23 Shkurt 2023, 09:09
Nga a.l
Aksidenti në Ferizaj
KOSOVË- Besnik Nuredini, prokurori i cili hetoi në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në Kosovë mbrëmjen e djeshme në rrugën Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë ka deklaruar se në aksident janë përfshirë fillimisht dy automjete më një makinë e tretë për të evituar përplasjen ka rënë në hendek.
“Në një automjet dyshohet se kanë qenë katër persona, në automjetin tjetër të aksidentuar janë dy të plagosurit që janë në gjendje të rëndë. Derisa vetura e tretë duke tentuar për të shmangur përplasjen, ka lëshuar rrugën dhe ka rënë në hendek”, deklaroi prokurori i rastit Nuredini.
Arlind Isufaj 21- vjeç, Mergim Behluli 23- vjeç, Armend Muhadini 39- vjeç dhe një person tjetër i cili nuk është identifikuar ende por mësohet se është punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt janë personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në rrugën Ferizaj-Shtime. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se në aksident janë përfshirë tre makina me targa vendore. Ndërkaq, edhe dy persona të tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve nga aksidenti që ndodhi në dalje të Shtimes. Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth rastit.
aksident në kosovë
Bota
23 Shkurt 2023, 09:02
a.l
Aksidenti në Kosovë
KOSOVË- Policia ka zbardhur detaje të tjera lidhur me aksidentin tragjik me katër viktima që u shënu...
Bota
23 Shkurt 2023, 08:59
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jet&eum...
Bota
23 Shkurt 2023, 08:50
k.m.
Pamje nga tërmeti
TAXHIKISTAN- Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 të shkallës Richter goditi Azinë Qendrore her&eu...
Bota
23 Shkurt 2023, 08:51
k.m.
Foto ilustruese
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, më 22 shkurt dënoi pushtimin rus të Ukrain...
Bota
23 Shkurt 2023, 08:42
a.l
Brazil
BRAZIL- Karnavalet në Brazil janë kthyer në një ngjarje të frikshme. Një urë mbi lumin Mampituda ësht&e...
Bota
23 Shkurt 2023, 08:37
A.B
Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. Pistat ndodhen në rajonin e Ferizajt. në komunën e Shtërpc&...
Bota
23 Shkurt 2023, 08:16
a.l
Vlorë
BRITANI- Plazhe perfekte me ujin e kristaltë e çmime të favorshme! Kështu e nis përshkimin e rivierave shqiptare pres...
Bota
23 Shkurt 2023, 08:30
A.B
Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë herë më i madh se forca e gravitetit. Vetëm trajnimi i mirë...
Bota
23 Shkurt 2023, 08:12
A.B
Foto ilustruese
Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksione sa Rusia. Para luftës kishte 2500 sanksione ndaj këti...
Bota
23 Shkurt 2023, 08:12
A.B
Pushtimi masiv dhe i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia ishte tronditje e madhe për shumë rusë.
“Sigurisht, më kujtohet”, ...