LIVE UPDATES
Bota

Algoritme të paqarta, mbrojtje e pamjaftueshme, gjuhë urrejtjeje dhe dezinformim/ DW: Alternativat evropiane të platformave sociale

Kompani të mëdha si Meta apo ByteDance kanë jo vetëm fuqi të madhe në treg – deri në tre miliardë përdorues të Instagramit dhe pothuajse dy miliardë të TikTok-ut flasin vetë. Ndikimi i tyre shkon përtej dominimit të tregut, sepse algoritmet e platformave ndikojnë se cilat informacione na arrijnë dhe, deri diku, si e perceptojmë botën përmes filtrit të rrjeteve sociale.

29 Maj 2026, 09:39 Nga E. D
Algoritme të paqarta, mbrojtje e pamjaftueshme, gjuhë urrejtjeje dhe
foto ilustruese

SHBA- Koncerni "Meta” ndoshta ju thotë diçka, por jini të sinqertë: "ByteDance”? Nuk keni dëgjuar kurrë, apo jo? Kështu mund t'u ndodhë shumë përdoruesve të rrjeteve sociale, megjithatë miliarda njerëz përdorin çdo ditë produktet e tyre: Instagramin dhe Facebook-un e Meta-s, "X”, dikur Twitter, i Elon Musk, apo TikTok-un – dhe ky i fundit vjen, pikërisht, nga ByteDance. Të mëdhenj dhe të fuqishëm janë bërë me kalimin e viteve këta, edhe kompani të tjera teknologjike. Në Evropë po bëhen përpjekje të mëdha për të kufizuar ndikimin e tyre. Ja pyetjet dhe përgjigjet më të rëndësishme.

Përse kritikohen kompani të mëdha teknologjike?

Kompani të mëdha si Meta apo ByteDance kanë jo vetëm fuqi të madhe në treg – deri në tre miliardë përdorues të Instagramit dhe pothuajse dy miliardë të TikTok-ut flasin vetë. Ndikimi i tyre shkon përtej dominimit të tregut, sepse algoritmet e platformave ndikojnë se cilat informacione na arrijnë dhe, deri diku, si e perceptojmë botën përmes filtrit të rrjeteve sociale. Kritikët thonë se platformat nuk luftojnë mjaftueshëm kundër lajmeve të rreme, nxisin polarizimin, favorizojnë përmbajtjet ekstreme në algoritmet e tyre dhe nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme mbrojtjes së të dhënave – si për shembull te reklamat e personalizuara apo në trajnimin e inteligjencës artificiale të tyre.

Në Evropë, disa vende po debatojnë për ndalimin e rrjeteve sociale për të rinjtë; Australia tashmë e ka vendosur një ndalim të tillë.Ka vite që ekziston një përplasje mes BE-së dhe themeluesit të Meta-s, Mark Zuckerberg, për mënyrën e moderimit të përmbajtjes. Nga "Twitter”, sidomos pas shitjes te Elon Musk dhe riemërtimit në "X”, janë larguar shumë përdorues dhe reklamues. TikTok-ut kinez i atribuohet afërsi me shtetin dhe Partinë Komuniste të Kinës, duke ngritur shqetësime për censurë. Gjithashtu, autoritetet evropiane të sigurisë paralajmërojnë se TikTok/ByteDance ruan të dhëna në shkallë të paqartë, dhe mbetet e paqartë nëse dhe si mund t'i përdorë Kina këto të dhëna.

Cilat alternativa evropiane ekzistojnë?

Ka tashmë alternativa evropiane për Instagramin, X dhe TikTok-un: "Mastodon” nga Gjermania është ndër më të njohurat. Franca ofron "PeerTube”, një alternativë ndaj YouTube të Alphabet (Google). Aplikacioni francez "BeReal” pati një popullaritet të shkurtër në vitin 2022, duke i kufizuar përdoruesit të postojnë vetëm një foto në ditë pa modifikim – për të reduktuar varësinë. Rrjeti holandez "Eurosky” synon ruajtjen e të dhënave në mënyrë të decentralizuar dhe në përputhje me GDPR.

Një alternativë më e re është "W Social” nga Suedia, e lançuar më 9 maj 2026, i cili prezantohet si një rrjet i drejtuar sipas ligjit të BE-së, me të dhëna të ruajtura në Evropë dhe me përdorues të verifikuar realë.

Shumë politikanë evropianë i përshëndesin këto alternativa, pasi synohet sovraniteti digjital. Henna Virkkunen, zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, është aktive në Mastodon që nga qershori 2025. Edhe partia e Gjelbër në Bundestagun gjerman ka propozuar që institucionet publike të përdorin vetëm produkte që nuk janë nën kontrollin e qeverive jo-evropiane.

Çfarë bëjnë ndryshe platformat evropiane?

Shembulli i Mastodon-it tregon ndryshimet: ai funksionon në mënyrë të decentralizuar, ku të dhënat ruhen në servera të ndryshëm, jo në një të vetëm. Ai përdor protokollin "ActivityPub” dhe është pjesë e "Fediversit”, një rrjet platformash të pavarura, kryesisht evropiane. Platformat janë të bazuara në software me burim të hapur, çka i bën më të lira dhe më transparente. Algoritmet shmangin rekomandimet e pafundme dhe favorizimin e përmbajtjeve ekstreme, duke ndihmuar në mbrojtjen e të rinjve dhe parandalimin e varësisë.

Cilat janë disavantazhet?

Avantazhi kryesor i rrjeteve sociale është numri i madh i përdoruesve, që siguron shtrirje dhe dukshmëri. Këtu qëndron edhe dobësia e alternativave evropiane: ato janë ende shumë të vogla për të pasur ndikim global. Përdorimi i tyre shpesh shihet si më i ndërlikuar. Sipas Jochim Selzer nga "Chaos Computer Club”, kërkohet bindje që përdoruesit të shkëputen nga mënyra si janë ambientuar me rrjetet e mëdha sociale dhe të pranojnë faqosjet e ndryshme të këtyre platformave të reja.

Mastodon ka rreth 10 milionë llogari dhe vetëm rreth 1 milion përdorues aktivë mujorë. Platforma PeerTube ka rreth 1 milion video. Edhe kështu ato konsiderohen ndër "të mëdhatë” evropiane. Megjithatë, për momentin nuk duket se alternativat evropiane mund të konkurrojnë seriozisht me gjigantët amerikanë apo kinezë./DW

meta

Sondazh

Poll
Bota 29 Maj 2026, 08:27 E. D

Pse po përhapet Ebola?

foto ilustruese KONGO- Epidemia e Ebolës vazhdon të përhapet në provincat Ituri dhe Kivu Veriore në Republikën Demokratike t&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj