17 Mars 2023, 21:28
Nga a.l
Albin Kurti dhe Derek Chollet
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Ohri ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Përmes një postimi në 'Twitter', Kurti ka bërë me dije se me Cholletin biseduan për rëndësinë e takimit në Ohër ditën e nesërme dhe përkushtimin e Kosovës që ky raund i dytë i bisedimeve të përfundojë me sukses.
“Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar Kurti.
Takimi në Ohër
Në takimet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përveç delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit. Escobar më 17 mars në Prishtinë u takua me krerët shtetërorë dhe u shpreh optimist për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Escobar, tha se në Ohër delegacioni i Kosovës udhëton me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë. Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.
albin kurti derek chollet
Bota
17 Mars 2023, 21:23
a.l
Protestë në Serbi
SERBI- Me sloganin “Jo kapitullimit” dhe thirrjet “Kosova është Serbi”, sonte (17 ...
Bota
17 Mars 2023, 21:11
a.l
Kryetari i ICC, gjyqtari Piotr Hofmański (Gjykata Penale Ndërkombëtare)
RUSI- Presidenti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP), P...
Bota
17 Mars 2023, 21:13
f.i
Medina Dauti
KOSOVË- Gjykata e Gjilanit ka dënuar me 1 vit e gjysëm burg mësuesin Kastriot Kurti, pasi ky i fundit ka ngacmuar se...
Bota
17 Mars 2023, 21:05
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Pas incidentit një javë më parë, SHBA ka dërguar një dron të ri zbulues RQ-4 Global HaWk mbi Detin...
Bota
17 Mars 2023, 21:01
a.l
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
MAQEDONI E VERIUT- Nesër më datë 18 mars, kryeministri i Kosovës, ...
Bota
17 Mars 2023, 21:03
k.m.
Tik Tok
Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew, është planifikuar të dëshmojë para Komisionit të Dhomës së Për...
Bota
17 Mars 2023, 20:46
a.l
Avioni luftarak
RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka dhënë nderime shtetërore për pilotët e dy avionëve luftarak...
Bota
17 Mars 2023, 20:41
k.m.
Vladimir Putin
RUSI- Pas më shumë se një viti zemërimi ndërkombëtar ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe mizorive tro...
Bota
17 Mars 2023, 20:41
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Pa marrë parasysh nëse del ndonjëherë në bankën e të akuzuarve ose jo, presidenti i Rusisë, Vl...
Bota
17 Mars 2023, 20:42
F.M
Meksikë
MEKSIKË- Një djalë 14-vjeçar, të cilit nuk i është bërë me dije, por njihet si “El Chapi...