LIVE UPDATES
Bota

A mund ta shmangë Biden falimentimin përmes Amendamentit 14?

Kongresi amerikan është i ndarë dhe nuk ka ngelur shumë kohë për të rritur tavanin e borxhit të Qeverisë federale në vlerë prej 31.4 trilionë dollarësh, me Departamentin e Thesarit që ka paralajmëruar se mund të mbesë pa para deri më 1 qershor.

9 Maj 2023, 08:01 Nga I.A
A mund ta shmangë Biden falimentimin përmes Amendamentit 14?
Dollare

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thirrur në takim më 9 maj udhëheqësit e Kongresit amerikan për të biseduar për rritjen e tavanit të borxhit. Kongresi amerikan është i ndarë dhe nuk ka ngelur shumë kohë për të rritur tavanin e borxhit të Qeverisë federale në vlerë prej 31.4 trilionë dollarësh, me Departamentin e Thesarit që ka paralajmëruar se mund të mbesë pa para deri më 1 qershor.

Nëse Kongresi dështon të veprojë, disa ekspertë thonë se presidenti Biden mund të ketë edhe një opsion për të shmangur krizën: të përdorë Amendamentin 14 të Kushtetutës amerikane që të sigurohet që SHBA-ja të vazhdojë të paguajë faturat. Neni katër i Amendamentit 14, i miratuar pas Luftës Civile të viteve 1861-1865, thotë se “vlefshmëria e borxhit publik të Shteteve të Bashkuara... nuk duhet të vihet në dyshim”.

Historianët thonë se ky amendament synon të sigurojë që Qeveria federale të mos mohojë borxhet e saj, sikurse disa ish-konfederata kishin bërë. Por, kjo klauzolë gjerësisht nuk është adresuar nga gjykatat dhe ekspertët ligjorë nuk pajtohen se çfarë ajo kërkon nga Kongresi dhe Presidenca. Disa, sikurse profesori i juridikut në Universitetin Cornell, Michael Dorf, thonë se opsioni “më pak antikushtetues” do të ishte që Biden të vepronte vetë për të mbrojtur integritetin e borxhit kombëtar.

“Kjo nënkupton huazimin e parave”, tha ai.

Çdo veprim që mund të ndërmarrë Biden, ka të ngjarë që të nxisë inicimin e procedurave ligjore. Nuk është e qartë se kush do të mund të ngre një çështje të tillë ligjore. Mund të jetë e vështirë për çdo paditës që të dëshmojë se janë dëmtuar nga ndonjë veprim. Një vendim i Gjykatës Supreme amerikane i vitit 1997 tha se ligjvënës të vetëm nuk mund të iniciojnë padi të tilla, por Kongresi potencialisht mund të votojë për të thënë se është dëmtuar në mënyrë kolektive.

Gjykata Supreme, po ashtu, mund të zgjedhë që të dëgjojë ndonjë sfidë ligjore me qëllim që të zgjidhë shpejt çështjen, ashtu siç ka bërë me vendimin e Bidenit për të anuluar 430 miliardë dollarë borxhe të studentëve. Por, një rast i tillë do të bëhej në një territor të pashkelur ligjor.

Gjykata Supreme ka vendosur vetëm një herë për klauzolën e borxhit publik, kur më 1935 ishte sfiduar vendimi i presidentit demokrat, Franklin Roosevelt, për të hequr SHBA-në nga standardi i arit [një sistem ku shtetet rregullonin vlerën e monedhave të tyre kombëtare në bazë të një sasie specifike të arit]. Gjykata kishte vendosur se pala paditëse, një pronar i letrave me vlerë, nuk kishte bazë për të ngritur një çështje të tillë ligjore.

Biden dhe Kongresi, ndërkohë, do të jenë nën presion të madh për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt që të munden, që nënkupton se çdo rast ligjor mund të bëhet i parëndësishëm ende para arritur para ndonjë gjykate.

Herët e fundit kur kjo çështje u aktualizua në Uashington ishte më 2011 dhe 2013, kur zyrtarë të lartë demokratikë, përfshirë ish-presidentin Bill Clinton, i bënë thirrje presidentit të atëhershëm, Barack Obama, që të përdorte Amendamentin 14. Por, këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë kishin argumentuar se nuk besonin se kishin autoritetin ligjor për të bërë një gjë të tillë.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, kishe deklaruar më 2021 se përdorimi i Amendamentit 14 nuk ishte opsion, dhe se disa nga këshilltarët e ish-presidentit Obama, sikurse Gene Sperling, tani punojnë në Shtëpinë e Bardhë në administratën e Bidenit.

Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment lidhur me këtë çështje.

Zyrtarët e administratës dhe ekonomistët kanë paralajmëruar se një falimentim, i nxitur nga tejkalimi i tavanit të borxhit do të trondiste sistemin financiar dhe do ta fuste SHBA-në në recesion. Ky rezultat katastrofal mund të shmanget nëse Biden do të përdorte Amendamentin 14. Megjithatë, investitorët do të mund të trembeshin nga e gjithë ajo dramë dhe të kërkonin norma më të larta të interesit, që do të reflektonin në rritjen e rrezikut derisa paqartësitë ligjore të zgjidheshin.

“Ky është një rrezik mjaft i madh që do të ndërmerrte presidenti”, tha Mark Zandi, shefi i ekonomistëve në Moody Analytics. “Por, ndoshta ky është opsioni më i mirë për të nëse futeni në atë skenar”.

Marrë nga REL

joe biden

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion