10 Shtator 2022, 10:11
Nga d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Ukraina ka thënë se ka rimarrë më shumë se 1.000 kilometra katrorë të territorit në zonat jugore dhe lindore në javën e fundit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë që më shumë se 30 vendbanime janë “çliruar” në rajonin e Harkivit.
Ukraina ka nisur së fundi një kundërofensivë për të kthyer kontrollin e territorit që ia ka pushtuar Rusia, pas nisjes së luftës në fund të muajit shkurt.
Vitaly Ganchev, zyrtar i lartë rus në rajonin e Harkivit, e ka pranuar se forcat ukrainase kanë shënuar “fitore të rëndësishme”.
Ai ka thënë për një televizion rus se ukrainasit kanë thyer linjën ruse të mbrojtjes, sipas transmetuesit britanik BBC.
Rusia besohet se është duke dërguar përforcime në këtë rajon përmes tokës dhe ajrit.
Ushtria ruse besohet se është duke përdorur helikopterët Mi-26 për të transportuar 80 ushtarë në secilin prej tyre.
Kundërofensiva ukrainase në juglindje të Harkivit, mund t’iu ndihmojë forcave ukrainase që t’i afrohen rajonit lindor të Donjeckut, ku Rusia ka kontroll të konsiderueshëm.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
lufta ukraine-rusi vitaly ganchev
Bota
10 Shtator 2022, 10:02
d.a.
Danimarke
DANIMARKË- Danimarka po avancon me planet për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë. Qeveritë e të dy vendev...
Bota
10 Shtator 2022, 10:02
s.s
Përgatitjet në Britani
BRITANI- Ditën e sotme kanë vazhduar përgatitjet për mbërritjen e arkivolit të Mbret&eu...
Bota
10 Shtator 2022, 09:42
d.a.
Vucic
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur mëngjesin e sotëm Këshillin e Sigurisë ku si temë...
Bota
10 Shtator 2022, 09:48
s.s
Rusi-Ukrainë
UKRAINË- Sot shënon dita e 199 prej fillimit të pushtimit të Ukrainës nga agresori Rus. Forcat ukrainase ka...
Bota
10 Shtator 2022, 09:24
d.a.
Parlamenti maqedonas
MAQEDONIA E VERIUT- Nisma për organizimin e referendumit u dorëzua në Kuvend dhe tani është radha e ligjv&eum...
Bota
10 Shtator 2022, 09:21
d.a
Stoltenberg
SHBA- "Fytyra e luftës" po ndryshon në Ukrainë, u shpreh ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në bazën amerikan...
Bota
10 Shtator 2022, 09:08
s.s
Iran
IRAN- Irani njoftoi të premten se të gjashtë pikat kufitare tokësore me Irakun janë mbyllur përkohësisht deri ...
Bota
10 Shtator 2022, 09:03
d.a.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi dy ditë më parë se ditën e sotme ka caktuar mbledhjen...
Bota
10 Shtator 2022, 09:00
s.s
Elisabeth dhe Putin
RUSI- Nuk duket se presidenti rus Vladimir Putin do të shfaqet në ceremoninë e varrimit të Mbretëresh&eum...
Bota
10 Shtator 2022, 08:55
d.a.
Mbreteresha Elizabeth dhe Biden
BRITANI- Presidenti i SHBA Joe Biden ka konfirmuar se po planifikon të marrë pjesë në funeralin e Mbret...