LIVE UPDATES
Bota

Trump nuk kundërshton urdhërin për bastisjen e shtëpisë nga FBI: Publikoni menjëherë dokumentet

Ai sërish tha se bastisjet e Byrosë Federale të Hetimeve në pronën e tij në Mar-a Lago ishin “të pajustifikueshme dhe të panevojshme”.

12 Gusht 2022, 08:26 Nga k.m.
Trump nuk kundërshton urdhërin për bastisjen e shtëpisë
Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që të publikohet “menjëherë” urdhri i FBI-së për bastisjet në shtëpinë e tij në Florida. Kjo thirrje e Trumpit erdhi disa orë pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë i kërkoi një gjykate që të bëjë publike urdhrin, teksa prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha se kjo kërkesë bëhet për shkak të “interesit publik për këtë çështje”.

Në një mesazh të postuar në platformën e tij sociale, Truth Social, Trump shkroi:

“Unë jo vetëm që nuk e kundërshtoj publikimin e dokumenteve... Unë do të bëj edhe një hap më tej duke i inkurajuar që të publikojnë menjëherë këto dokumente”.

Ai sërish tha se bastisjet e Byrosë Federale të Hetimeve në pronën e tij në Mar-a Lago ishin “të pajustifikueshme dhe të panevojshme”.

“Publikoni dokumentet menjëherë”, shkroi ai.

Gjatë 11 gushtit, Departamenti i Drejtësisë tha se ka bërë kërkesë për publikimin e dokumenteve, që zakonisht mbesin konfidenciale kur një hetim është në zhvillim e sipër. Por, departamenti tha se publiku duhet të dijë pse FBI-ja bastisi shtëpinë e ish-presidentit të hënën, më 8 gusht.

“Interesi i publikut është i madh për të kuptuar atë që ndodhi”, thuhej në mocionin e paraqitur në gjykatën federale në Florida.

Tani i mbetet gjyqtarit të vendosë nëse do të publikojë urdhrin e bastisjeve. Por, nëse publikohen dokumentet mund të nxjerrin informacione lidhur me dyshimet që FBI ka për trajtimin e dokumenteve të ndjeshme qeveritare nga ana e Trump, teksa ai po përgatitet që të garojë sërish për postin e presidentit.

Ende nuk dihet se sa shumë informacione mund të ketë në dokumente nëse ato bëhen publike.

Bastisjet e të hënës ishin bastisjet e para në historinë amerikane në shtëpinë e ndonjë ish-presidenti, si pjesë e një hetimi penal. Trump dhe republikanë të tjerë kanë kritikuar këtë vendim të FBI-së dhe kanë thënë se është i motivuar politikisht.

Por, duke folur në një konferencë për media më 11 gusht, prokurori i Përgjithshëm, Merrick Graland, mbrojti agjentët e FBI-ë dhe zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë.

“Nuk do të rri i heshtur kur integriteti i tyre sulmohet padrejtësisht”, tha ai për gazetarët.

Ai pranoi se personalisht ka miratuar urdhrin për bastisjet dhe se marrja e këtij vendimi nuk ka qenë e lehtë. Më herët, avokatja e Trimpit, Lindsey Halligan, ka thënë se Trump dhe ekipi i tij ligjor po e shqyrtonin mundësinë për të publikuar urdhrin e bastisjeve para se gjykatësi të marrë ndonjë vendim. Ata po ashtu po e shqyrtojnë mundësinë e publikimit të fotografive dhe videove nga bastisjet, tha ajo.

Agjentët e FBI-së në Mar-a Lago kanë kërkuar që kamerat e sigurisë të fiken, por ekipi i Trumpit ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë, ka raportuar CBS News. Trump deklaroi të enjten se nuk ka pasur nevojë për bastisje pasi tha se avokatët e tij po bashkëpunonin plotësisht dhe se “Qeveria mund të marr çfarëdo që të dëshirojë, nëse ne e kemi në pronësi atë”./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet