LIVE UPDATES
Bota

Epoka e re e Gjermanisë: Me apo pa Kinën?

Në ditën e dytë të vizitës së saj në Kinë, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock u takua me kolegun e saj Qin Gang në Pekin për një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh.

15 Prill 2023, 09:06 Nga k.m.
Epoka e re e Gjermanisë: Me apo pa Kinën?
Annalena Baerbock dhe Qin Gang

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje Kinës që të angazhohet ndaj Moskës për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në Pekin, ajo këshilloi gjithashtu kundër dërgimit të armëve në Rusi. Në ditën e dytë të vizitës së saj në Kinë, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock u takua me kolegun e saj Qin Gang në Pekin për një shkëmbim të thelluar pikëpamjesh. Në lidhje me luftën ruse të agresionit kundër Ukrainës, ministrja gjermane tha se ishte thelbësore "të mos lejohen dërgesat e armëve në Rusi që zgjasin këtë agresion dhe gjithashtu të parandalohet që mallra me përdorim të dyfishtë të përdoren për luftë".

Bashkëbiseduesi kinez u përgjigj: Ne nuk furnizojmë dhe nuk do të furnizojmë as më vonë me armë palët në konflikt. Përveç kësaj, ne kontrollojmë eksportin e të ashtuquajturave mallra me përdorim të dyfishtë, të cilat mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake në përputhje me ligjin, tha Ministri i Jashtëm Qin Gang. Roli i Kinës në çështjen e Ukrainës është të promovojë pajtimin dhe të çojë përpara negociatat e paqes.

"Ne nuk do t'i hedhim benzinë zjarrit,”- tha ai sipas përkthimit zyrtar.

Pekini duhet të përdorë fuqinë e tij të ndikimit

Baerbocku tha se vizita e presidentit Xi Jinping në Moskë tregoi se asnjë vend tjetër nuk ka aq shumë ndikim te Rusia sa Kina.

"Vendimi se si e përdor këtë ndikim ndikon drejtpërdrejt në interesat themelore të Evropës."

Të drejtat e anëtarëve të përhershëm në Këshillin e Sigurimit shoqërohen gjithashtu me një përgjegjësi të veçantë për Kinën, i bëri thirrje ajo Pekinit. Është një gjë e mirë që Kina ka sinjalizuar se është e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje, tha Baerbocku, duke iu referuar një dokumenti të Pekinit për luftën në Ukrainë që është kritikuar në Perëndim.

"Por më duhet të them hapur se pyes veten pse qëndrimi kinez i deritanishëm nuk përfshin një kërkesë ndaj agresorit rus për të ndaluar luftën. Të gjithë e dimë se presidenti Putin do të kishte mundësinë ta bënte këtë në çdo moment".

Gjatë vizitës së saj të parë, Baerbocku dhe kolegu i tij kinez Qin Gang folën për rreth dy orë, pothuajse dy herë më shumë se sa ishte planifikuar, në formatin e Dialogut Strategjik Kino-Gjerman. Gjatë deklaratës së tyre të përbashkët përfundimtare, ata ishin të sjellshëm, por të papajtueshëm në thelb. Nuk pati një afrim të dukshëm në qëndrimet kontradiktore, për shembull në çështjen e të drejtave të njeriut ose në qëndrimin për të adoptuar kundrejt Tajvanit.

Baerbock tha se një përshkallëzim ushtarak rreth republikës ishullore të Tajvanit të sunduar në mënyrë demokratike, të pretenduar nga Kina, do të ishte një "skenar tmerri" për botën. 50 për qind e trafikut tregtar në botë kalon përmes ngushticës së Tajvanit. "Vala goditëse e kësaj krize ekonomike” do të prekte edhe Kinën.

"Konfliktet duhet të zgjidhen vetëm në mënyrë paqësore,"- paralajmëroi politikania e Të Gjelbërve. Baerbocku ripohoi politikën e Gjermanisë për një Kinë, ku Pekini njihet si qeveria e vetme legjitime e Kinës dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me Tajvanin. Ajo theksoi megjithatë se ndryshimi i status quo-së me forcë nuk ishte i pranueshëm.

Qin Gang foli kundër çdo ndërhyrjeje të huaj. Tajvani është pjesë e Kinës, e cila nuk lejon asnjë ndërhyrje nga jashtë. Nëse shtetet e tjera "respektojnë me të vërtetë" parimin e një Kine, ata duhet të refuzojnë aktivitetet separatiste në Tajvan. Kina e konsideron Tajvanin, me një popullsi prej 23 milionë banorësh, si pjesë të Republikës Popullore dhe kërcënon ta pushtojë. Ishulli, megjithatë, nuk ka qenë kurrë pjesë e Republikës Popullore dhe ka pasur një qeveri të pavarur për më shumë se 70 vjet. Që nga viti 1979, SHBA janë zotuar të sigurojnë aftësinë mbrojtëse të Tajvanit, e cila deri tani ka nënkuptuar më së shumti dërgesa armësh. Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, është shtuar droja se Kina do të veprojë në të njëjtën mënyrë kundër Tajvanit.

Nuk ka mësues për të drejtat e njeriut

Pasi Baerbocku shprehu shqetësimin për zvogëlimin e hapësirave të lirisë për shoqërinë civile dhe të drejtat e njeriut në Kinë, Qin Gang u mbrojt nga kritikat në një fjalim të gjatë. "Ajo që Kina ka nevojë më së paku është një mësimdhënës perëndimor", tha ai. Secili shtet ka kushtet e veta dhe kontekstin e tij kulturor dhe historik. Kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, "nuk ka standarde uniforme në mbarë botën".

Baerbock kundërshtoi se pohimin se nuk ekzistojnë standarde të përbashkëta për të drejtat e njeriut në mbarë botën dhe kujtoi Kartën e OKB-së dhe Konventën e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Këto përmbajnë të drejta universale të njeriut që të gjithë anëtarët e OKB-së janë të detyruar t'i respektojnë. Duke iu përgjigjur akuzave për persekutim, veçanërisht kundër myslimanëve ujgurë në rajonin veriperëndimor të Xinjiang, ministri i Jashtëm i Kinës tha se nuk fjala nuk ishte për të drejtat e njeriut, por për luftën kundër radikalizmit dhe separatizmit. Ka forca kundër Kinës jashtë shtetit që po e përdorin çështjen e Xinjiang për të frenuar ngritjen e Kinës.

Pritje e madhe për Baerbockun

Udhëheqësit kinezë i rezervuan një mikpritje përgjithësisht miqësore Baerbockut, e cila shihet në Pekin si kritike ndaj Kinës në kuadër të qeverisë federale gjermane. Gjatë pjesës së parë të vizitës së saj në qytetin port të Tianjit ajo u takua me kreun e partisë Chen Min'er, i cili, si anëtar i Byrosë Politike, është një peshë e rëndë në udhëheqjen e shtetit. Ministri i Jashtëm u prit në Pekin edhe nga zëvendëspresidenti Han Zheng.

Ministri i Jashtëm Qin Gang udhëtoi gjithashtu posaçërisht në Tianjin - 120 kilometra larg kryeqytetit - për t'u takuar me Baerbockun. Të premten në mëngjes, ata vizituan një kompani gjermane të specializuar në elektromobilitet. Vetë ministri është me origjinë nga metropoli ekonomik. Kompania Vitesco, me qendër në Regensburg në Bavari, ka prodhuar pajisje elektrike plotësisht të integruara në Tianjin që nga viti 2019. Që nga nëntori 2021, grupi ka operuar atje një qendër kërkimi dhe zhvillimi.

Pas vizitës në Vitesco, Baerbock dhe kolegu i saj udhëtuan për në Pekin me një tren me shpejtësi të lartë, me shpejtësi deri në 350 kilometra në orë, ku qenë në program një takim i shkurtër me Zëvendëspresidentin Han Zheng dhe një vizitë në një tempull Lama. Të shtunën, ministrja planifikon të fluturojë për në Korenë e Jugut. Të dielën, Baerbock do të udhëtojë në Japoni për takimin e ministrave të jashtëm të G7./DW

annalena baerbock qin gang

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen