LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori italian në Kosovë: Kërkesa jonë ndaj Kurtit është Themelimi i Asociacionit

Megjithatë ambasadori italian pati një kërkesë për kryeministrin, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

7 Mars 2023, 21:40 Nga I.A
Ambasadori italian në Kosovë: Kërkesa jonë ndaj Kurtit
Antonello De Riu

KOSOVË- Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, po vlerëson se nëse marrëveshja e planit evropian synohet të funksionojë, duhet dhënë pëlqimin e plotë për atë dokument. Megjithatë ambasadori italian i ftuar në Klan Kosova, i kërkoi kryeministrit Albin Kurti themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas tij, kjo marrëveshje do të mundësojë përparësi të mëdha dhe të dukshme për zhvillimin ekonomik të dy vendeve por më shumë të Kosovës në veçanti.

”U është kërkuar të dyja vendeve, sepse të dyja vendet, si Kosova edhe Serbia, nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje bazë, e cila megjithatë parashihte një aneks dhe pasi këto dy dokumente nuk u nënshkruan, sot për sot, mund të flasim për një deklaratë politike, pra ka një angazhim nga të dy liderët për të çuar përpara parimet që janë vendosur në marrëveshjen bazë. Por, që marrëveshja bazë të funksionojë duhet dhënë edhe pëlqimin për atë dokument që përcakton hapat që do të bëjnë të mundur zbatimin e marrëveshjes. Prandaj, është një angazhim për të dy, veçanërisht për kryeministrin kosovar është kërkesa që të vazhdohet me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Siç është theksuar disa herë, si nga kolegët e mi, ambasadorët e QUINT-it këtu, në intervistat e mëparshme, por mbi të gjitha në nivel të Brukselit dhe kryeqendrave, kjo marrëveshje, në të vërtetë është një marrëveshje pragmatike, le të themi, merr parasysh situatën aktuale. Në situatën aktuale, sinqerisht ishte maksimumi që mund të arrihej, por është një fazë e ndërmjetme sepse është e qartë se për të vazhduar drejt integrimit të tyre evropian, si Serbia ashtu edhe Kosova do të duhet të arrijnë një moment, në të cilin do të vendoset njohja reciproke.

Para se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, do të duhet të arrijnë një njohje ndërmjet të dyjave, një njohje dypalëshe, megjithatë unë do të doja të fokusohesha në përparësitë që Kosova do t’i ketë që sot, jo vetëm në të ardhmen, që në çdo rast kjo marrëveshje lejon njohjen e simboleve shtetërore, njohjen e integritetit territorial dhe në të njëjtën kohë ka edhe përparësi ekonomike, sepse përmes kësaj marrëveshjeje do të mund të zhbllokohen një sërë pengesash që sot, pikërisht ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, paraqesin një pengesë të konsiderueshme për zhvillimin ekonomik të vetë Kosovës. Çfarëdo problemi që mund të ketë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, gjeografia është ajo që i përcakton zgjedhjet, zgjedhjet afatgjata. Serbia dhe Kosova do të vazhdojnë të jenë fqinj, janë shtete kufitare dhe për të rritur mirëqenien e popullatës, zhvillimin e ekonomive të tyre, është e nevojshme të hiqen ato pengesa politike që sot pengojnë tregtinë e lirë, lëvizjen e çdo lloji të kapitalit. Kjo marrëveshje fillon të ndihmojë këtë proces. Kjo është arsyeja pse ne po shtyjmë fort që të arrihet kjo marrëveshje, e cila nuk është përfundimtare, por tashmë mundëson përparësi të mëdha dhe të dukshme për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe të Kosovës në veçanti”, tha ambasadori italian.

antonello de riu dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet