LIVE UPDATES
Bota

Akuzohet për spiunazh në Shqipëri, BIRN: Prokuroria e Elbasanit mbron kërkesën e Rusisë për ekstradimin e Svetlana Timofeeva

Gjykata dëgjoi parashtrimet e palëve në çështjen për ekstradimin e blogeres së akuzuar për spiunazh Svetlana Timofeeva. Prokuroria mbrojti në seancë kërkesën për ekstradim duke referuar garancitë e marra nga Rusia dhe faktin që kërkesa ishte e saktë formalisht dhe substancialisht. Mbrojtja këmbënguli se Timofeeva do të persekutohej politikisht dhe kërkoi rrëzimin e kërkesës

17 Mars 2023, 23:09 Nga DOSJA
Akuzohet për spiunazh në Shqipëri, BIRN: Prokuroria e Elbasanit
Svetlana Timofeeva

TIRANË- Pavarësisht se ka një çështje në hetim ndaj saj në Shqipëri prokuroria e Elbasanit i kërkon gjykatës të procedojë me ekstradimin në Rusi të blogeres Svetlana Timofeeva. Në parashtrimet e depozituara me shkrim në gjykatë nga prokurori Mustafa Turku, që u lexuan në seancën e 17 marsit, prokuroria mbron kërkesën e Rusisë për ta ekstraduar Timofeevën, të cilën Moska e akuzon për “marrje të paligjshme të informacionit sekret shtetëror”.

“Në rastin konkret kërkesa për ekstradimin në Rusi të shtetases Timofeeva është në puthje në aspektin formal dhe substancial dhe me kriteret dhe rregullat e përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare”, thuhet në kërkesën e prokurorisë të cilën BIRN e ka.

Njëlloj si Ministria e Drejtësisë edhe prokuroria e bazon kërkesën te garancitë e marra nga homologët rusë. “Prokuroria e Përgjithshme e Federatës Ruse garanton se kërkesa e ekstradimit nuk ka për qëllim përndjekjen e personit për arsye politike, për shkak të racës, fesë, kombësisë ose pikëpamjeve politike”, thuhet në kërkesën për ekstradim.

Në të po ashtu pretendohet se Timofeevës do i jepet mundësitë për mbrojtje dhe se nuk do i nënshtrohet torturës. Prokuroria thotë se po ashtu kishte marrë garanci se ambasada e Shqipërisë në Rusi do mund ta vizitonte Timofeevën në rast ekstradimi dhe se çështjet që lindnin mund të diskutoheshin në video konferenca.

Në kërkesë nuk vihet në dukje se si ekstradimi në Rusi do të ndikonte apo jo në çështjen në hetim në Shqipëri, për të cilën prokuroria e Elbasanit mban prej 8 muajsh në qeli Timofeevën dhe dy persona të tjerë.  “Nga ana jonë vlerësohet se duhet të merret në shqyrtim nga gjykata kërkesa jonë për ekstradimin e shtetases Timofeeva S.V.pasi si kërkesë është në përputhje me Konventën Europiane mbi Ekstradimin”, shprehet prokuroria.

Mbrojtësit e Timofeevës Isuf Shehu dhe Fatmir Lushi dhe vetë 33-vjeçarja, e cila përballet edhe në Shqipëri me akuza të ngjashme për të cilat ëshët ende në hetim, e kundërshtuan ekstradimin. Në parashtrime Shehu thotë se prokuroria nuk mund të mjaftohet me garancitë nga Rusia, por duhet të mbledhë prova se “kjo garanci zbatohet”. Duke paraqitur një listë me raporte nga organizata ndërkombëtare dhe qëndrime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut Shehu shprehet në mbrojtje se garancitë e dhëna “nuk respektohen” nga Rusia.

Në parashtrime ata këmbëngulin se Timofeeva, e cila ka kërkuar azil politik në Shqipëri, rrezikon të persekutohet politikisht në Rusi. Avokatët i mëshojnë faktit që e mbrojtura prej tyre ka kundërshtuar luftën në Ukrainë dhe regjimin e Putinit.

BIRN mësoi se Timofeeva po ashtu e kundërshtoi ekstradimin. Ajo i tha gjykatës se familja e saj ishte nën presion në Rusi dhe se blogerë të tjerë ishin përballur me akuza të ngjashme.

Svetlana Timofeeva 33 vjeç u arrestua më 20 gusht së bashku me Mikahil Zorin, 23 vjeç dhe ukrainasin Fedir Alpatov, 24 vjeç, pas një incidenti të ndodhur brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh.

Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spray me piper kundër tyre.

Tre të arrestuarit njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex”; të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura, përfshi objekte ushtarake të “Luftës së Ftohtë”.

Megjithatë, prokuroria shqiptare i akuzon ata për spiunazh dhe pretendon se treshja kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare – dyshime të pranuara deri më tani nga gjykatat që zgjatën masën e sigurimit ndaj tyre.

Për çështjen e ekstradimit Gjykata e Elbasanit do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare në 4 prill në orën 14.30.

Marrë nga BIRN

svetlana timofeeva ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll
Bota 17 Mars 2023, 22:08 k.m.f.i.

Gjendet uraniumi i zhdukur në Libi

Foto ilustruese LIBI- Ushtria kombëtare libiane ka njoftuar se sasia prej 2.5 ton uranium natyror e raportuar e zhdukur është gjetur. IAEA p...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen