LIVE UPDATES
Bota

Akuzat për veprime të paligjshme, tërhiqet urdhëri për bastisjen e gazetës në SHBA

Tërheqja e urdhërit u bë disa ditë pasi Byroja e Hetimit në Kansas mori përsipër çështjen që çoi në bastisjen nga policia, veprim që nxiti protesta nga grupe dhe organizata mediatike.

17 Gusht 2023, 22:50 Nga I.A
Akuzat për veprime të paligjshme, tërhiqet urdhëri për
Redaksia

SHBA- Një urdhër që krijoi mundësinë për bastisjen nga policia të një gazete në Kansas javën e kaluar u tërhoq të mërkurën dhe të gjitha sendet që u sekuestruan tani do t’i kthehen gazetës. Tërheqja e urdhërit u bë disa ditë pasi Byroja e Hetimit në Kansas mori përsipër çështjen që çoi në bastisjen nga policia, veprim që nxiti protesta nga grupe dhe organizata mediatike.

Shtatë policë nga departamenti i policisë së qytetit Marion bastisën të premten zyrat e revistës “Marion County Record” si dhe shtëpinë e botuesit dhe bashkëpronarit të revistës, Eric Meyer. Prokurori i qarkut Marion, Joel Ensey, tërhoqi urdhrin të mërkurën, duke thënë për median se deklaratat e marra nga organet e rendit nxjerrin në dritë mundësinë që një punonjës i gazetës mund të ketë kryer veprime të paligjshme me kompjuter, por nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhnin “kimin e supozuar me bastisjen dhe sekuestrimin e pajisjeve”.

Mbi 30 organizata mediatike kanë protestuar kundër veprimit të policisë, përmes një letre drejtuar organeve të rendit të qytetit Marion. Organizatat e mirëpritën vendimin, por thanë se policia lokale duhet të mbahet përgjegjëse për bastisjen.

“Ne do të shqyrtojmë hapat e ndërmarrë dhe do të punojmë për të përcaktuar mënyrën më të mirë për ta trajtuar rastin. Pasi të përfundojë hetimi ynë i plotë, ne do t'ia përcjellim të gjitha faktet hetimore prokurorit për shqyrtim”, tha zëdhënësja e Byrosë së Hetimit në Kansas, Melissa Underwood për gazetën “Marion County Record”.

Shtëpia e Bardhë shprehu shqetësime për bastisjet të mërkurën.

“Bastisja ngre shumë shqetësime dhe shumë pyetje për ne”, tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre. “Liria e shtypit, është një vlerë thelbësore për demokracinë tonë”.

Në një deklaratë mbrëmjen e së hënës, guvernatorja e Kansasit Laura Kelly shprehu mbështetjen për hetime të mëtejshme mbi bastisjen.

“Dua të sigurohem që në shtetin e Kansasit, nuk do të shkelet e drejta kushtetuese e individëve apo e shtypit për lirinë e fjalës”, tha zonja Kelly.

Urdhëri i bastisjes lidhet me një përplasje ndërmjet gazetës në fjalë dhe zonjës Kari Newell, pronare e një restorani që e akuzon gazetën për shkelje të ligjeve të privatësisë.

Zonja Newell thotë se gazetarët kishin siguruar në mënyrë të jashtëligjshme të dhënat e saj personale, përfshirë dënimin e saj në vitin 2008 për shkak se i kishte dhënë makinës në gjendje të dehur, raportoi agjencia e lajmeve Associated Press.

Bashkëpronari i revistës Eric Meyer thotë se ai beson që mbulimi që i bën gazeta politikës vendore në Kansas ka luajtur rol tek bastisja. Ai tha se gazeta po hetonte gjithashtu veprimtarinë e mëparshme të shefit të policisë Gideon Cody dhe të policisë në Kansas City, të shtetit Misuri. Zoti Cody udhëhoqi bastisjen e së premtes së kaluar.

Marrë nga VOA

eric meyer marion county record

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet