18 Nëntor 2023, 10:41
Nga I.A
Policia e Kosoves
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës po kryen aksion me Doganat e Kosovës në veri të Kosovës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, aksioni është duke u zhvilluar në komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, duke shtuar se aktualisht nuk ka informacione për të arrestuar, por detaje do t’i japin pas përfundimit të aksionit.
“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar një aksion për veprat penale kundër korrupsionit, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se në veri të Mitrovicës ka përfunduar aksioni.
“Kemi asistuar Doganën [e Kosovës] sot në bastisje në veri të Mitrovicës. Operacioni ka përfunduar”, tha shkurt Elshani.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kryejnë aksion në Doganat e Kosovës për të luftuar veprat penale që lidhen me marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
Në mars të vitit 2022, ishin arrestuar dhjetëra policë dhe doganierë nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aksioni atëbotë ishte kryer në Gjakovë dhe Prizren dhe zyrtarët e arrestuar ishin dyshuar për pjesëmarrje në qindra aktivitete të marrjes së ryshfetit në pikat kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.
Ndryshe, në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – autoritetet viteve të fundit kanë mbyllur disa rrugë ilegale që janë përdorur për të kontrabanuar mallra nga Serbia.
Marrë nga REL
aksion në veri të kosovës
Bota
18 Nëntor 2023, 10:15
I.A
Foto ilustruese
SERBI- Mësime të historisë që “kryesisht kapërcehen” dhe “mezi përmenden”. Kësht...
Bota
18 Nëntor 2023, 10:04
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Punëdhënësve gjermanë mungojnë qindra mijëra punëtorë: në TI si dhe në inf...
Bota
18 Nëntor 2023, 09:43
I.A
Ayman Safadi
JORDANI- Ministri i Jashtëm i Jordanisë më 18 nëntor kritikoi ashpër luftën e Izraelit ndaj Hamasit – grup...
Bota
18 Nëntor 2023, 09:22
I.A
Andrés Manuel López Obrador dhe Joe Biden
SHBA– Presidenti Joe Biden dhe Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador ...
Bota
18 Nëntor 2023, 08:45
I.A
Recep Tayyip Erdogan dhe Olaf Scholz
BERLIN– Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe Kancelari gjerman Olaf Scholz shfaqën të premten ndas...
Bota
18 Nëntor 2023, 08:37
I.A
Gjykata
SHBA- Një gjykatëse në Kolorado i lejoi ish-Presidentit Donald Trump të vazhdojë kandidimin në zgjedhje në k&eum...
Bota
17 Nëntor 2023, 22:53
h.k
Mira Murati
SHBA-Bordi i drejtorëve të OpenAI tha të premten se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të zëvend&...
Bota
17 Nëntor 2023, 22:56
A.TH
Antony Blinken
GAZA_ Kalimi i 140,000 litra karburant në Gaza çdo 48 orë vjen si rezultat i presionit që ka ushtruar SHBA mbi Izraeli...
Bota
17 Nëntor 2023, 22:45
Foto ilustruese
SHBA-Një 5-vjeçar rrëmbeu një thikë të vogël kuzhine të mërkurën dhe theri vëllai...
Bota
17 Nëntor 2023, 22:51
A.TH
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri i izraelit, Benjamin Netanyahu pranoi këtë të premte se po përpiqet të minimizojë vik...