10 Shtator 2022, 10:25
Nga d.a.
navalny
SHBA- Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë politikanin opozitar, Aleksei Navalny, i cili është dërguar së fundi në çeli.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga ndërhyrja që po bën Qeveria ruse në të drejtat e Aleksei Navalnyt”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.
Navalny ka thënë përmes disa postimeve në Twitter, më 8 shtator, se autoritetet e burgut e kanë akuzuar atë se është përfshirë në aktivitete kriminale jashtë burgut, dhe për pasojë i kanë hequr të drejtën e takimeve me avokatin.
Navalny, i cili është duke vuajtur dënimin me burg për dy akuza – shkelje të rregullave të dënimit me kusht, dhe për përvetësim – në një burg 260 kilometra në lindje të Moskës, ka thënë se autoritetet e kanë dërguar në çeli dhe ia kanë kumtuar vendimin.
Kur Navalny i ka pyetur se çfarë krime mund të ketë kryer ai nga burgu, ata i kanë thënë se “nuk të lejohet ta kuptosh”.
Sipas tij, ai do të kalojë 15 ditë në çeli, për herë të katërt prej kur është burgosur.
Navaly, i cili njihet si kritik i ashpër i Kremlinit, është arrestuar në janar të vitit 2021, pas kthimit në Moskë nga Gjermania.
Në Berlin, ai është trajtuar pas helmimit me agjent nervor në Siberi. Navalny e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për këtë sulm, mirëpo Kremlini ka hedhur poshtë diçka të tillë.
Ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të dënimit me kusht dhe më pas me nëntë vjet burgim nën akuzat për përvetësim. Ai dhe mbështetësit e tij kanë thënë vazhdimisht se këto akuza janë të motivuara politikisht./REL/
aleksei navalny
Bota
10 Shtator 2022, 10:23
d.a.
KFOR
KOSOVË- KFOR përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se do të ketë një rritje të ...
Bota
10 Shtator 2022, 10:12
d.a.
Vukotiç
MAL I ZI- Detaje të reja janë zbuluar rreth ekzekutimit të kreut të grupit kriminal malazez "Skaljari", Jovan Vukot...
Bota
10 Shtator 2022, 10:15
e.k
Mbreti Charles III
BRITANI- Charles, trashëgimtari më jetëgjatë i fronit në historinë britanike, tani është Mb...
Bota
10 Shtator 2022, 10:11
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Ukraina ka thënë se ka rimarrë më shumë se 1.000 kilometra katrorë të territorit në ...
Bota
10 Shtator 2022, 10:02
d.a.
Danimarke
DANIMARKË- Danimarka po avancon me planet për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë. Qeveritë e të dy vendev...
Bota
10 Shtator 2022, 10:02
s.s
Përgatitjet në Britani
BRITANI- Ditën e sotme kanë vazhduar përgatitjet për mbërritjen e arkivolit të Mbret&eu...
Bota
10 Shtator 2022, 09:42
d.a.
Vucic
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur mëngjesin e sotëm Këshillin e Sigurisë ku si temë...
Bota
10 Shtator 2022, 09:48
s.s
Rusi-Ukrainë
UKRAINË- Sot shënon dita e 199 prej fillimit të pushtimit të Ukrainës nga agresori Rus. Forcat ukrainase ka...
Bota
10 Shtator 2022, 09:24
d.a.
Parlamenti maqedonas
MAQEDONIA E VERIUT- Nisma për organizimin e referendumit u dorëzua në Kuvend dhe tani është radha e ligjv&eum...
Bota
10 Shtator 2022, 09:21
d.a
Stoltenberg
SHBA- "Fytyra e luftës" po ndryshon në Ukrainë, u shpreh ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në bazën amerikan...