LIVE UPDATES
Bota

A janë Shtetet e Bashkuara të përgatitura për një luftë kibernetike me Rusinë?

Sanksionet e shpejta dhe të koordinuara të Perëndimit ndaj Moskës për shkak të sulmit të saj të paprovokuar në Ukrainë, e lanë sistemin financiar rus në një gjendje të rëndë.

5 Qershor 2022, 08:29 Nga DOSJA
A janë Shtetet e Bashkuara të përgatitura për një
SHBA

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë objektiv i mijëra sulmeve të përditshme kibernetike, shumë prej të cilave e kanë origjinën nga Rusia. Nëse tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës përshkallëzohen më tej për shkak të luftës në Ukrainë, ekspertët shqetësohen se Presidenti rus Vladimir Putin do të urdhëronte një sulm frontal kibernetik për të shkatërruar infrastrukturën jetike amerikane.

Sanksionet e shpejta dhe të koordinuara të Perëndimit ndaj Moskës për shkak të sulmit të saj të paprovokuar në Ukrainë, e lanë sistemin financiar rus në një gjendje të rëndë. Për t’u hakmarrë ndaj Uashingtonit, që udhëhoqi përgjigjen e bashkuar dhe furnizimin e Ukrainës me armë, disa frikësohen se Presidenti rus Vladimir Putin mund të fillojë ndaj Shteteve të Bashkuara një luftë kibernetike, një fushë ku vendi i tij ka përvojë.

Ligjvënësi Mike Gallagher mendon se "nëse situata përshkallëzohet, do të shohim sulme kibernetike ruse ndaj infrastrukturës jetike".

Këtë frikë e kanë edhe ekspertë të tjerë.

"(Sulmi) kibernetik mund të jetë edhe i më i frikshëm se armët tradicionale", thotë Nicholas Chaillan, ish-drejtues i informatikës në Forcat Ajrore amerikane.

Por, sa janë të përgatitura Shtetet e Bashkuara për një goditje të mundshme kibernetike? Realiteti është më i komplikuar.

"Shtetet e Bashkuara udhëheqin për sa i përket ofensivës kibernetike. Pra, kemi kapacitete shumë të mira ofensive në kibernetikë. Por, kapacitetet tona mbrojtëse janë goxha të dobëta. Unë i quaj të nivelit të kopshtit", thotë zoti Chaillan.

Ai lindi në Francë dhe si një sipërmarrës dhe kodues i suksesshëm, iu bashkua qeverisë amerikane në vitin 2016 për të ndihmuar në luftën ndaj krimit kibernetik në nivelin ndërkombëtar. Që nga ajo kohë, ai ka mbetur i zhgënjyer nga aftësia e qeverisë për të mbrojtur sistemet e saj kibernetike.

Situata në disa kompani private, që mbështesin infrastrukturën jetike të Amerikës, nuk është shumë më e mirë, thotë ai.

"Shumë prej këtyre kompanive të lejojnë të hysh në sistemet e tyre nëpërmjet internetit, pasi nuk kanë mjaftueshëm ekspertë lokalë, që të bëjnë mirëmbajtjen. Prandaj i lidhin virtualisht sistemet me njëra-tjetrën, gjë që praktikisht i hap dyert rreziqeve masive kibernetike", thotë zoti Chaillan.

Ai kujton sulmin kibernetik të vitit 2021 ndaj firmës “Colonial Pipeline”, që bën shpërndarjen e karburantit në Amerikë përmes një sistemi tubacionesh. Prej sulmit, gjysma e bregut lindor të Shteteve të Bashkuara mbeti pa karburant, duke ndikuar tek jetët e miliona personave për ditë të tëra.

"Dimë se ka plot raste kur edhe Kina edhe Rusia kanë qenë brenda sistemeve amerikane për disa muaj, pse jo edhe vite. Madje, ato gjenden ndoshta në brendësi të sistemeve të infrastrukturës kritike edhe tani që ne po flasim", thotë zoti Chaillan.

Ai thotë se është shumë e mundshme që kundërshtarët gjeopolitikë të Uashingtonit të kenë vendosur tashmë mjete kibernetike brenda sistemeve të Amerikës. Ato mund të aktivizohen në një moment kyç në të ardhmen.

"Në fund të ditës, kjo është vërtet e frikshme. Dhe çuditërisht e pranojmë një gjë të tillë", thotë zoti Chaillan.

Ekspertë të tjerë thonë se ndikimi i sulmeve të tilla kibernetike, madje edhe sulmeve frontale, do të kufizohet megjithatë nga gjeografia dhe sektorët e infrastrukturës që do të preken.

"Mendoj se dëmi që mund të shkaktohet do të jetë me shtrirje të madhe, por rajonale. Ka shumë mbivendosje në shumë prej këtyre sektorëve. Pra, nëse ka ndikim në një rajon, ekziston një nivel fleksibiliteti në sistem për ta përballuar këtë", thotë Jacob Galbreath, nga Qendra e Ekselencës për Bashkëpunimin e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s.

Disa thonë se superfuqitë nuk angazhohen në ofensiva frontale kibernetike për shkak të parimit të shkatërrimit të sigurtë të ndërsjelltë, që vlen jo vetëm për luftën bërthamore, por edhe për atë kibernetike.

Ky parim parandalues mbështet tek nocioni se një sulm kibernetik nga një superfuqi ndaj një tjetre, do të merrte përgjigje masive, duke i lënë të dyja vendet të shkatërruara.

"Ata (rusët) duhet ta kuptojnë se vendi ynë do të përgjigjet", thotë zoti Galbreath.

Estonia ishte e para që pësoi një sulm serioz kibernetik nga një shtet tjetër. Në prill 2007, hakerë që mendohet se janë të lidhur me Kremlinin, sulmuan faqet e internetit të qeverisë, mediave dhe institucioneve financiare. Sulmuesit përdorën ato që quhen “botnets”, rrjete paisjesh të kompromentuara që janë të lidhura në internet. Toomas Hendrik Ilves ishte në atë kohë president i Estonisë.

"Gjërat janë përkeqësuar shumë më tepër që atëherë", thotë ai.

Me përhapjen e teknologjisë së internetit, u rrit numri i paisjeve të lidhura me rrjetin. Po kështu u rrit edhe potenciali për sulme të suksesshme hakerësh.

"Ka për shembull gjysmë milioni kamera survejimi vetëm në qytetin e Londrës", thotë ai.

Ndërsa teknologjia kompjuterike po zhvillohet me shpejtësi marramendëse, superfuqitë vetëm mund të hamendësojnë, se çfarë mjetesh kibernetike ofensive disponojnë kundërshtarët. Por, ekspertët thonë se lufta në Ukrainë mund të ketë ofruar mundësinë unike për të parë kapacitetet e vërteta të Rusisë, duke zbuluar kufizimet e Moskës jo vetëm në luftën konvencionale, por edhe në luftën kibernetike.

"Nëse do më kishit pyetur tre muaj më parë, do të kisha dhënë tjetër përgjigje. Por në këto momente, ata (Rusia) duhet të angazhohen më shumë për mbrojtjen; nuk po ia dalin mirë", thotë zoti Galbreath.

Analistët thonë se një ndër arsyet përse Rusia nuk po ia del shumë mirë, është për shkak të përfshirjes në konflikt të palëve të treta.

"Megjithë përmasat (e kufizuara të këtij konflikti), është mbresëlënëse se sa shumë persona nga mbarë bota po përfshihen në favor të Ukrainës, apo kundër Rusisë. Në këtë aspekt, pasojat mbi Rusinë kanë qenë shkatërrimtare. Njerëzit në mbarë botën janë kundër asaj që po bën ushtria ruse dhe qeveria ruse në Ukrainë", thotë zoti Galbreath.

Ekspertët thonë se kjo luftë rajonale do të ketë pasoja globale dhe se mund të ndryshojë botëkuptimin tonë për shpërndarjen e fuqisë, përfshirë në kibernetikë.

Marrë nga VOA. 

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë