All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Sulmi i 6 janarit mbizotëron debatin e zgjedhjeve për Kongres në Uajoming

Shteti më pak i populluar amerikan, Uajoming për dekada me radhë ka votuar pro kandidatëve republikanë . Por në këto male dhe qytete rurale është hapur diskutimi se kush janë përfaqësuesit më të denjë republikanë, ndërsa dy kandidatet kanë qëndrime të ndryshme për ish-presidentin Donald Trump.

12 Gusht 2022, 08:00 Nga d.a.
Sulmi i 6 janarit mbizotëron debatin e zgjedhjeve për Kongres në
sulmi ne Kapitol
All - Paragraf - 1

SHBA- Sulmi i 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara duket të jetë përcaktues në zgjedhjet që po bëhen brenda partisë republikane për kandidatët në shtetin Uajoming, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e nëntorit për në Kongresin amerikan. Ligjvënësja republikane Liz Cheney rrezikon ta humbasë garën ndaj ish-avokates Harriet Hageman, për shkak të angazhimit në hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump. Nga Uajoming, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gybson, shpjegon arsyet pse ky shtet amerikan është një tregues i mbështetjes së votuesve për ish-presidentin.

Shteti më pak i populluar amerikan, Uajoming për dekada me radhë ka votuar pro kandidatëve republikanë . Por në këto male dhe qytete rurale është hapur diskutimi se kush janë përfaqësuesit më të denjë republikanë, ndërsa dy kandidatet kanë qëndrime të ndryshme për ish-presidentin Donald Trump.

“Donald Trumpi zgjodhi qëllimisht të shkelë betimin e tij duke injoruar dhunën e vazhdueshme dhe duke kërcënuar rendin tonë kushtetues. Nuk ka asnjë mënyrë për ta justifikuar këtë sjellje”, tha ligjvënësja republikane Liz Cheney.

Përfaqësuesja e shtetit Uajoming në Kongres, që nga viti 2017, është një nga nga republikanët e paktë, që denoncoi zotin Trump, duke votuar pro shkarkimit të tij vitin e kaluar dhe duke bashkëkryesuar hetimet në Kongres për sulmin e 6 janarit në Kapitol.

Edhe pse është vajza e një ish zëvendëspresidenti republikan, zonja Cheney u përjashtua nga Partia Republikane në Uajoming, për qëndrimin e saj ndaj zotit Trump.

Ish-presidenti ka mbështetur rivalen e zonjës Cheney, ish-avokaten Harriet Hageman. Dy kandidatet u përplasën për zotin Trump në debatin e tyre të vetëm.

“Zgjedhjet nuk u vodhën. Ajo e di që nuk janë vjedhur. Mendoj se ajo nuk mund ta thotë këtë, sepse është plotësisht e varur nga Donald Trumpi”, tha zonja Cheney.

“Kemi një komision në Kongres që përqëndrohet në diçka që ka ndodhur 18 muaj më parë. Ata nuk përqëndrohen në çështjet e rëndësishme për banorët në Uajoming”, u kundërpërgjegj kandidatja Harriet Hageman.

Një javë para zgjedhjeve paraprake të partisë republikane, sondazhet tregojnë se votuesit mbështesin zonjën Hageman dhe jo angazhimin e ligjvenëses Cheney për të vënë para përgjegjësisë të ish presidentin Trump.

“Liz Cheney tejkaloi kufijtë në shumë gjëra. Për shumë kohë ajo nuk jeton në Uajoming. Nuk mendoj se ajo përfaqëson vlerat e shtetit tonë”, thotë votuesi Kelly Krakow.

“Nuk i pëlqen Donald Trumpi. Ajo mund të bëjë çfarë të dojë në përpjekjet e saj për t’ia pamundësuar rikandidimin, përmes hetimeve të 6 janarit. Sido që të jetë, kjo është kjo marrëzi. Por shumica e votuesve në Uajoming mbështesin zotin Trump”, thotë votuesi Randi Mulkey.

Por një pjesë tjetër e votuesve thotë se zonja Cheney përfaqëson vlerat e vërteta republikane.

“Na duhet një udhëheqëse si Liz Cheney. Duhet të analizojmë atë që ndodhi në presidencën e Trumpit dhe më 6 janar. E vërteta duhet të tejkalojë gënjeshtrat. Unë besoj se ajo po përpiqet të arrijë tek e vërteta”, thotë vouesja Jan Cartwright

“Cheney po shtypet nga Trumpi, i cili e ka gabim, ngado që ta shikosh. Nuk më pëlqen kandidatja Hageman. Nuk e di se çfarë ka bërë ajo”, tha votuesi Don Maloff.

Donald Trumpi korri fitoren më të madhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Uajoming, me 70 për qind të votave. Ligjvënësen Liz Cheney e pret një betejë e vështirë për të fituar./VOA/

sulmi ne kapitol donald trump kongresi amerikan

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen