LIVE UPDATES
Bota

Akuzohen për krime që lidhen me drogën dhe përdhunim, Irani ekzekuton shtatë persona

Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se Irani në dy javët e fundit kanë varur disa të dënuar.

10 Maj 2023, 15:07 Nga a.l
Akuzohen për krime që lidhen me drogën dhe përdhunim, Irani
Flamuri në Iran

IRAN- Irani ka ekzekutuar edhe shtatë persona në dy burgje jashtë Teheranit, të akuzuar për krime që lidhen me drogën dhe përdhunim, tha një grup i të drejtave të njeriut më 10 maj. Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se Irani në dy javët e fundit kanë varur disa të dënuar.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për numrin “e frikshëm” të lartë të ekzekutimeve në Iran, pasi të hënën autoritetet iraniane njoftuan për ekzekutimin e dy burrave që ishin të dënuar për blasfemi.

Tre persona u ekzekutuan në burgun Gezal Hesari në Karaxh, afër Teheranit, nën akuza për trafikim droge, tha organizata Iran Human Rights, me seli në Norvegji. Kjo organizatë tha se edhe katër burra u varën në burgun Raxhai Shah në Karaxh. Që të katërt ishin të dënuar për përdhunim.

Ueb-faqja e gjyqësorit, Mizan, konfirmoi ekzekutimin e tre persona të dënuar për vepra që lidhen me drogë, duke theksuar se të dënuarit ishin pjesë e një karteli që shpërndante kokainë. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për katër të ekzekutuarit, që ishin të dënuar për përdhunim. Sipas Iran Human Rights, në 12 ditët e fundit, në Iran janë ekzekutuar 64 persona.

“Makina vrasëse e Qeverisë po përshpejtohet. Qëllimi i saj është të frikësojë popullin dhe viktimat e saj janë pjesa më e dobët e shoqërisë”, tha drejtori i kësaj organizate, Mahmood Amiry Moghaddam.

Iran Human Rights po ashtu ka shpërndarë pamje ku shihen familjarët e tre të ekzekutuarve në burgun Gezel Hasar, që kanë protestuar me synimin që të ndalin ekzekutimet. Në videon dëgjohen të shtëna dhe policia shihet duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën. Një person është hospitalizuar, ndërkaq disa të tjerë po ashtu kanë marrë lëndime.

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar Iranin se po përdor dënimin me vdekje si mjet për të frikësuar publikun, pas protestave masive që shpërthyen shtatorin e kaluar, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të re, që ishte ndaluar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së shamisë së kokës.

Vitin e kaluar, në Iran u ekzekutuan të paktën 582 persona, që paraqet numrin më të lartë të ekzekutimeve që nga viti 2015, kanë raportuar organizatat joqeveritare. Por, numri i ekzekutimeve është rritur këtë vit, me Iran Human Rights që ka raportuar se vetëm deri më tani gjatë këtij viti janë ekzekutuar 218 persona./REL/

vrasje ne iran

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet