7 Mars 2023, 21:33
Nga I.A
Vasiliki
GREQI- Një 19-vjeçare e quajtur Vasiliki ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi kur trenat u përplasën në Larisa, Greqi. In.gr shkruan se e reja ndodhej me shokun e saj në mensën e trenit kur ndodhi përplasja fatale. Ata po ktheheshin nga qyteti i tyre, Teba, për në Selanik ku studionin kur e panë veten mes flakëve.
"Në momentin e përplasjes ishim në tavolinën e parë në mensë... U bë një zhurmë dhe gjithçka u nxi. Ka marrë flakë direkt. Shpejt erdhëm në vete. I telefonova shokut dhe më tha që edhe ai ishte gjallë. Para nesh kishte një vrimë në dysheme. Dolëm që andej, dolëm jashtë dhe ecëm disa metra. Ne nuk kishim celularë, gjetëm një telefon të shkyçur. Mora babin dhe i thashë se po digjem. Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët. Dolën edhe njerëz që ishin mirë, me valixhe. Ne u kërkonim njerëzve të na jepnin xhaketa pasi kishim ftohtë. Menduam të shkonim te zjarri që bënte vagoni për tu ngrohur. Menduam se do të vdisnim, se këto ishin momentet tona të fundit," tha ajo.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.
tragjedia e trenave ne greqi
Bota
7 Mars 2023, 21:33
F.M
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak thotë se është i gatshëm që luftojë &c...
Bota
7 Mars 2023, 21:26
I.A
Emmanuel Odunlami
ANGLI- Producenti Emmanuel Odunlami u godit me thikë për vdekje për një orë me vlerë deri në 300,000 p...
Bota
7 Mars 2023, 21:22
I.A
I vrari
UKAINË- Ukraina ka nisur një hetim për të gjetur ushtarë rusë që me sa duket vranë një të burgosu...
Bota
7 Mars 2023, 21:17
F.M
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- “Stop the boats” (stop gomoneve) ishte slogani që shkruhej në foltoren e kryeministrit britanik Rishi Su...
Bota
7 Mars 2023, 21:06
I.A
Prokuroria
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të K...
Bota
7 Mars 2023, 21:06
F.M
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Rishi Sunak, kryeministri aktual i Britanisë së Madhe thotë me bindje se deri në datën e zgjedhjeve t...
Bota
7 Mars 2023, 20:58
I.A
Treni i aksidentuar
EGJIPT- Një person humbi jetën dhe 16 të tjerë u plagosën pasi një tren doli nga shinat dhe u përpla...
Bota
7 Mars 2023, 20:54
F.M
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka dh...
Bota
7 Mars 2023, 20:46
I.A
Albin Kurti dhe Osman Jakupi
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdh&...
Bota
7 Mars 2023, 20:44
I.A
Qin Gang
PEKIN- Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang paralajmëroi të martën se Pekini dhe Uashingtoni po shkojnë drejt "konfliktit dh...