LIVE UPDATES
Bota

Aksesi i Rusisë në Starlink, rrezikon Ukrainën

Ukraina është mbështetur shumë në Starlinkun, një rrjet i satelitëve të orbitës së ulët, të cilët ofrojnë qasje në internet me shpejtësi të lartë.A

15 Shkurt 2024, 13:47 Nga M.B

 

Aksesi i Rusisë në Starlink, rrezikon Ukrainën
Një ushtar ukrainas duke e shkyçur një marrës të Starlinkut pranë vijës së frontit në lindje të Ukrainës.

 

RUSIA- Trupat ruse në Ukrainë janë duke siguruar qasje shumë të madhe në Starlink, rrjetin privat satelitor të internetit që zotërohet nga Elon Musk dhe në të cilin ushtria ukrainase mbështetet fuqishëm për komunikim në fushëbetejë. Gjetjet e Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë i vërtetojnë deklaratat e mëparshme të zyrtarëve ushtarakë ukrainas, duke vënë në pah se si aftësitë e Kievit për të siguruar komunikimet e komandës janë mbase në rrezik. Kjo po ndodh në një kohë kur forcat ukrainase po përballen me mungesë të armatimit dhe të municionit, si dhe me një lodhje të përgjithshme, derisa forcat ruse po i shtyjnë përpara ofensivat e lokalizuara në disa lokacione përgjatë linjës së frontit rreth 1.200 kilometra të gjatë. Qyteti industrial Avdivka, në veçanti, është nën trysni të madhe, pasi forcat ruse po shënojnë përparim të qëndrueshëm, duke kërcënuar me rrethimin e forcave ukrainase atje. Ukraina është mbështetur shumë në Starlinkun, një rrjet i satelitëve të orbitës së ulët, të cilët ofrojnë qasje në internet me shpejtësi të lartë. Ky rrjet është në pronësinë e SpaceX, kompanisë private të hapësirës e cila është në pronësinë e Muskut, sipërmarrësit miliarder amerikan. Ata përdoren kryesisht në vijën e frontit për komunikime të qëndrueshme mes njësive, mjekëve dhe komandantëve. Trupat ukrainase kanë eksperimentuar gjithashtu edhe duke i instaluar antenat e Starlinkut në dronë të mëdhenj sulmues, të cilët janë mjet thelbësor për trupat ukrainase, por shpesh bllokohen nga sistemet elektronike luftarake të Rusisë.

Megjithatë, një numër në rritje i burimeve brenda ushtrisë ukrainase dhe i aktivistëve civilë kanë dëshmuar se trupat ruse janë duke e përdorur këtë rrjet, qoftë për të komunikuar mes vete, qoftë për t’i përgjuar komunikimet e Ukrainës. Më 11 shkurt, shërbimi i inteligjencës së ushtrisë ukrainase, i njohur si HUR, tha se forcat ruse jo vetëm që po i përdorin marrësit e Starlinkut, por ato po e bëjnë këtë në mënyrë “sistematike”. HUR-i e publikoi edhe një copëz audioje prej, siç tha, një bisede të përgjuar mes dy ushtarëve rusë të cilët po flisnin se si t’i vendosnin marrësit. Njësitë si Brigadës së 38-të për Sulme Ajrore të Rusisë, e cila lufton në rajonin e uzurpuar pjesërisht lindor, Donjeck, raportohet se po e përdorin këtë sistem, tha zëdhënësi i HUR-it, Andriy Yusov. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, ndërkohë, tha më 13 shkurt se Rusia po siguron marrës të Starlinkut nga disa vende arabe. Starlinku ka thënë se nuk bën biznes me Qeverinë apo ushtrinë e Rusisë dhe, edhe vetë Masku shkroi në rrjetin e vet social, X, për këtë çështje.

“Ka një numër lajmesh të rreme që pretendojnë se SpaceX po i shet marrës të Starlinkut Rusisë. Kjo është plotësisht e pavërtetë. Me dijeninë tonë të plotë, asnjë Starlink nuk i është shituar Rusisë drejtpërdrejt ajo tërthorazi”, shkroi Musk më 11 shkurt në X.

Trupat ruse mund të kenë siguruar marrës të Starlinkut nga një apo mbase dhjetëra kompani brenda Rusisë, të cilat pretendojnë se i shesin ato për produkte shtëpiake, ka gjetur REL-i. Një uebsajt rus, i quajtur Topmachines.ru, e reklamoi një Starlink për 220.000 rubla (rreth 2.200 dollarë), si dhe një shumë abonimi prej 100 dollarëve në muaj. Duket se Starlink nuk ka rregulla rrepta në lidhje me të dhënat personale që përdoren nga klientët e rinj kur ata regjistrohen për herë të parë. Një rishitës me qendër në Moskë tha për REL-in se llogaritë e reja ishin regjistruar me emrat dhe mbiemra të rastit evropianë dhe se nuk nevojitet pasaportë e vlefshme evropiane për t’u regjistruar. Gjëja e vetme e rëndësishme, sipas shitësit, është të kesh kartelë të vlefshme bankare e cila përdor njërin prej sistemeve kryesore ndërkombëtare për pagesa. Një shitës tjetër ambulant tha për REL-in se marrësit e shitura ishin sjellë në Rusi nga Evropa, edhe pse ai nuk tregoi se nga cili vend. Ai tha se një marrës kushton 250.000 rubla (rreth 2.400 dollarë), ndërsa abonimi mujor rreth 14.000 rubla. Për më tepër, duket se teknologjia e Starlinkut nuk është në gjendje ta kufizojë në mënyrë të saktë qasjen në sinjal; hulumtuesit e pavarur thonë se sistemi i Starlinkut e di vetëm lokacionin e përafërt të marrësve të vet, që nënkupton se ai duhet ta bllokojë qasjen për pozicionet ukrainase në vijën e frontit, në mënyrë që t’ia kufizojë trupave ruse përdorimin në fushëbetejë. IStories, një medium i pavarur rus, i ka identifikuar së paku edhe tre shitës ambulantë në Moskë të cilët pretendojnë se shesin marrës të Starlinkut. I pyetur nga gazetarët nëse trupat ruse mund të jenë duke i përdorur marrësit e Starlinkut, Peskov tha: Ky sistem nuk është i certifikuar nga ne, prandaj, nuk mund të shitet dhe nuk shitet zyrtarisht. Ne nuk mund ta përdorim zyrtarisht në asnjë mënyrë”./REL

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj