17 Mars 2025, 19:28
Nga M.L
Foto nga vendngjarja
MAQEDONI E VERIUT- Dr. Sejfulla Ademi ka folur për rëndësinë dhe rolin jetik të Ndihmës së Shpejtë në raste të tragjedive, në “Ftesë në studio” në Alsat. Doktori e përshkroi situatën e djeshme si tejet të rënduar. Ai tha se fillimisht ishim mjaftueshëm staf mjekësor por kur gjendja sa vinte e rëndohej, kishim nevoj për ndihmë nga qytetet e tjera.
Duke folur për rastin tragjik në Koçan, Dr. Ademi përshkroi momentet e para të organizimit emergjent: Në natën e tragjedisë, diku nga mëngjesi, morëm një telefonatë nga Shtabi për Menaxhimin e Krizave dhe u pa e nevojshme të bëhej një koordinim i shpejtë për t’u dalë në ndihmë ekipeve mjekësore të atjeshme, të cilët tashmë ishin organizuar. Katër ekipe erdhën dhe tre ishim në ndërrim që iu dolëm në ndihmë kolegëve. Fillimisht, ishim mjaftueshëm, por situata ishte tejet e rënduar dhe duhej ndihmë edhe nga qytetet tjera.
Përshkrimi i tij për tragjedinë ishte i dhimbshëm: Ajo çka pamë ne mjekët ishte e tmerrshme, shumë viktima, shumë lotë nga prindërit, shumë njerëz të djegur.
Ai ngriti shqetësime serioze mbi kapacitetin dhe funksionimin e Ndihmës së Shpejtë, duke thënë se: Personeli i Ndihmës së Shpejtë është shumë i ngarkuar dhe punon me kapacitet shumë të vogël. Bëj apel deri te institucionet që të punësohet personel i ri dhe të përmirësohen kushtet për të punësuarit, pasi Ndihma e Shpejtë është sektori më i rëndësishëm, kontakti i parë pas çdo fatkeqësie.
Ai theksoi gjithashtu se sipas protokolleve evropiane, Shkupi duhet të ketë 25 ekipe të Ndihmës së Shpejtë, por aktualisht: Në ndërrimet e natës jemi vetëm 5 ekipe, ndërsa në ndërrimet e ditës me 6 ekipe të kompletuara me mjek, shofer dhe motër medicionale. Ky është vetëm një e pesta e kapacitetit që duhet të kemi.
Në fund, Dr. Ademi bëri apel për qytetarët me sëmundje kronike, duke u kërkuar që të marrin rregullisht terapitë e tyre, pasi në raste emergjente të tilla, është shumë e vështirë t’u ofrohet ndihmë shtesë në kohë.
maqedoni e veriut tragjedia ne koçan
Bota
17 Mars 2025, 19:17
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të mbajë Iranin përgjegjës drejtpërdrejt për çdo...
Bota
17 Mars 2025, 19:16
A.Ll
LITUANI - Prokurorët lituanezë thonë se shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, ishte pas një sulmi me zjar...
Bota
17 Mars 2025, 18:55
A.Ll
Elon Musk
SHBA - Miliarderët amerikanë kanë humbur shuma të mëdha parash që nga inaugurimi i Donald Trump. Siç vl...
Bota
17 Mars 2025, 18:47
N.F
Foto ilustruese
KOÇAN- Zjarri vdekjeprurës në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut shumë personave u ka rikthyer...
Bota
17 Mars 2025, 18:58
E. D
pamje nga vendngjarja
MAQEDONI E VERIUT- Qindra qytetarë në Koçan të Maqedonisë së Veriut protestuan më 17 mars pë...
Bota
17 Mars 2025, 18:45
E. D
Donald Trump
SHBA- Ndërsa Donald Trump flet për “oqeanin e madh të bukur” që ndan SHBA-në nga lufta në Ukra...
Bota
17 Mars 2025, 18:45
A.Ll
Selia e OKB
OBSH - Shkurtimet e administrates Trump për ndihmën e huaj mund të kushtojnë jetën e miliona njerëzve në mba...
Bota
17 Mars 2025, 18:11
M.L
MAQEDONI E VERIUT- Pas tragjedisë së ndodhur orët e para të ditës së djeshme me 59 viktima e dhjetëra të plagosur...
Bota
17 Mars 2025, 18:02
E. D
foto ilustruese
BOSNJE HERCEGOVINË- Qeveria e Bosnje-Hercegovinës do të shpallë 18 marsin ditë zie, pas tragjedisë q&eum...
Bota
17 Mars 2025, 17:52
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara raportuan shpërthimin e parë të gripit vdekjeprurës të shpendëve H7N9 në ...