25 Qershor 2023, 11:05
Nga A.B

Agjencitë amerikane të inteligjencës nuk kanë gjetur të dhëna direkte që koronavirusi ka dalë prej një laboratori, është thënë në një raport të deklasifikuar.
Zyra e Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare ka thënë se, si origjina natyrore, ashtu edhe ajo laboratorike, janë skenarë të mundshëm lidhur me këtë virus.
Sipas këtij institucioni, shumica e agjencive të inteligjencës pajtohen që virusi nuk është krijuar në kushte laboratorike.
Origjina e këtij virusi, e shpallur pandemi më 2020, ka qenë çështje e ndjeshme diskutimi në Shtetet e Bashkuara.
Teoria e daljes së virusit nga një laborator është hedhur poshtë nga Kina – ku është identifikuar ai për herë të parë.
Megjithatë, në raport është thënë se të gjitha agjencitë amerikane të inteligjencës pajtohen që koronavirusi nuk është krijuar si armë biologjike.
Një hetim i kryer nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë më 2021, ka gjetur se teoria e daljes së virusit nga laboratori “është shumë pak e mundshme”.
OBSH-ja është kritikuar ashpër për gjetjet e atij raporti dhe shumë ekspertë patën thënë se ato kanë nxitur më shumë pyetje, sesa që kanë ofruar përgjigje.
Disa ekspertë besojnë se origjina e vërtetë e koronavirusit – i cili ka vrarë rreth shtatë miliona persona në gjithë botën – mund të mos dihet kurrë./REL
shba
Bota
25 Qershor 2023, 10:59
A.B
Ushtaret
RUSI- Selia e komandës së Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë në Rostov ishte e qetë sot dhe trafiku ishte rikthyer...
Bota
25 Qershor 2023, 10:55
A.B
Mitsotakis
GREQI- Mëngjesin e sotëm, Kyriakos Mitsotakis u drejtua në qendrën e votimit me fëmijët e tij. Kryetari i Dem...
Bota
25 Qershor 2023, 09:34
A.B
Asnjë dënim për Jevgeni Prigoshin dhe ushtarët e tij të trupës Wagner, tërheqje në Bjellorusi – për kë...
Bota
25 Qershor 2023, 09:29
A.B
Peshkaqeni
GREQI- Një peshkatar ka parë peshkaqenin më të shpejtë në botë në brigjet e Zantes të Greqisë ...
Bota
25 Qershor 2023, 09:09
A.B
Marshimi i grupit mercenar Wagner drejt Moskës ringjalli një frikë të vjetër në Uashington: çfarë ndodh me reze...
Bota
25 Qershor 2023, 09:03
A.B
RUSI-Këto imazhe nga Rostov-on-Don tregojnë trupat e Grupit Wagner duke u tërhequr brenda natës pas revoltës së djeshme ndaj Kre...
Bota
25 Qershor 2023, 08:57
A.B
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Mediat shtetërore ruse raportojnë se shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, do të largohet për ...
Bota
25 Qershor 2023, 08:31
A.B
Cifti
GREQI-Një çift i porsamartuar nga Kifisia pas festës së dasmës, kanë shkuar direkt në kutitë e votimit...
Bota
25 Qershor 2023, 08:26
A.B
I moshuari
GREQI- Shumë qytetarë vijojnë të mbërrijnë në qendrat e votimit për të ushtruar të drejt&...
Bota
25 Qershor 2023, 07:57
A.B
Gazmend Muhaxheri
KOSOVË- Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri e quajti të rëndë situatën në q...