15 Prill 2023, 11:12
Nga a.l
Foto ilustruese
FRANCË- Një gjykatë franceze ka dënuar 11 anëtarë të dyshuar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) me akuzën e financimit të terrorit për fushatën e saj për të kërkuar autonomi për pakicën në juglindje të Turqisë. Të akuzuarit, të gjithë kurdë nga Turqia që flasin pak ose aspak frëngjisht, dyshohet se janë pjesë e një rrjeti që kërkon të ashtuquajturën taksë revolucionare, ose "kampanya" nga diaspora kurde. Gjykata e Parisit zbuloi se sasi të konsiderueshme fondesh ishin marrë përmes kërcënimeve, duke përfshirë përjashtimin nga komuniteti.
Katër nga të akuzuarit tashmë ishin në paraburgim, dhe dy nuk u paraqitën para gjykatës. Të pandehurit mohuan se i përkisnin PKK-së, duke thënë se ajo nuk kishte prani në Francë. Dënimet varionin nga tre vjet burg me kusht deri në pesë vjet pas hekurave me një vit pezullim.
Hetimi filloi në vitin 2020, kur dy gra kurde të moshës 18 dhe 19 vjeç u raportuan të zhdukura në Francën juglindore. Hetimi zbuloi një rrjet të bazuar rreth një shoqate kurde në qytetin jugor të Marsejës, për të cilën prokurorët thonë se po mblidhte një formë të taksës së komunitetit, "kampanya", që financon PKK, shkruajnë mediat e huaja.
E cilësuar si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Turqia, PKK ka zhvilluar një luftë të armatosur prej dekadash kundër Ankarasë për një autonomi më të madhe për pakicën kurde. Qelizat e organizuara besohet se janë aktive në mesin e deri në 150,000 banorëve kurdë të Francës, si dhe midis 100,000 në Holandë dhe komunitetit milionarë në Gjermani.
pkk
Bota
15 Prill 2023, 10:51
a.l
ëang Yi
KINË- Kryediplomati kinez, Wang Yi në një takim me Ministren e Jashtme gjermane, Analena Burbock tha se ai shpreson dhe b...
Bota
15 Prill 2023, 10:31
a.l
Flamuri i Rusisë
RUSI- Një grua ruse u arrestua në Suedi me akuzën e spiunazhit. Mediat e huaja raportojnë se arrestimi i saj &eu...
Bota
15 Prill 2023, 10:31
k.m.
Fumio Kishida
TOKIO- Pamje të tjera janë publikuar nga sulmi ndaj kryeministrit japonez Fumio Kishida gjatë vizitës së tij në...
Bota
15 Prill 2023, 10:20
a.l
Mevlut Çavusoglu
TURQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu beson se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë...
Bota
15 Prill 2023, 10:13
k.m.
Emmanuel Macron
PARIS- Pavarësisht reagimit të zemëruar të turmës, presidenti francez Emmanuel Macron nënshkroi reformë...
Bota
15 Prill 2023, 10:03
k.m.
Foto ilustruese
Në Shtetet e Bashkuara, Administrata Federale e Aviacionit, FAA, miratoi të premten një liçencë të shum&eum...
Bota
15 Prill 2023, 09:51
k.m.
Foto ilustruese
TETOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, në spitalin e gjinekologjisë, atje ku pacient&eum...
Bota
15 Prill 2023, 09:36
k.m.
Momenti i kafshimit
MALDIVE- Një notare 30-vjeçare në Maldive ka përjetuar momente tmerri kur është kafshuar nga një p...
Bota
15 Prill 2023, 09:29
k.m.
Clarence Thomas
Donatori konservator amerikan Harlan Crow bleu tre prona që i përkisnin anëtarit të Gjykatës së Lartë, C...
Bota
15 Prill 2023, 09:06
k.m.
Annalena Baerbock dhe Qin Gang
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje Kinës që të angazhohet ndaj Moskës p&...