LIVE UPDATES
Bota

Amerikanët janë gjerësisht pesimistë për demokracinë në SHBA, zbulon një sondazh i AP-NORC

Shumica e të rriturve amerikanë thonë se ligjet dhe politikat për çështjet kyçe nuk përfaqësojnë atë që duan shumica e qytetarëve, për çështje që variojnë nga ekonomia dhe shpenzimet qeveritare te politika e armëve, imigracioni dhe aborti.

14 Korrik 2023, 20:54 Nga I.A
Amerikanët janë gjerësisht pesimistë për
Foto ilustruese

SHBA- Një sondazh i ri arrin në përfundimin se vetëm rreth 1 në 10 amerikanë japin vlerësime të larta për mënyrën se si funksionon demokracia në Shtetet e Bashkuara ose sa mirë përfaqëson ajo interesat e shumicës së amerikanëve.

Shumica e të rriturve amerikanë thonë se ligjet dhe politikat për çështjet kyçe nuk përfaqësojnë atë që duan shumica e qytetarëve, për çështje që variojnë nga ekonomia dhe shpenzimet qeveritare te politika e armëve, imigracioni dhe aborti.

Sipas sondazhit të agjencisë Associated Press dhe Qendrës NORC për Kërkime për Çështje Publike, 53% e amerikanëve thonë se Kongresi po bën një punë të dobët në ruajtjen e vlerave demokratike, krahasuar me vetëm 16% që thonë se po bën një punë të mirë.

Gjetjet pasqyrojnë ndasitë e thella politike ndërsa vendi i polarizuar po vuan ende pasojat e pandemisë dhe ngadalësimit ekonomik nga inflacioni dhe frika e një recesioni.

Në intervista, të anketuarit ishin të shqetësuar më pak për ligjet e votimit dhe numërimin e fletëve të votimit – dhe më shumë për rezultatet. Në përgjithësi, rreth gjysma e vendit - 49% - thonë se demokracia nuk po funksionon mirë në Shtetet e Bashkuara, krahasuar me 10% që thonë se po funksionon shumë ose jashtëzakonisht mirë dhe 40% vetëm disi mirë. Rreth gjysma gjithashtu thonë se secila prej partive politike po bën një punë të dobët për të mbështetur demokracinë, duke përfshirë 47% që e thonë këtë për demokratët dhe akoma më shumë - 56% - për republikanët.

"Mendoj se asnjë prej tyre nuk po bën një punë të mirë vetëm për shkak të gjendjes së ekonomisë - inflacioni po na vret," tha Michael Brown, një 45-vjeçar, baba i dy fëmijëve në Bristol të shtetit Kënektikat. “Tani për tani po bëj më shumë para se kam bërë dhe kam më shumë vështirësi se kam patur ndonjëherë.”

Një republikan i moderuar, ai është veçanërisht i zhgënjyer me Kongresin tani, duke i parë problemet që trajton si jo reflektuese të vullnetit të popullit.

"Ata po luftojnë për diçka që nuk ka të bëjë fare me ekonominë," tha zoti Brown, duke veçuar hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët për djalin e Presidentit Joe Biden.

"Hunter Biden - çfarë lidhje ka ai me ne?" pyet ai.

Sondazhi tregon se 53% e amerikanëve thonë se pikëpamjet e "njerëzve të zakonshëm" nuk përfaqësohen mirë nga qeveria, 35% që thonë se janë të përfaqësuar disi mirë dhe 12% shumë ose jashtëzakonisht mirë. Rreth 6 në 10 republikanë dhe të pavarur mendojnë se qeveria nuk po i përfaqëson mirë njerëzit si ata, krahasuar me rreth 4 në 10 demokratë.

Karalyn Kiessling, një studiuese në Universitetin e Miçiganit që mori pjesë në sondazh, sheh shenja shqetësuese. Zonja Kiessling, një demokrate, kohët e fundit u zhvendos në një zonë konservatore dhe u shqetësua kur mësoi se ata që përhapin teori konspiracioni që besojnë pretendimet e ish-presidentit Donald Trump se ai fitoi zgjedhjet e vitit 2020 do të shfaqeshin si vëzhgues në zgjedhje. Anëtarët republikanë të familjes së saj nuk identifikohen më me partinë dhe po kufizojnë angazhimin e tyre politik.

Zonja Kiessling sheh shumë mënyra të tjera për të marrë pjesë në një demokraci përveç votimit - nga të qenit aktiv në një parti politike, te të folurit në një mbledhje të qeverisjes vendore. Por ajo është e shqetësuar se rritja e indinjatës ndaj politikës po i bën njerëzit të mos marrin pjesë në këto angazhime.

"Unë mendoj se njerëzit janë më pak të gatshëm të përfshihen sepse çështjet janë bërë më të diskutueshme", thotë zonja Kiessling, 29 vjeç.

Polarizimi ka transformuar disa shtete në njëpartiake, duke izoluar më tej njerëz si Mark Short, një republikan që jeton në Dana Point të Kalifornisë.

"Në Kaliforni, ndihem sikur e hedh votën time kot çdo herë", tha zoti Short, 63 vjeç biznesmen në pension.

Sondazhi tregon se shumica dërrmuese e amerikanëve – 71% – mendojnë se kur hartohen ligjet dhe politikat gjëja më e rëndësishme është që të mbahet parasysh ajo që duan qytetarët, por vetëm 48% mendojnë se kjo është e vërtetë në praktikë.

Dhe pikëpamjet janë edhe më negative kur bëhet fjalë për çështje specifike: Rreth dy të tretat e të rriturve thonë se politikat mbi imigracionin, shpenzimet qeveritare, politika e abortit dhe politikat mbi armëmbajtjen nuk përfaqësojnë pikëpamjet e shumicës së amerikanëve, dhe pothuajse e njëjta përqindje thonë të njëjtën gjë për ekonominë si dhe çështjet e identitetit gjinor dhe LGBTQ+. Më shumë se gjysma thonë gjithashtu se politikat nuk pasqyrojnë gjerësisht atë që duan amerikanët për kujdesin shëndetësor dhe mjedisin.

Marrë nga VOA

mark short karalyn kiessling norc

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj