13 Maj 2023, 18:40
Nga a.l
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi
KOSOVË- Autobusi që u aksidentua pasditen e sotme në Kosovë, duke u përplasur me një kamion dhe një makinë në fshatin Vragoli po transportonte nxënës nga Presheva për një ekskursion në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili tha se maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë dhe se ka vetëm dëme materiale.
"Të dashur prindër, Të nderuar qytetar, Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale.Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë", njoftoi ai.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:50. Autobusi me nxënës që ishte nisur për ekskursion në Shqipëri është përplasur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë me një kamion dhe një makinë me targa vendase. Si pasojë e aksidentit, mësohet se 30 persona kanë mbetur të plagsour. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit të trefishtë. Paraprakisht, shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.
aksident në kosovë
Bota
13 Maj 2023, 18:18
a.l
Autobusi
KOSOVË- Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, aty ku pasditen e sotme u sh&e...
Bota
13 Maj 2023, 18:08
a.l
Aksident në Kosovë
KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti me 30 të plagosur në Kosovë, ngjarje e ndodh...
Bota
13 Maj 2023, 18:05
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vendosur sanksione të reja kundër ndërmarrjeve ruse. ...
Bota
13 Maj 2023, 17:30
a.l
aksidenti
KOSOVË- Një aksident i trefishtë është shënuar pasditen e sotme në Kosovë. Policia e Kosovës njofton...
Bota
13 Maj 2023, 17:28
k.m.
Foto ilustruese
Mandi dhe Ina, dy të rinj 34-vjeçarë u martuan në verën e vitit 2011 ku kurorëzuan martesën në m&...
Bota
13 Maj 2023, 17:24
a.l
Objekti fluturues
POLONI- Ushtarët dhe shërbimet civile kanë intensifikuar operacionet e tyre të kërkimit për gjetjen ...
Bota
13 Maj 2023, 17:24
Milo Gjukanoviç
MALI I ZI- Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi aktualisht është duke punuar në katër raste, n...
Bota
13 Maj 2023, 17:14
a.l
Volodymyr Zelenskyy dhe Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar pas takimit që zhvilloi sot me liderin ukrasinas, Vol...
Bota
13 Maj 2023, 17:05
a.l
Papa Françesku dhe Volodymyr Zelenskyy
ITALI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka takuar pasditen e kësaj të shtune Papa Fran&cce...
Bota
13 Maj 2023, 16:53
a.l
Foto ilustruese
KOREJA E JUGUT- Sipas një raporti nga Instituti Kërkimor Jeju, Koreja e Jugut ka rreth 500 vende ku fëmij&eum...