LIVE UPDATES
Bota

Akomodimi pa kategorizim i të burgosurve

Në shumicën e rasteve të dhunës mes të burgosurve, sipas gjetjeve të QKRMT-së, janë të përfshirë të burgosurit me probleme mendore dhe të burgosurit e varur nga substancat narkotike.

13 Maj 2023, 19:39 Nga k.m.
Akomodimi pa kategorizim i të burgosurve
Foto ilustruese

Vendosja e të burgosurve të kategorive të ndryshme në pavijone të njëjta të burgjeve të Kosovës është një prej problematikave që duhet adresuar me urgjencë, thonë përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e njeriut. Një raport që ka publikuar Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në fillim të këtij muaji, ka gjetur se të burgosurit me probleme të shëndetit mendor dhe përdoruesit e substancave narkotike vendosen dhe trajtohen në pavijone të njëjta me të burgosurit tjerë, përfshirë të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Ky akomodim, sipas QKRMT-së, paraqet “trajtim të padinjitetshëm”. Drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Feride Rushiti, thotë se ai është në kundërshtim edhe me dispozitat ligjore në fuqi, sidomos për të paraburgosurit.

“Menaxhimi i këtyre kategorive të të burgosurve me të burgosurit tjerë është i vështirë edhe për stafin e qendrave korrektuese. Kjo përzierje e të burgosurve sjell shumë herë konflikte dhe dhunë mes të burgosurve”, thotë Rushiti për Radion Evropa e Lirë.

Në shumicën e rasteve të dhunës mes të burgosurve, sipas gjetjeve të QKRMT-së, janë të përfshirë të burgosurit me probleme mendore dhe të burgosurit e varur nga substancat narkotike. Sipas Rushitit, rastet e tilla evidentohen më shpesh në Qendrën Korrektuese në Dubravë, në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në atë të Gjilanit. Për këtë situatë, vërejtjen e ka tërhequr edhe Avokati i Popullit në Kosovë, i cili ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që ta adresojnë çështjen.

Sipas të dhënave të këtij institucioni për vitin 2022, në qendrat korrektuese dhe në ato të paraburgimit në Kosovë janë trajtuar 218 raste me çrregullime mendore dhe 226 me sëmundje kronike - prej tyre 50 persona kanë qenë mbi moshën 65-vjeçare dhe katër persona me nevoja të veçanta.

E njëjta problematikë është theksuar edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut, të publikuar vitin e kaluar.

“Për shkak të mungesës së hapësirës, të burgosurit me çrregullime mendore akomodohen me popullatën e përgjithshme të burgjeve”, është thënë në pjesën për Kosovën të këtij raporti. Ministria e Drejtësisë e Kosovës, qysh në vitin 2021, ka iniciuar procedurën për rregullimin e Pavijonit D të Qendrës Korrektuese në Dubravë, si objekt i veçantë për akomodimin dhe trajtimin e këtyre kategorive të të burgosurve. Zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, thotë për Radion Evropa se ky objekt do të vihet në funksion së shpejti, por nuk specifikon më shumë.

Ai nuk jep detaje as rreth kapaciteteve që do t’i ketë ky pavijon apo kushteve tjera përcjellëse.

Përveç problematikës së akomodimit, raporti i QKRMT-së veçon edhe “keqtrajtimin e të burgosurve” nga stafi i qendrave korrektuese. Një i burgosur, sipas QKRMT-së, ka deklaruar se “zyrtarët korrektues e kanë goditur me shufra gome disa herë”, derisa “e kanë lëshuar këmbët dhe ka rënë përtokë”.

Për këtë gjetje, REL-i pyeti Dibranin, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili tha se, në momentin kur institucioni e ka marrë këtë informacion nga QKRMT-ja, ai ka vënë në funksion komisionet hetuese.

Sipas Dibranit, ekipet hetimore në këtë rast kanë konstatuar se përdorimi i forcës “ka qenë në proporcion me reagimin e të dënuarit”. 

“Mjetet që janë theksuar se janë përdorur në këtë rast, si shufrat e gomës, ka vite që janë larguar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thotë Dibrani.

Sipas tij, vërejtjet që bëjnë organizatat që merren me monitorimin e burgjeve - qoftë QKRMT-ja, Avokati i Popullit apo Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë - adresohen me kohë.

“Në asnjë rrethanë ne nuk i shohim si pengesë, por si partnerë strategjikë në krijimin e një klime të mirë brenda institucioneve korrektuese”, thotë Dibrani.

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë thotë se përmirësimi i të drejtave të njeriut në burgjet e Kosovës është duke ecur me hapa të vegjël.

“Ashtu siç i kemi kushtet e këqija në aspektin e respektimit të të drejtave të njeriut jashtë, ashtu janë edhe brenda burgjeve”, thotë drejtori i këtij këshilli, Behxhet Shala.

Një prej vërejtjeve kryesore të KMDLINJ-së, sipas tij, lidhet me motivimin e të burgosurve - ata nuk motivohen që me sjellje të mirë të mund të përfitojnë diçka.

“Nuk mund të kërkoni të ketë sjellje të mirë një i burgosur nëse nuk e motivoni”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në 11 qendrat e tij në Kosovë janë aktualisht mbi 1.800 persona - prej tyre, mbi 1.000 në vuajtje të dënimit, ndërsa pjesa tjetër të paraburgosur. QKRMT-ja ka gjetur se në shumë prej tyre ka pasur, mes tjerash, edhe probleme me ngrohjen, ushqime me afat të skaduar dhe mungesa terapish./REL

burgu

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait