bregdetit afrikan deri në Sierra Leone. Në ngushticë ata kapërcyen Atlantikun dhe mbërritën në kontinentin amerikano - jugor, aty ku sot ndodhet Rio de Zhaneiro. 

Më tej lunduan përgjatë bregut lindor amerikano-jugor. Një mision i vështirë: Flotës iu desh të kalonte dimrin, furnizimi u bë gjithnjë e më i vështirë, atmosfera në bord gjithnjë e më e keqe. Revoltat nuk munguan. 

Rruga detare drejt Perëndimit 

Magelani qëndroi këmbëngulës: Më 21 tetor 1520 ai zbuloi një kep dhe lundroi midis cepit jugor të kontinentit amerikano-jugor dhe ishullit Feuerland në një labirinth të ndërthurur rrugësh ujore. Anija e parë humbi, një anije tjetër shfrytëzoi paqartësinë e shikimit për t‘u kthyer mbrapsht në Spanjë. Por Magelani e gjeti më në fund vendkalimin e shumëkërkuar: një ngushticë detare që mezi duket dhe derdhet nga Oqeani Atlantik në Oqeanin Paqësor, i njohur sot si rruga e Magelanit. Gjashtë javë iu deshën Armadës së reduktuar, për të arritur në Oqeanin Paqësor. 

Nga juglindja e Oqeanit të Qetë lundrimi vazhdoi tre muaj e gjysmë përgjatë një harku në drejtim të veriperëndimit, gjatë të cilit ata nuk hasën asnjë ishull të banuar. Uria, etja dhe sëmundjet i morrën jetën 19 vetëve, para se anijet të furnizoheshin në një nga ishujt Marianen.  

Më në fund, ekuipazhi me 150 marinarët e mbetur mbërriti më 21 mars 1521 në Filipine, duke qenë europianët e parë që shkelnin atje, për Magelanin ky ishte stacioni i fundit i udhëtimit. Ai donte të pushtonte ishujt e pasur për t'i kthyer në pronë spanjolle, duke u bërë mbase më vonë vetë guvernator i tyre. Por kur Magelani u përpoq të merrte me luftë një fshat, një shigjetë me helm e qëlloi për vdekje dhe i mori jetën më 27 prill. Anijet e mbetura dolën me nxitim në lundrim në det.  

Përfundimi i udhëtimit rreth botës 

Të komanduar nga Juan Sebastián Elcano dy anijet lundruan nga Filipinet në ishujt e erëzave. Atje ata morrën mallrat e dëshiruara. Elcano zgjodhi për kthim rrugën e rrezikshme rreth Kepit të Shpresës së Mirë, anija e dytë që kish mbetur humbi rrugës. Gati tre vjet pas largimit të Armadës nga Molukken, Elcano përfundoi me sukses udhëtimin rreth botës, të filluar nga Magelani, por të paplanifikuar nga ai. 

"Victoria” mbërriti më 6 shtator 1522 portin spanjoll Sanlúcar de Barrameda, prej nga ishte nisur. Gati 20 marinarët që mbijetuan udhëtimin, morën famën për lundrimin e parë historik rreth botës, i cili dëshmoi njëkohësisht se bota është e rrumbullakët. Rruga perëndimore mban që nga ajo kohë emrin e marinarit portugez: Rruga e Magelanit. /DW/

ferdinand magelan udhetimi rreth botes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj