Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në këtë ngjarje mori pjesë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, zëvendëskryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, Konstantin Kosachev, ideologu Aleksandr Dugin dhe oligarku Konstantin Malofeyev.
BULLGARI- Ish-deputeti bullgar, i akuzuar për spiunim për Rusinë dhe i sanksionuar nga Uashingtoni për korrupsion, është zgjedhur kryetar i Lëvizjes Ndërkombëtare të Rusofilëve (MDR). Ky grup mbështetet nga Ministria e Jashtme ruse dhe pretendon se ka anëtarë nga 40 shtete. Nikolai Malinov, i cili po ashtu është lider i grupit lobues pro-Rusisë në Bullgari, që njihet me emrin Lëvizja Kombëtare Rusofile, dhe garon për deputet në zgjedhjet parlamentare të muajt të ardhshëm në Rusi, u zgjodh me votë unanime si kryetar i MDR-së, gjatë kongresit të kësaj lëvizjeje që u mbajt në Moskë më 14 mars.
Në këtë ngjarje mori pjesë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, zëvendëskryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, Konstantin Kosachev, ideologu Aleksandr Dugin dhe oligarku Konstantin Malofeyev.
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe patriarku rus Kirill, dërguan mesazhe urimi në këtë kongres. Më 2019, Malinov, ish-deputet i Partisë Socialiste të Bullgarisë (BSP) u akuzua për financim dhe spiunim për dy organizata ruse dhe iu ndalua që të udhëtonte jashtë vendit.
Muajin e kaluar, Malinov u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania për korrupsion së bashku edhe me shtatë politikanë të tjerë bullgarë, që kanë qenë anëtarë të Parlamentit apo kanë pasur pozita qeveritare.
Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se Malinov, të cilit i është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit, kishte korruptuar një gjykatës bullgar për t’i lejuar që të shkonte në Rusi që personalisht të pranonte Medaljen e Miqësisë që ia ndau Putini më 2019.
Partia e Malinovit, Rusofilët për Ringjalljen e Atdheut dhe grupi Lëvizja Kombëtare Rusofile janë nën sanksione amerikane, sipas Aktit Magnitsky, që shënjestron shkelësit e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin në mbarë botën. Edhe pse ende ka akuzë për spiunazh, Malinov aktualisht është kandidat për zgjedhjet e 2 prillit nga koalicioni Bullgaria Neutrale, ku bën pjesë grupi i tij Lëvizja Kombëtare Rusofile. Është e paqartë se si atij iu lejua që të udhëtonte për në Moskë sërish, pasi ndaj tij ka urdhër që të mos lejohet të udhëtojë jashtë vendit. /REL
Bashar al-Assad SIRI- Presidenti sirian Bashar al-Assad i ofroi të mërkurën presidentit rus Vladimir Putin mbështetjen e tij në ko...
Leo DiCaprio ITALI- Një dokument origjinal, i gjetur nga studiuesi Carlo Vecce në Arkivin Shtetëror të Firences, rishkruan histori...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se ai është i vetmi kandidat për president të vitit 2024 q...
Avioni SHBA- Incidenti mbi Detin e Zi ka sjellë reagime të njëpasnjëshme të palëve SHBA-Rusi. Kjo e fundit ka reaguar së...
Banka ZVICËR- Pranimi i Credit Suisse Group se ka "dobësi" në pasqyrat e saj financiare, pasi kostoja e sigurimit të obligaci...
Foto ilustruese EKUADOR- Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso rrezikon shkarkimin nga detyra, por edhe një gjyq politik të nisur ndaj tij, e gj...
Stërvitja detare RUSI- Marina e Kinës, Iranit dhe Rusisë po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët detare...
Nord Stream RUSI- Një objekt i dyshimtë është parë nën tubacionin rus të gazit natyror Nord Stream 2. Preside...
Jorn Rohde KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se është “i sigurt” se Kosov&eu...
Albin Kurti dhe Roberta Metsola KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Strasburg, ka zhvilluar takim...