LIVE UPDATES
Bota

Analistët: Beteja për buxhetin në Kongres i krijon mundësi Pekinit për ndikim në Paqësor

Sipas një marrëveshjeje të veçantë të njohur si Marrëveshjet për Liri të Partneritetit, ose COFA, këto tre vende i japin Uashingtonit të drejtën që të refuzojë kërkesat e vendeve të tjera, duke përfshirë Kinën, për të kaluar në atë hapësirë të Oqeanit.

10 Tetor 2023, 21:35 Nga I.A

Analistët: Beteja për buxhetin në Kongres i krijon mundësi

SHBA- Kur Kongresi miratoi fondet e përkohshme për qeverinë amerikane në fund të shtatorit, aty nuk u përfshi edhe ndihma ekonomike për dy vende të vogla të Paqësorit, për të cilat zyrtarët e mbrojtjes amerikane thonë se kanë rëndësi kritike për strategjinë e Uashingtonit për Indo-Paqësorin dhe janë objektiva të fushatës agresive për ndikim nga Kina.

Palau, Mikronezia dhe Ishujt Marshall kontrollojnë një pjesë të madhe të Oqeanit Paqësor. Sipas një marrëveshjeje të veçantë të njohur si Marrëveshjet për Liri të Partneritetit, ose COFA, këto tre vende i japin Uashingtonit të drejtën që të refuzojë kërkesat e vendeve të tjera, duke përfshirë Kinën, për të kaluar në atë hapësirë të Oqeanit. Kjo e drejtë i është dhënë Uashingtonit në këmbim të ndihmës ekonomike amerikane.

Kur u miratuan fondet e përkohshme për qeverinë amerikane, Palau dhe Ishujt Marshall nuk morën asnjë ndihmë të re ekonomike.

Cleo Paskal, eksperte në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, thotë se “efektivisht, (rezoluta për vazhdimin e financimit të qeverisë amerikane) i lë Ishujt Marshall pa asgjë”, i tha ajo Zërit të Amerikës.

Zonja Paskal tha se mungesa e fondeve lë në një gjendje edhe më të keqe Palaun, i cili do të duhej të merrte 90 milionë dollarë nëse dhe kur Kongresi miraton një zgjatje të financimit të qeverisë amerikane për vitin 2024, siç tregojnë dokumentet zyrtare.

“Tani, për shkak se fondi [nuk avancon financimin e përkohshëm për Palau], Palau do të detyrohet të kërkojë më shumë borxhe”, tha zonja Paskal.

Mikronezia ndërkaq mori më shumë se 16 milionë dollarë pas miratimit të rezolutës që vazhdoi financimin e qeverisë amerikane, sipas një zyrtari amerikan që foli në kushte anonimiteti, sepse ai nuk ishte i autorizuar të fliste me gazetarët.

Cleo Paskal thotë se trajtimi i pabarabartë është një gabim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Sipas marrëveshjeve, administrata e Presidentit Biden ka propozuar shpenzimin e 7.1 miliardë dollarëve gjatë 20 viteve të ardhshme për të ofruar arsim, kujdes shëndetësor dhe ndihmë për mbrojtjen e mjedisit për këto kombe ishullore.

Por ndërsa negociatat me Mikronezinë dhe Palau-n kanë përfunduar, Ishujt Marshall janë ende në bisedime. Ligjvënësit presin të votojnë për financimin afatgjatë pasi të nënshkruhen të gjitha marrëveshjet.

“Për një investim relativisht të ulët, [kjo] mund të ketë ndikim të madh,” tha Jim Loi, shefi operativ në “Asia Group”.

“Kjo, sipas standardeve të buxhetit të qeverisë amerikane, nuk është asgjë”, tha gjatë një interviste Grant Newsham, ish-diplomat dhe oficer i inteligjencës detare të SHBA-së.

Zoti Newsham llogarit se Uashingtoni në të vërtetë po kursen para për një afat të gjatë duke nënshkruar marrëveshje me këto vende të Paqësorit.

Ai tha se SHBA-së do t'i kushtonte të paktën 100 miliardë dollarë për të blerë anijet, avionët, nëndetëset, raketat dhe dërgonte trupat e nevojshme për të siguruar 5.6 milionë kilometra katrorë të Oqeanit Paqësor të kontrolluar nga këto kombe të vogla ishullore.

Zoti Loi paralajmëroi se Pekini po kërkon në mënyrë aktive të shfrytëzojë çdo dyshim për angazhimin e SHBA-së në rajon. “Unë mendoj se ne do të duhet të parashikojmë që kinezët do të shfrytëzojnë rastin dhe kështu që tani nuk do të ishte koha që ne të mbyllim një sy”, tha ai.

Zoti Newsham është veçanërisht i shqetësuar për Palaun, i cili është jo vetëm në borxhe, por edhe nën presion të vazhdueshëm ekonomik nga Pekini, i cili ndaloi turistët kinez të shkojnë në Palau në shenjë hakmarrjeje për njohjen diplomatike të Tajvanit.

“Ata po llogarisin te Shtetet e Bashkuara. Ata duan të jenë një aleat i mirë, një mik i mirë”, tha ai, “dhe ne nuk po i ndihmojnë me atë që ata kanë nevojë”.

Marrë nga VOA

cleo paskal jim loi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet