LIVE UPDATES
Bota

Aktivistët e të drejtave të njeriut kërkojnë rishqyrtimin e Eutanazisë në Kanada

Zonja Smith beson që babai i saj 71-vjeçar, u nxit nga mjekët të pranojë vdekjen si opsion të vetëm. Ajo thotë se mjekët nuk kërkuan të dhëna mjekësore nga mjeku personal i babait të saj. Përpos kësaj, zonja Smith thotë se i ati u eutanazua për një sëmundje, që autopsia nuk e tregonte se e kishte.

12 Gusht 2022, 08:30 Nga d.a.
Aktivistët e të drejtave të njeriut kërkojnë
Protesta ne Kanada

KANADA- Eutanazia, apo vdekja e kërkuar nga vetë pacienti në kujdesin mjekësor, po bëhet gjithnjë e më e ligjshme nëpër botë. Aktivistë të të drejtave të njeriut në Kanada thonë se mënyra se si është rregulluar kjo çështje në këtë vend nxit edhe pacientët, që nuk e kanë vdekjen të afërt të zgjedhin eutanazinë. Jo pak prej kanadezëve, sidomos ata me aftësi të kufizuara zgjedhin vdekjen që të mos përballen me faturat në rritje.

Babai i Erin Smith-it u shtrua në një spital në Ontario të Kanadasë vitin e kaluar, pasi u rrëzua. Ai nuk doli i gjallë prej spitalit. Rod McNeill u eutanazua një muaj pasi mbërriti.

Zonja Smith beson që babai i saj 71-vjeçar, u nxit nga mjekët të pranojë vdekjen si opsion të vetëm. Ajo thotë se mjekët nuk kërkuan të dhëna mjekësore nga mjeku personal i babait të saj. Përpos kësaj, zonja Smith thotë se i ati u eutanazua për një sëmundje, që autopsia nuk e tregonte se e kishte.

“Ai ndjeu se ishte bërë i bezdisshëm për stafin dhe se ishte thjesht më e lehtë të shkojë dhe të mos shqetësonte askënd,” tha zonja Smith.

Në Kanada, të rriturit që konsiderohet se janë në një gjëndje të rëndë dhe të pashërueshme dhe vuajtjet e pacientit janë të “padurueshme” mund të kërkojnë ndihmë për të vdekur.

“Unë nuk e kuptova se kjo përfshinte njerëzit e rëndomtë, derisa motra ime, Sue, tha, ‘kjo tanimë është bërë gjë e zakonshme në Kanada’. Pra, në vend që t'i ndihmoni me shërbime dhe të siguroheni që ata janë mirë, po zgjidhet kjo mënyrë më e lehtë dhe që kushton më pak” tha zonja Smith.

Eutanazia apo vetëvrasja nën kujdesin e stafit mjekësor është kritikuar në Kanada nga ekspertë të të drejtave të njeriut, akademikë dhe aktivistë të personave me aftësi të kufizuar.

Kanadaja lejon personat me aftësi të kufizuar të zgjedhin vetëvrasjen ndonëse nuk kanë ndonjë problem tjetër mjekësor. Vendi, i cili e bëri eutanazinë të ligjshme gjashtë vjet më parë, ka pa dyshim rregullat më të lehta të eutanazisë në botë.

Aktivistët e personave me aftësi të kufizuar dhe zyrtari më i lartë i të drejtave të njeriut në Kanada, thonë se këto rregullore zhvlerësojnë jetën e personave me aftësi të kufizuara dhe mund të jenë duke i shtyrë mjekët të sugjerojnë gjithnjë e më shumë procedurën edhe për ata persona që më parë nuk e kanë pasur në mëndje ta bëjnë këtë.

“E gjithë premisa e legjislacionit mendoj se është ndërtuar mbi një lloj qasjeje diskriminuese ndaj personave me aftësi të kufizuara,” thotë Dr. Ramona Coelho, e cila kujdeset për pacientët me aftësi të kufizuara si pjesë e klinikës së saj në qytetin Londër të Ontarios.

Ndërkohë, ministri kanadez i shëndetësisë thotë se ligji i eutanazisë njeh të drejtat e të gjithëve dhe vlerën e barabartë të çdo jete.

Eutanazia është e ligjshme në shtatë vende: Belgjikë, Kanada, Kolumbi, Luksemburg, Holandë, Zelandë e Re, Spanjë dhe disa shtete në Australi.

Vende të tjera, duke përfshirë disa shtete të SHBA-së, e lejojnë eutanazinë vetëm kur pacientët e marrin vetë ilaçin vdekjeprurës, zakonisht me recetë mjeku.

Në vitin 2016, ligji fillestar i eutanazisë i Kanadasë ishte për personat mbi 18 vjeç, që plotësonin disa kushte, duke përfshirë gjendjen mjekësore “të rëndë dhe të pashërueshme”, që shkakton vuajtje të padurueshme dhe vdekja e të cilëve mund të parashikohej si e pashmangshme.

Ligjvënësit më vonë e hoqën kufizimin duke thënë që vetvrasjen mund ta kërkonin edhe ata, vdekja e të cilëve nuk është e pashmangshme, një veprim që kritikët thonë se hoqi mbrojtjen kryesore.

Ndryshe nga vendet e tjera si Belgjika dhe Holanda, ku eutanazia ka qenë e ligjshme për dy dekada, Kanadaja nuk ka komisione për të shqyrtuar rastet që përbëjnë shqetësim dhe nuk ka asnjë kufizim për mjekët që sugjerojnë eutanazinë për pacientët që nuk e kanë kërkuar vet atë.

Shoqata e profesionistëve shëndetësorë kanadezë që ofrojnë eutanazi këshillon mjekët dhe infermierët të informojnë pacientët nëse mund të kualifikohen, si një nga “opsionet e tyre të kujdesit klinik”.

Njerëzve që kërkojnë eutanazi në Kanada gjithashtu nuk u kërkohet të kenë shteruar të gjitha opsionet e tyre të trajtimit, siç është rasti në Belgjikë dhe Holandë.

Sipas ligjit aktual, çdo i rritur me një sëmundje të rëndë, ose paaftësi mund të kërkojë të vdesë, duke zgjeruar në masë të madhe numrin e njerëzve të kualifikuar për eutanazi.

“Mendoj se është e arsyeshme të shqetësohemi se si ligje të tilla ndryshojnë kulturën e vdekjes. Dhe kulturën e të jetuarit me sëmundje,” tha Jason Adam Wasserman, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “William Beaumont” në Michigan.

Ndërkohë, disa kanadezë me aftësi të kufizuara kanë zgjedhur vdekjen, që të shmangin përballjen me faturat në rritje.

“Unë do të thoja se është një problem i madh. Në klinikën time, kam pasur pacientë që kanë përmendur se ata do të preferonin të vdisnin dhe të zgjidhnin eutanazinë sesa të jetonin të varfër,” tha Dr. Coelho.

Legjislacioni për vdekjen në kujdesin mjekësor po zgjerohet në tërë botën.

Ligjvënësit do ta debatojnë atë në Britani dhe Parlamenti i Portugalisë së fundmi mbështeti një projekt-ligj për eutanazinë. Ndërsa disa ekspertë thonë se sistemi në Kanada kërkon një shqyrtim të mëtejshëm.

Vitin e ardhshëm, Kanadaja do të lejojë që njerëzit të zgjedhin vdekjen ekskluzivisht për arsye të shëndetit mendor. Vendi gjithashtu po shqyrton shtrirjen e eutanazisë tek personat nën 18 vjeç, që plotësojnë të njëjtat kërkesa si të rriturit./VOA/

rod mcneill eutanazia ne kanada erin smith

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para