LIVE UPDATES
Bota

ANALIZË/ Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

Kontribut të konsiderueshëm në KFOR ka dhënë edhe Suedia, e cila tani ka një numër simbolik të ushtarëve në këtë mision të aleancës në Kosovë.

21 Maj 2022, 11:01 Nga DOSJA

ANALIZË/ Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në

FINLANDA- Finlanda dhe Suedia, të shtyra nga ndryshimi dramatik në qëndrimet e opinionit publik si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, kanë dorëzuar edhe formalisht kërkesën për t’u bërë anëtare të NATO-s dhe aleanca planifikon që me procedurë të shpejtë këto shtete t’i bëjë anëtare të plotfuqishme.

Ndonëse Turqia më 18 maj bllokoi futjen në procedurë të kërkesave të këtyre dy shteteve e vendimet miratohen me pajtimin e të 30 shteteve anëtare në NATO besojnë se të gjitha pengesat do të tejkalohen dhe Stokholmi dhe Helsinki do të bëjnë që aleanca shumë shpejt t’i ketë 32 anëtarë.

Kjo është hera e parë pas disa dekadash që NATO-s pritet t’i bashkohet ndonjë vend nga Evropa Perëndimore. Deri më tani, që nga viti 1999, zgjerimi i aleancës është bërë kryesisht me vendet e Evropës Lindore nga ish-blloku komunist.

Anëtarët e fundit që iu bashkuan NATO-s ishin Shqipëria dhe Kroacia më 2009, Mali i Zi më 2017 dhe Maqedonia e Veriut në vitin 2020.

Nëse Finlanda dhe Suedia bëhen anëtare të NATO-s, atëherë do të mbesin vetëm dy shtete evropiane që kanë shprehur aspirata për anëtarësim, por që ende nuk janë anëtare.

Bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinën dhe Ukrainën. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin që të aplikojë për pjesëmarrje në Programin për Partneritet për Paqe dhe po ashtu ka aspirata për anëtarësim në NATO.
Kontingjenti finlandez ishte vendosur në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në gusht të vitit 1999 dhe atëbotë ishte kontingjenti i parë në këtë mision të udhëhequr nga aleanca që vinte nga një shtet joanëtar.

Por, për dallim nga shtetet e Ballkanit dhe ato të Evropës Lindore, nga Finlanda dhe Suedia nuk kërkohet asnjë reformë, si kusht për t’u bërë anëtare të NATO-s. Këto dy shtete kanë traditë të gjatë demokratike, nuk kanë probleme me sundim të ligjit, ndërkaq strukturimi i forcave të tyre mbrojtëse po ashtu është në përputhje me standardet më të larta të NATO-s.

Diplomatët në Bruksel me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian, janë të mendimit se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në përgjithësi do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në kontinentin evropian, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Këto dy shtete për vite të tëra janë aktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qoftë në kuadër të BE-së, por po ashtu si partnere të NATO-s, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në misionet e NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.


Ndonëse tani numri i ushtarëve të Finlandës në KFOR është zvogëluar në 20, për më shumë se 20 vjet ushtarët nga ky shtet kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm në këtë mision, madje kanë pasur numër më të madh të ushtarëve sesa disa shtete anëtare të NATO-s.
Finlanda, gjithashtu, kishte marrë pjesë edhe në misionin e NATO-s në Afganistan.

Kontribut të konsiderueshëm në KFOR ka dhënë edhe Suedia, e cila tani ka një numër simbolik të ushtarëve në këtë mision të aleancës në Kosovë. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2013, më shumë se 1,000 ushtarë nga Suedia kanë marrë pjesë në misionin e NATO-s në Kosovë.

“Marrë parasysh kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin Finlanda dhe Suedia në misionet dhe operacionet e NATO-s, me anëtarësimin e tyre në aleancë nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Por, për këto vende, ndryshimi i madh do të jetë se do të marrin pjesë edhe në marrjen e vendimeve si anëtare me të drejta të plota të aleancës”, tha për Radion Evropa e Lirë një diplomat perëndimor në Bruksel.

Sipas të dhënave të NATO-s, misioni i KFOR-it aktualisht ka 3,770 pjesëtarë nga 28 shtete. Italia me 638 dhe Shtetet e Bashkuara me 635 kanë numrin më të madh të ushtarëve. Ndonëse nuk janë në NATO, Austria me 240 dhe Zvicra me 187 ushtarë, po ashtu japin një kontribut të madh në këtë mision në Kosovë.

Anëtarësimi i Suedisë dhe Holandës në NATO, që janë edhe anëtare të BE-së, sipas diplomatëve në Bruksel do të ndihmojë edhe në rritjen e bashkëpunimit BE-NATO.

Pas anëtarësimit eventual të këtyre dy shteteve në NATO, në BE do të mbeteshin vetëm katër vende anëtare që nuk janë pjesë e aleancës: Austria, Irlanda, Malta dhe Qipro. Me përjashtim të Qipros, të tri shtetet e tjera janë të përfshira në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Ballkani Perëndimor, në veçanti Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova, kanë qenë hapësira ku më së miri është demonstruar në terren bashkëpunimi midis BE-së dhe NATO-s, ku këto institucione kanë ndarë detyrat.

NATO-ja në Kosovë vazhdon të jetë garantuesja kryesore e sigurisë në aspektin ushtarak, ndërkaq BE-ja ka më shumë detyra në aspektin politik, ekonomik, si dhe në aspektet civile të sigurisë, përmes Misionit të Sundimit të Ligjit, EULEX.

“Sa më shumë të ketë vende që janë anëtare të BE-së dhe në të njëjtën kohë edhe të NATO-s, do të jetë më i lehtë edhe bashkëpunimi në terren dhe kjo përfshin edhe Ballkanin Perëndimor”, tha një diplomat perëndimor në Bruksel.

Marrë nga REL.

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare