15 Prill 2023, 08:39
Nga k.m.
Silvio Berlusconi
ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është mirë. "Il Cavaliere" ka kaluar një natë tjetër të qetë në repartin e kujdesit intensiv të spitalit San Raffaele në Milano. Sipas mediave italiane, lideri i "Forza Italia" ndodhet në spital që prej të mërkurës për një infeksion në mushkëri, por gjendja e tij po përmirësohet vazhdimisht.
Në buletinin e fundit mjekësor të publikuar të enjten, profesor Alberto Zangrillo dhe profesor Fabio Ciceri nënvizuan se në 72 orët e fundit ka pasur një përmirësim të vazhdueshëm në funksionin e frymëmarrjes dhe të veshkave.
Ish-kryeministri vuan prej disa kohësh nga leuçemia kronike dhe është shtruar në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar një infeksion të mushkërive si rezultat i një dobësimi të fortë të përgjithshëm të shkaktuar nga leuçemia.
Manjati i medias ka pësuar disa goditje në shëndet në vitet e fundit, duke përfshirë kontraktimin e COVID-19 në 2020. Pasi u lirua nga një qëndrim 10-ditor në spital, ai tha se sëmundja kishte qenë e rëndë dhe ishte sfida më e rrezikshme me të cilën ishte përballur ndonjëherë. Ai iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës në vitin 2016 dhe ka mposhtur kancerin e prostatës. Berlusconi dha dorëheqjen si kryeministër për herë të fundit në vitin 2011, pasi Italia iu afrua një krize borxhi si ajo e Greqisë dhe u përball me skandale të shumta, veçanërisht rreth festave të tij famëkeqe "bunga-bunga". Por, ai u kthye në Senat pas zgjedhjeve të përgjithshme shtatorin e kaluar.
silvio berlusconi
Bota
15 Prill 2023, 08:30
k.m.
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, 80 vjeç, lajmëroi se ai ka marrë vendimin për t'u rizgjedhur në zgjedhjet e vitit...
Bota
15 Prill 2023, 08:15
k.m.
Lula
BRAZILIA- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva kritikoi rolin e dollarit amerikan në ekonominë botërore dhe sulmoi Fondin Mo...
Bota
15 Prill 2023, 08:01
k.m.
BRAZILIA- Një grua nga Brazili, e cila njihet në internet edhe si “Bruna Barbie”, ka më shumë se 20 milionë ndjekës ...
Bota
15 Prill 2023, 07:57
k.m.
Mike Pompeo
SHBA- Ish-sekretari republikan i shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo njoftoi se ai nuk do të jetë kandidat për president. Lajmi...
Bota
15 Prill 2023, 07:44
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Reliket e viruseve të lashta – që kanë kaluar miliona vite të fshehura brenda ADN-së njerëzore &n...
Bota
15 Prill 2023, 06:49
k.m.
Pamje nga sulmi
TOKIO- Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida është evakuuar i padëmtuar, pasi ndaj tij u hodh një bombë tymi...
Bota
14 Prill 2023, 22:53
k.m.
Fatmir Bislimi
Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bislimi gjatë një interviste me Zërin e Amerikës tha...
Bota
14 Prill 2023, 22:39
k.m.
Donald Trump
Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për gati shtatë orë, pyetjeve të zyrës së Prokurore...
Bota
14 Prill 2023, 22:26
a.l
Tik tok
SHBA- Montana pritet të jetë shteti i parë amerikan që do të bllokojë plotësisht platformën e Tik-Tok.&nbs...
Bota
14 Prill 2023, 22:25
k.m.
Pamje nga protestat
PARIS- Gjykata Kushtetuese e Francës mbështeti sot planet e qeverisë së presidentit Emmanuel Macron për të...