Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një deklaratë zyrtare, Blue Origin foli për një “anomali” gjatë testit të ndezjes dhe funksionimit të motorëve, duke theksuar se nga incidenti nuk pati viktima apo të lënduar. Kompania, e themeluar në vitin 2000 nga miliarderi, Jeff Bezos, nuk dha detaje të mëtejshme rreth shkakut të incidentit.

SHBA- Një raketë “New Glenn” e kompanisë Blue Origin e Jeff Bezos, shpërtheu ndërsa ndodhej në platformën e lëshimit në Cape Canaveral, në Florida. Një video e publikuar nga kanali në YouTube “NasaSpaceflight”, i cili transmeton drejtpërdrejt lëshimet hapësinore nga Florida, tregon momentin kur motorët e raketës ndizen dhe më pas pëson një shpërthim i fuqishëm.
Në një deklaratë zyrtare, Blue Origin foli për një “anomali” gjatë testit të ndezjes dhe funksionimit të motorëve, duke theksuar se nga incidenti nuk pati viktima apo të lënduar. Kompania, e themeluar në vitin 2000 nga miliarderi, Jeff Bezos, nuk dha detaje të mëtejshme rreth shkakut të incidentit.
Blue Origin's New Glenn just blew up at LC-36 while attempting to Static Fire ahead of NG-4.https://t.co/tANS0dWyIH pic.twitter.com/PztxFoBqIw
— NSF - NASASpaceflight.com (@NASASpaceflight) May 29, 2026
“Kemi hasur një anomali gjatë testit të sotëm të ndezjes”, deklaroi kompania në një komunikatë të shkurtër të publikuar në X, duke shtuar se “i gjithë personeli është i sigurt dhe i pranishëm”.
Nga ana tjetër, Jeff Bezos tha në rrjetet sociale se të gjithë punonjësit janë të sigurt dhe se hetimi është në fazat e hershme.
"Është shumë herët për të ditur shkakun rrënjësor, por ne tashmë po punojmë për ta identifikuar atë. Ka qenë një ditë shumë e vështirë, por ne do të rindërtojmë atë që duhet rindërtuar dhe do të kthehemi të fluturojmë. Ia vlen", shkroi ai.
All personnel are accounted for and safe. It’s too early to know the root cause but we’re already working to find it. Very rough day, but we’ll rebuild whatever needs rebuilding and get back to flying. It’s worth it.
— Jeff Bezos (@JeffBezos) May 29, 2026
Kompania po punonte për përgatitjen e raketës me synim dërgimin në orbitën e ulët të Tokës të 48 satelitëve të konstelacionit Amazon Leo, projektuar si konkurrent i rrjetit satelitor Starlink. Incidenti konsiderohet një goditje për planet e Blue Origin në garën gjithnjë e më intensive të industrisë hapësinore private.
Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) tha se ishte në dijeni të incidentit, por tha se testi nuk ishte pjesë e një aktiviteti të kërkuar me leje. Incidenti vjen në një kohë kur Blue Origin tashmë po përballet me sfida në programin e saj të zhvillimit.
Pavarësisht vështirësive të fundit, Blue Origin kishte shënuar një sukses të rëndësishëm nëntorin e kaluar, kur lëshoi një raketë New Glenn nga Florida dhe arriti të ulte me sukses raketën përforcuese të ripërdorshme për herë të parë, një hap i rëndësishëm për misionet e ardhshme hapësinore të kompanisë./Dosja.al
Donald Trump SHBA- Mbetet e pasigurt nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump do ta nënshkruajë memorandumin paraprak të m...
Donald Trump SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani thuhet se janë shumë pranë një marrëveshjeje për...
Scott Bessent SHBA- Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent ka deklaruar se marrëveshja SHBA-Iran, varet nga fakti nëse Presidenti Don...
ICE SHBA- Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ngritur padi kundër katër shteteve me prirje...
Vladimir Putin RUSI- Sulmet masive ruse ndaj Kievit ditët e fundit duket se po konfirmojnë një trend: në Moskë, fraksioni i forcav...
SHBA- Media ndërkombëtare CNN po padit Perplexity, kompaninë e inteligjencës artificiale për kopjim dhe shpërndarje të...
BANGLADESH- Në Bangladesh, një buall albino me një stilim flokësh çuditërisht të ngjashme me modelin karakteris...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha këtë të enjte se ka udhëzuar ushtrinë izraelite të ...
FRANCË- Ligjvënësit francezë votuan të enjten për të shfuqizuar zyrtarisht ligjet e epokës së skl...
SHBA- Gazeta gjermane BILD ka publikuar një analizë ku përshkruan planet dhe strategjinë sekrete të administratës së presid...