11 Gusht 2022, 22:09
Nga F.M
Rahimullah Haqqani
KABUL- Një klerik i njohur dhe mbështetës i talibanëve, është vrarë në një shpërthim në Kabul, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së udhëhequr nga talibanët. Rahimullah Haqqani është vrarë “në një sulm të kryer nga armiku” në shkollën e tij fetare, ka thënë zëdhënësi i talibanëve. Qeveria e talibanëve nuk ka dhënë hollësi tjera për sulmin.
Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, sipas një postimi që ka bërë në kanalin Telegram. Radio Azadi – shërbim i Radios Evropa e Lirë – ka thënë se një person me aftësi të kufizuara e ka sulmuar Haqqanin dhe të paktën gjashtë persona tjerë janë vrarë.
Haqqani, me origjinë nga provinca Nangarhar, ka qenë mbështetës i rëndësishëm për talibanët. Ai është njohur për diskutimet e zjarrta fetare.
Talibanët kanë marrë pushtetin - për herën e dytë - në mesin e gushtit të vitit të kaluar, ndërsa ushtria amerikane i ka dhënë fund misionit të saj në Afganistan më 30 gusht të vitit 2021. Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.
Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara, nga të cilat kanë mbetur të vdekur rreth 3.000 njerëz.
Marrë nga REL
rahimullah haqqani
Bota
11 Gusht 2022, 21:55
F.M
Merrick Garland.
SHBA- Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar një gjykate të publikojë urdhrin e bastisjes që FBI mori p...
Bota
11 Gusht 2022, 21:49
e.k
Foto ilustruese
ITALI- Shkencëtarët janë duke testuar një vaksinë kundër kancerit, e cila përdor një virus t&e...
Bota
11 Gusht 2022, 21:08
e.k
“The Simpsons”
SHBA- Nëse doni të dini se ku po shkon bota, ndizni "The Simpsons", kwshtu e nis artikullin e saj prestigjozja a...
Bota
11 Gusht 2022, 21:12
F.M
Legoland
GJERMANI- Prag tragjedie në Gjermani. Dy trenë janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar të paktën 31 pers...
Bota
11 Gusht 2022, 21:03
F.M
Foshnje
KOSOVË- Një foshnje vetëm 4 muajshë është gjetur e pajetë në Istog të Kosovës. Foshnja ësht&...
Bota
11 Gusht 2022, 20:53
F.M
Ministria e punëve të Jashtme dhë Diasporës
KOSOVË- Ministria e punëve të Jashtme dhë Diasporës ka rën&eu...
Bota
11 Gusht 2022, 20:32
e.k
Flamuri suedez dhe ai i NATO-s
SUEDI- Qeveria e Suedisë ka vendosur të ekstradojë në Turqi një person të kërkuar p&...
Bota
11 Gusht 2022, 20:32
F.M
Gjyshja teksa qëllon me armë
KOSOVË- Një e moshuar shqiptare ka shprehur gëzimin e saj në një dasmë duke qëllu...
Bota
11 Gusht 2022, 20:13
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një skenë si në filmat hollivudiane ishte ajo e ditës së sotme në Itali ku një grup pr...
Bota
11 Gusht 2022, 19:53
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Skena të tilla dikur i shihnin vetëm nëpër filma por dita ditës po ndodhin dhe në jetë...