6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Udhëtimi është planifikuar të fillojë më 17 maj.
SHBA- Bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë në planet e Presidentit Biden për të marrë pjesë në takimin e shtatë vendeve më të zhvilluara në Japoni dhe samitit 4 palësh në Australi.
Ngërçi mbi rritjen e tavanit të borxhit në bisedimet mes republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Presidentit Joe Biden mund të ndikojë në planet e Presidentit amerikan për të marrë pjesë në takimin e G-7 në Japoni dhe atë të vendeve të nismës “Quad” në Australi. Udhëtimi është planifikuar të fillojë më 17 maj.
“Është e mundur që të shtyj udhëtimin ose ta anuloj atë dhe të marr pjesë me video lidhje në takimet e planifikuara”, tha Presidenti Biden.
Ndërsa pjesëmarrja e Presidentit Biden ende nuk është e sigurt, Ministrat e financave të vendeve të G-7 po diskutojnë detajet e fundit përpara samitit, duke u përqëndruar në rritjen e trysnisë ekonomike ndaj Rusisë dhe gjetjen e mënyrave për të koordinuar përpjekje kundër praktikave të “trysnisë ekonomike” nga Kina.
“Jo vetëm për të kundërshtuar përpjekjet e Kinës për të përdorur ekonominë si armë kundër vendeve të tjera, por edhe për të penguar Kinën nga ndërmarrja e veprimeve në radhë të parë”, thotë Shihoko Goto nga Qendra Wilson.
Në prag të takimit të G-7, kërcënimi ndaj ekonomisë që mund të paraqesë dështimi i Shteteve të Bashkuara për të paguar borxhet e saj, rrezikon më tej ekonominë tashmë të brishtë globale, të goditur nga pandemia dhe lufta në Ukrainë.
“Këto goditje vazhdojnë të shkaktojnë kosto të konsiderueshme për ekonominë globale. Dështimi i përpjekjeve për rritjen e tavanit të borxhit nga Shtetet e Bashkuara mund të ndikojë edhe në tregjet e aksioneve”, thotë Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.
Pas samitit të G-7 në Japoni, do të mbahet takimi i katërt i aleancës Quad në Australi, ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit e Japonisë, Australisë, Indisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Ne do të diskutojmë për ekonominë globale, e cila po vuan nga barra e inflacionit të lartë”, tha kryeministri australian Anthony Albanese.
E formuar në vitin 2007 për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato të sigurisë, Quad gjithashtu evoluoi, duke u bërë një aleancë strategjike kundër rritjes së ndikimit të Kinës./VOA/
Dmitry Medvedev RUSI- Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev deklaron se Rusia do të vazhdojë të ...
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi KOSOVË- Autobusi që u aksidentua pasditen e sotme në Kosovë, duke u përplasur me n...
Autobusi KOSOVË- Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, aty ku pasditen e sotme u sh&e...
Aksident në Kosovë KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti me 30 të plagosur në Kosovë, ngjarje e ndodh...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vendosur sanksione të reja kundër ndërmarrjeve ruse. ...
aksidenti KOSOVË- Një aksident i trefishtë është shënuar pasditen e sotme në Kosovë. Policia e Kosovës njofton...
Foto ilustruese Mandi dhe Ina, dy të rinj 34-vjeçarë u martuan në verën e vitit 2011 ku kurorëzuan martesën në m&...
Objekti fluturues POLONI- Ushtarët dhe shërbimet civile kanë intensifikuar operacionet e tyre të kërkimit për gjetjen ...
Milo Gjukanoviç MALI I ZI- Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi aktualisht është duke punuar në katër raste, n...
Volodymyr Zelenskyy dhe Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar pas takimit që zhvilloi sot me liderin ukrasinas, Vol...