Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha gjithashtu se shtatë persona besohej se ishin bllokuar nën rrënoja.
Të paktën pesë persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën të premten nga një sulm ajror rus mbi qytetin Sloviansk në lindje të Ukrainës. Sipas Policisë Kombëtare të Ukrainës, raketat ruse S-300 goditën 10 ndërtesa banimi dhe objektiva të tjera. Dy katet e siperme të një ndërtese pesëkatëshe u shembën pas sulmit.
Një fëmijë i mitur u nxor i gjallë nga rrënojat, por vdiq rrugës për në spital, tha Daria Zarivna, një zyrtare e lartë në zyrën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha gjithashtu se shtatë persona besohej se ishin bllokuar nën rrënoja.
“Shteti mëkatar demonstron edhe një herë shpirtin e tij”, shprehej zoti Zelenskyy në një postim të shoqëruar me pamjet e një ndërtese të dëmtuar. “Duke vrarë njerëz në mes të ditës. Duke shkatërruar gjithçka që ka jetë”.
Rusia shton përpjekjet në Bakhmut
Trupat ukrainase janë detyruar të tërhiqen nga disa pjesë të qytetit Bakhmut pasi forcat ruse ndërmorën një sulm të ri në qytetin e shkatërruar nga lufta.
Në vlerësimin e saj të përditshëm, ushtria britanike tha të premten se, “Rusia ka ringjallur sulmin e saj në qytetin Bakhmut të rajonit Donetsk pasi forcat e ushtrisë ruse dhe Grupi Wagner kanë përmirësuar bashkëpunimin”.
Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka tërhequr trupat nga zona të tjera në front për të krijuar premisat e një sulmi të madh në qytetin Bakhmut, të cilin Moska është përpjekur për nëntë muaj që ta marrë, për të rifituar vrullin e fillimit të agresionit në shkallë të gjerë më shumë se një vit më parë.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar, tha se komandantët rusë i kishin sjellë trupat në Bakhmut nga zona të tjera. “Armiku po përdor atje njësitë e tij më profesionale dhe po shfrytëzon në mënyrë të konsiderueshme artilerinë dhe mjetet ajrore”, shkroi ajo në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Çdo ditë, armiku kryen në Bakhmut 40 deri në 50 operacione dhe 500 goditje me artileri," vuri në dukje ajo.
Njoftimet nga ushtria britanike thonë se ukrainasit ende kontrollojnë pjesët perëndimore të qytetit por dy ditë më parë ishin sulmuar ashpër nga zjarri i artilerisë ruse./VOA
Silvio Berlusconi ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është mirë. "Il Cavaliere" ka kaluar një natë tjet&eu...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, 80 vjeç, lajmëroi se ai ka marrë vendimin për t'u rizgjedhur në zgjedhjet e vitit...
Lula BRAZILIA- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva kritikoi rolin e dollarit amerikan në ekonominë botërore dhe sulmoi Fondin Mo...
BRAZILIA- Një grua nga Brazili, e cila njihet në internet edhe si “Bruna Barbie”, ka më shumë se 20 milionë ndjekës ...
Mike Pompeo SHBA- Ish-sekretari republikan i shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo njoftoi se ai nuk do të jetë kandidat për president. Lajmi...
Foto ilustruese SHBA- Reliket e viruseve të lashta – që kanë kaluar miliona vite të fshehura brenda ADN-së njerëzore &n...
Pamje nga sulmi TOKIO- Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida është evakuuar i padëmtuar, pasi ndaj tij u hodh një bombë tymi...
Fatmir Bislimi Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bislimi gjatë një interviste me Zërin e Amerikës tha...
Donald Trump Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për gati shtatë orë, pyetjeve të zyrës së Prokurore...
Tik tok SHBA- Montana pritet të jetë shteti i parë amerikan që do të bllokojë plotësisht platformën e Tik-Tok.&nbs...