LIVE UPDATES
Bota

Pse po përhapet Ebola?

Megjithatë, burimet e OBSH-së janë të kufizuara, veçanërisht që kur Shtetet e Bashkuara tërhoqën fondet e tyre vitin e kaluar. OBSH-së i është dashur të ndryshojë ose ndërpresë plotësisht shumë programe, përfshirë ato në Kongo.

29 Maj 2026, 08:27 Nga E. D
Pse po përhapet Ebola?
foto ilustruese

KONGO- Epidemia e Ebolës vazhdon të përhapet në provincat Ituri dhe Kivu Veriore në Republikën Demokratike të Kongos. Nëntëqind raste të dyshuara janë konfirmuar, ndërsa 220 persona kanë vdekur. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pret që ethet shpesh vdekjeprurëse të përhapen më tej në Kongon e pazhvilluar.

"Po përballemi me një shpërthim jashtëzakonisht serioz dhe të vështirë", tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në selinë e agjencisë së OKB-së në Gjenevë.

"Do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet", shtoi Tedros. OBSH synon të ofrojë ndihmë në terren sa më shpejt të jetë e mundur, me pajisje dhe ekspertë.

Megjithatë, burimet e OBSH-së janë të kufizuara, veçanërisht që kur Shtetet e Bashkuara tërhoqën fondet e tyre vitin e kaluar. OBSH-së i është dashur të ndryshojë ose ndërpresë plotësisht shumë programe, përfshirë ato në Kongo.

Jugu po dobësohet

Gjermania është aktualisht donatori më i madh i OBSH-së, por edhe ajo i ka ulur kontributet e saj dhe buxhetin e Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) këtë vit. Ekspertë të politikave shëndetësore në organizatën protestante të ndihmës "Bukë për Botën", kritikuan shkurtimet në një intervistë me DW.

"Duke parë buxhetin e vitit 2026, të gjitha linjat buxhetore në Ministrinë Federale të Shëndetësisë, si dhe në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, janë shkurtuar."

Kjo përfshin kontributet vullnetare në OBSH. Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik ka shkurtuar programet dypalëshe shëndetësore për vite me radhë. "Kjo, sigurisht, ka efekt, se kur sistemet shëndetësore në Jugun Global bëhen gjithnjë e më të dobëta ose nuk forcohen më, shpërthimet si ajo në Republikën Demokratike të Kongos mbeten nën radar për një kohë shumë të gjatë derisa ato përfundimisht të bëhen të dukshme", analizon Julia Stoffner e "Bukë për Botën".

Organizata e ndihmës CARE në Bonn gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të investojë më shumë para në masa ndihme dhe fushata ndërgjegjësimi. Organizata bamirëse katolike Caritas publikoi një apel të ngjashëm.

Nuk ka para të mjaftueshme për luftimin e Ebolës

Në Goma, kryeqytetin e provincës Veriore Tivu në Kongon lindore, organizata gjermane e ndihmës Diakonie ka zyrën e saj. Drejtori i zyrës, Josue Ibulungu, po përpiqet të organizojë ndihmë për rajonet e prekura nga Ebola.

"Vetëm 30 përqind e nevojave mund të përmbushen. Situata është shumë e vështirë për të gjithë punonjësit e ndihmës humanitare. Ulja e fondeve nga shumë donatorë po i bën gjërat jashtëzakonisht të vështira. Edhe për luftën e menjëhershme kundër Ebolës, organizatat po kërkojnë fonde", shpjegoi Josue Ibulungu në një video-konferencë midis Berlinit dhe Gomës.

"Shumë spitale janë shkatërruar nga lufta. Kjo e bën shumë të vështirë për mjekët dhe infermierët të ndihmojnë pacientët me Ebola sepse mungojnë pajisjet e nevojshme." Trupat qeveritare, milicitë, kryengritësit dhe bandat kriminale kanë luftuar për kontrollin e Kongos lindore për dekada të tëra. Konflikti sillet rreth burimeve minerale, tensioneve etnike dhe interesave gjeopolitike të Ruandës dhe Ugandës fqinje.

BMZ: Shkurtimet ndikojnë

Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) thekson se qeveria kongoleze do të marrë afërsisht 160 milionë euro në ndihmë për zhvillim për vitet 2026 dhe 2027. Kjo është më pak se në vitet e kaluara. Në përgjithësi, buxheti i BMZ-së ka qenë në rënie për disa vite.

Parandalimi i sëmundjeve nuk bëhet vetëm përmes ndihmave financiare, por përfshin shumë masa individuale, shpjegoi zëdhënësi i BMZ-së, Benedikt Schöneck, të mërkurën. "Duke parë përpara, është e qartë se shkurtimet në mbështetjen për parandalim natyrisht do të kenë një ndikim përkatës."

Megjithatë, Gjermania po ofron "burime të konsiderueshme" për të siguruar financa për iniciativat ndërkombëtare në vitet e ardhshme. Zëdhënësi Schöneck nuk mundi të jepte shifra specifike. Pavarësisht buxhetit të reduktuar, ministria mbetet e përkushtuar ndaj parandalimit të epidemive në mënyrë që të ofrojë ndihmë të besueshme.

Në përgjigje të shpërthimit të Ebolës në Kongon lindore, Ministria planifikon të dërgojë një ekip ekspertësh atje ose të aktivizojë një në Kongo për të trajnuar punonjës shtesë të ndihmës në terren.

Bukë për Botën: Mbështetja e Organizatave në Kongo

Organizata joqeveritare Bukë për Botën po bën thirrje për një rritje të ndjeshme të fondeve në krizën aktuale. 500 kostumet mbrojtëse që Ministria i shpalli si ndihmë emergjente janë të pamjaftueshme, thotë Julia Stoffner e Bukë për Botën në një intervistë për DW.

"Në të njëjtën kohë, financimi për shëndetin global në tërësi duhet të rritet. Organizatat lokale të shoqërisë civile duhet të forcohen, sepse aty janë njerëzit që i njohin më mirë nevojat dhe rajonet, që kanë qasje në komunitete dhe që kanë besimin e tyre. Popullsia është thelbësore për të përmbajtur shpërthimin, veçanërisht pasi nuk ka vaksina."

Varianti Bundibugyo i virusit Ebola, për të cilin nuk ka as vaksinë dhe as kurë, është i përhapur në Kongon lindore. Zhvillimi i vaksinës do të zgjasë të paktën nëntë muaj, vlerëson Dr. Gisela Schneider e Institutit Gjerman për Misione Mjekësore. Aktualisht, ka gjithashtu mungesë të testeve të shpejta dhe kapacitetit laboratorik për zbulimin e variantit Bundibugyo.

Lauterbach: Kjo është gjithashtu "vetëmbrojtje"

Ish-Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach (SPD), i cili shërbeu gjatë epidemisë Covid-19, bën thirrje për një rritje të ndihmës për zhvillim për të luftuar pandeminë. Parandalimi i përhapjes së sëmundjeve në Afrikë është ndihmë humanitare, por edhe vetëmbrojtje. "Në të njëjtën kohë, sistemet shëndetësore të dobëta kërcënojnë të shkaktojnë valë refugjatësh nga vendet afrikane drejt Evropës", paralajmëroi Lauterbach në gazetën "Rheinische Post".

Kërkesa e populistëve të krahut të djathtë për të ulur më tej ndihmën për zhvillim është plotësisht e gabuar, paralajmëroi Lauterbach. Shkurtime të tilla mund të kenë "pasoja të hidhura"./DW

epidemia e ebolës

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë