17 Gusht 2023, 20:42
Nga I.A
Talibanet
AFGANISTAN- Sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, talibanët, kanë ndaluar të gjitha partitë politike, duke thënë se ato “nuk kanë asnjë justifikim” sipas Ligjit islamik të Sheriatit.
“Partitë politike janë të ndaluara krejtësisht. Ne nuk do të lejojmë asnjë parti politike që të operojë në shtet”, tha Abdul Hakim Sharaee, ministri de-facto taliban i Drejtësisë.
Ai këtë njoftim e bëri më 16 gusht, një ditë pasi talibanët shënuan dyvjetorin e kthimit në pushtet të tyre dhe tërheqjes së trupave ndërkombëtare nga shteti.
“Partitë politike nuk kanë justifikim në Ligjin islamik të Sheriatit dhe ato nuk janë në interesin më të mirë të shtetit tonë”, shtoi ai, duke theksuar se partitë politike kanë qenë faktori kyç që kanë shkaktuar trazira në Afganistan për dekada të tëra.
Kjo ndalesë është e fundit në mesin e kufizimeve të vendosura nga talibanët ndaj aktiviteteve politike, pasi dhjetëra parti politike ishin regjistruar kur militantët u rrëzuan nga pushteti më 2001.
Që kur u kthyen në pushtet më 2021, militantët ultra-konservatorë kanë monopolizuar pushtetin, duke ua dhënë të gjitha postet e larta qeveritare liderëve talibanë, përderisa po shkatërrojnë institucionet demokratike.
Asnjë shtet deri më tani nuk e ka njohur zyrtarisht administratën e talibanëve, teksa militantët që nga rikthimi në pushtet kanë vendosur kufizime të ashpra në liritë bazike, nga ndalimi i vajzave dhe grave që të shkollohen e deri te shpallja e muzikës si e paligjshme.
Marrë nga REL
talibanët
Bota
17 Gusht 2023, 20:35
I.A
Iran
IRAN- Forcat e sigurisë së Iranit kanë arrestuar nëntë aktiviste të të drejtave të grave në disa qytete n...
Bota
17 Gusht 2023, 20:26
m.s
Haradinaj dhe Kurti
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri ...
Bota
17 Gusht 2023, 20:19
m.s
Zjarret ne Kanada
KANADA- Mbi 20.000 njerëz, e gjithë popullsia e qytetit Yellowknife në Kanada, kanë kohë de...
Bota
17 Gusht 2023, 20:07
I.A
Alyaksandr Lukashenko dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po tenton të shtyjë Bjellorusinë që t’i bashko...
Bota
17 Gusht 2023, 19:22
I.A
Perplasja
MALAJZI- Të paktën 10 persona humbën jetën kur një avion privat u përplas me një makinë dhe një moto...
Bota
17 Gusht 2023, 19:12
I.A
Policet
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë shprehur shq...
Bota
17 Gusht 2023, 18:52
I.A
Pishina
GJERMANI- Shtatë persona u plagosën në një aksident të hënën në parkun më të madh të Gjerman...
Bota
17 Gusht 2023, 18:28
I.A
Aleksei Navalny
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj katër rusëve, që akuzohen se kanë qenë të pë...
Bota
17 Gusht 2023, 18:16
m.s
Eurostat
Numri i kompanive të falimentuara në BE, ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2015 në tremujor...
Bota
17 Gusht 2023, 18:06
m.s
foto ilustruese
KOSOVE- Shtatë pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb kanë dhën&eu...