LIVE UPDATES
Bota

E Majta kritikon pjesëmarrjen e Gjermanisë në Expo 2027

Përgjigjet e qeverisë, të cilat DW i ka parë, nuk i kënaqën ata që bënë pyetjet. Në një intervistë me DW, deputetja e "Die Linke" dhe anëtare e Komitetit të politikës së jashtme të Bundestagut, Gökay Akbulut, kritikoi hapur atë që ajo e përshkruan si pasivitet sistematik të Berlinit ndaj Beogradit dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq.

29 Maj 2026, 08:32 Nga E. D

E Majta kritikon pjesëmarrjen e Gjermanisë në Expo 2027

Ekspozita ndërkombëtare botërore Expo 2027, e cila do të mbahet në Beograd, ka qenë objekt debati i nxehtë në Serbi për vite me radhë. Ka pasur gjithnjë edhe kritika të zëshme në qarqet demokratike evropiane. Tani tema ka arritur në Bundestagungjerman: Grupi parlamentar i partisë Die Linke (E Majta) i ka dërguar qeverisë gjermane një të ashtuquajtur hetim të vogël, duke kërkuar përgjigje në pyetjet lidhur me rreziqet ligjore, të korrupsionit dhe të sigurisë që lidhen me pjesëmarrjen e Gjermanisë në ekspozitë. Ky mekanizëm mund të përdoret nga deputetët kur duan përgjigje nga qeveria për çështje që nuk janë diskutuar publikisht.

Përgjigjet e qeverisë, të cilat DW i ka parë, nuk i kënaqën ata që bënë pyetjet. Në një intervistë me DW, deputetja e "Die Linke" dhe anëtare e Komitetit të politikës së jashtme të Bundestagut, Gökay Akbulut, kritikoi hapur atë që ajo e përshkruan si pasivitet sistematik të Berlinit ndaj Beogradit dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq.

Pjesëmarrje, por duke respektuar standardet

Akbulut, e cila shprehu pakënaqësi me përgjigjet e Qeverisë gjermane, nuk kërkon që Gjermania ta bojkotojë plotësisht Expo 2027, por e bën të qartë se e konsideron qasjen aktuale të papranueshme.

"Pjesëmarrja nuk duhet të anulohet, por nuk duhet të jetë pa kushte. Është thjesht e papranueshme që qeveria të marrë pjesë në Expo dhe në të njëjtën kohë të injorojë të gjitha kritikat. Ajo duhet të deklarojë qartë se në cilat kushte merr pjesë dhe çfarë ndodh nëse këto kushte nuk plotësohen. Asnjëra nuk është përmbushur."

Sipas saj, me pjesëmarrjen pasive pa vendosur standarde minimale, Gjermania de facto legjitimon një sistem që mundëson korrupsionin dhe minon sundimin e ligjit. "Nuk është një qëndrim neutral, është një vendim politik dhe është jashtëzakonisht problematik për të ardhmen e Serbisë."

Qeveria: "Nuk ka njohuri..."

Përfaqësuesit e Die Linke i bënë qeverisë 32 pyetje në lidhje me Ekspozitën 2027 në Beograd, nga rreziqet e korrupsionit dhe tenderët jotransparentë, deri te standardet e sigurisë dhe ngjashmëritë me projektin e rindërtimit të stacionit hekurudhor të Novi Sadit, çatia e të cilit u shemb në nëntor 2024 dhe mori 16 jetë njerëzish.

Përgjigjet e Qeverisë për shumë nga këto pyetje u reduktuan në një fjali: "Qeveria nuk ka njohuri të veta për këtë zonë". Kur u pyet nëse kompanitë që morën pjesë në rinovimin e stacionit të Novi Sadit ishin gjithashtu të përfshira në projektet e Ekspozitës, qeveria u përgjigj se nuk kishte informacion.

E njëjta përgjigje pasoi pyetjen nëse vlerësimet e ndikimit mjedisor dhe furnizimit me ujë ishin kryer për vendndodhjen e Ekspozitës. E njëjta gjë është edhe me pyetjet në lidhje me rreziqet specifike të korrupsionit, në lidhje me punësimin e paligjshëm të punëtorëve në kantierin e ndërtimit të Ekspozitës, në lidhje me zbatimin e ligjit special serb që përjashton tenderët për Ekspozitën nga legjislacioni i rregullt për prokurimin publik, pra tenderët - pothuajse gjithmonë e njëjta përgjigje.

Akbulut e konsideron një qasje të tillë të papranueshme edhe për çështje që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Ekspozitën. "Përgjigja e qeverisë në lidhje me të ashtuquajturën paketë ligjore Merdic është absolutisht e papranueshme. Ne i themi jo një përgjigjeje të tillë. Është thjesht një deklaratë shumë e dobët dhe nuk e detyron qeverinë të bëjë asgjë. Që Serbia duhet të respektojë standardet e BE-së është thënë prej vitesh. Të gjithë e dinë këtë. Por pyetja është se çfarë bën në të vërtetë qeveria federale,-J nëse Serbia nuk bën asgjë."

Expo: i njëjti sistem, të njëjtat rreziqe

Akbulut në  bisedë për DW e lidhi shembjen e tendës së stacionit hekurudhor të Novi Sadit me mënyrën se si jepen kontratat për Expo-n. "Nuk pretendoj se ka një lidhje të drejtpërdrejtë, kjo duhet të sqarohet nga hetimet e vazhdueshme. Por të dyja rastet kanë rrënjët e tyre në një sistem të shënuar nga korrupsioni. Në të dyja rastet, kontratat publike u dhanë jashtë mekanizmave normalë të kontrollit. Në të dyja rastet, mungon mbikëqyrja e pavarur e ndërtimit."

Një koalicion OJQ-sh i kishte dërguar tashmë një dokument të titulluar "Njoftim Formal" Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave (BIE) në korrik 2025, duke paralajmëruar për shkelje sistematike ligjore, korrupsion dhe rreziqe sigurie që lidhen me Ekspozitën 2027 në Beograd. BIE e publikoi këtë dokument në një platformë të brendshme për shtetet anëtare në tetor 2025, dhe u diskutua gjithashtu në takimin e Bordit Ekzekutiv të BIE në shtator të të njëjtit vit. Gjermania nuk përfaqësohet në këtë bord.

Pse hesht Berlini?

Por pyetja kryesore që shtron Akbulut është: pse Gjermania hesht vazhdimisht për gjendjen e demokracisë në Serbi, edhe ndërsa protestat studentore po e trondisin vendin dhe ndërsa bashkësia ndërkombëtare po e kritikon gjithnjë e më shumë regjimin e Vuçiqit?

"Shoqëria civile dhe lëvizja studentore kanë plotësisht të drejtë. Ata kërkojnë një reagim nga qeveria në Berlin dhe Gjermania mund të ketë një rol të ndryshëm atje, por nuk e merr atë. Kjo ka shkaqe të ndryshme. Sigurisht, bëhet fjalë për interesat ekonomike të kompanive gjermane, por edhe për konsideratat diplomatike ndaj Beogradit dhe në përgjithësi për ngurrimin për t'u përballur publikisht me një kandidat për anëtarësim në BE si Serbia ose për ta kritikuar atë."

Serbia është një treg dhe strukturë e rëndësishme prodhimi për një numër kompanish gjermane nga industria e automobilëve dhe sektori i përpunimit. Vuçiq është trajtuar prej kohësh në kryeqytetet evropiane si një "garantues stabiliteti" në Ballkanin Perëndimor, gjë që i jep atij njëfarë imuniteti diplomatik, thotë një anëtar i partisë së majtë.

"Vuçiç konsiderohet garantuesi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe Berlini shmang një distancim të hapur sepse nuk dëshiron që Beogradi të kthehet më fort drejt Moskës apo Pekinit. Kjo është arsyeja pse thjesht mbyll sytë ndaj asaj që po ndodh aktualisht në Serbi."

Pasoja e kësaj, beson Akbulut, është se Gjermania, duke marrë pjesë në Ekspozitë pa asnjë kusht, i jep regjimit të Vuçiqit prestigj ndërkombëtar. "Gjermania de facto i jep legjitimitet ndërkombëtar regjimit që është përgjegjës për Novi Sadin, ku vdiqën 16 civilë, dhe që e formëson gjyqësorin dhe dhënien e kontratave sipas gjykimit të vet."

Protestat studentore dhe nacionalizmi

Në bisedë, Akbulut hodhi poshtë gjithashtu kritikat e drejtuara lëvizjes studentore në Serbi në disa media gjermane, në lidhje me qëndrimin e supozuar jokritik ndaj narrativave nacionaliste brenda protestave.

"Nuk e ndaj këtë kritikë. Mendoj se protestat studentore janë shumë të larmishme dhe prekin të gjitha shtresat shoqërore. Prandaj, nuk besoj se ato mund të etiketohen thjesht si një problem i pastër i nacionalizmit."

Tradita e pasivitetit: Merkel, Scholz, Merz

Partia e Majtë thekson se ajo ka kërkuar jo vetëm nga Merzi por edhe më parë, nga Olaf Scholz dhe qeveritë e mëparshme përgjigje për qëndrime ndaj këtyre çështjeve.

Akbulu thotë se pasiviteti ndaj Serbisë nuk është një tipar vetëm i një partie ose i një qeverie, por një logjikë e rrënjosur thellë në politikën e jashtme gjermane, sipas së cilës kritika publike ndaj qeverive partnere konsiderohet kundërproduktive.

"Problemi është se pasiviteti dhe përmbajtja e Gjermanisë kanë një çmim, dhe këtë çmim, për fat të keq, e paguan populli i Serbisë."

Akbulut njofton se Die Linke do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Ministrinë e Jashtme dhe institucionet e tjera përkatëse. "Sa më shumë presion të ketë nga shoqëria civile dhe lëvizja studentore dhe sa më shumë presion mediatik, aq më shumë mund të ushtrojmë presion mbi Ministrinë e Jashtme dhe institucionet e tjera përkatëse dhe të themi se ky pasivitet i politikës së jashtme gjermane thjesht nuk është i drejtë."/DW

Sondazh

Poll
Bota 29 Maj 2026, 08:27 E. D

Pse po përhapet Ebola?

foto ilustruese KONGO- Epidemia e Ebolës vazhdon të përhapet në provincat Ituri dhe Kivu Veriore në Republikën Demokratike t&...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë