LIVE UPDATES
Bota

Analiza e BBC: Pse po shpërthen dhuna mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë?

Një polic kosovar dhe tre persona të armatosur u vranë dhe kjo ka shënuar një përshkallëzim të dhunës, i cili nuk ka ndodhur vitet e fundit.

26 Shtator 2023, 14:49 Nga h.k
Analiza e BBC: Pse po shpërthen dhuna mes serbëve dhe shqiptarëve
Foto ilustruese

KOSOVË-Një dyluftim ka ndodhur në Kosovë midis serbëve të armatosur dhe policisë të shqiptarëve të Kosovës. Një polic shqiptar i Kosovës dhe tre persona të armatosur u vranë dhe kjo ka shënuar një përshkallëzim të dhunës, i cili nuk ka ndodhur vitet e fundit.

Ku ndodhet Kosova dhe kush jeton atje?

Kosova është një vend i vogël, pa dalje në det dhe kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Serbët e konsiderojnë Kosovën si një vend që i përket territorialisht atyre. Nga 1.8 milionë banorët që jetojnë në Kosovë, 92% janë shqiptarë dhe vetëm 6% serbë. Pjesa tjetër janë boshnjakë, goranë, turq dhe romë.
 
Si e fitoi Kosova pavarësinë?

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990, Kosova kërkoi pavarësinë. Serbia pas kësaj kërkese ndërtoi plan pushtimi për Kosovën. Lufta përfundoi në vitin 1999 pasi NATO nisi një fushatë bombardimi kundër Serbisë. Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, por për shumë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, konflikti nuk është zgjidhur kurrë. KFOR e udhëhequr nga NATO është ende e bazuar në Kosovë, me një fuqi aktuale prej rreth 4,500 trupash. Në vitin 2008, Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë. Gjithsej 99 nga 193 vende të Kombeve të Bashkuara e njohin tani pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe 22 nga 27 shtete të Bashkimit Evropian. Rusia dhe Kina, të cilat nuk e njohin, e kanë bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është zotuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si të pavarur.

As Kosova dhe as Serbia nuk janë në BE, por:

-Serbia është një vend kandidat për në BE që nga viti 2012.

-Kosova zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor 2022.

-Procesi i anëtarësimit në BE mund të zgjasë me dekada.

Pse janë ndezur trazirat tani?

Marrëdhëniet mes qeverisë së dominuar nga shqiptarët dhe pakicës serbe kanë qenë të acaruara prej vitesh. Përplasja e fundit ndodhi kur serbë të armatosur sulmuan një fshat në veri të Kosovës, duke u barrikaduar në një manastir ortodoks serb. Serbët etnikë e kundërshtojnë këtë dhe gjithashtu duan më shumë autonomi. Në vitin 2022, përfaqësuesit serbë në veri të vendit dhanë dorëheqjen në shenjë proteste kundër ndalimit të targave të lëshuara nga Serbia. Pas dorëheqjes, zgjedhjet lokale u mbajtën në prill 2023, por u bojkotuan nga shumica e popullsisë serbe. Katër kryetarë komunash shqiptarë u zgjodhën me një pjesëmarrje prej më pak se 4%. Kryetarët e komunave u vendosën nga policia e armatosur e Kosovës, duke provokuar përleshje të dhunshme me serbët vendas. NATO dërgoi 700 trupa shtesë në vend, pasi disa nga ushtarët e saj paqeruajtës u plagosën në përleshjet.
 
Kush është fajtori për dhunën?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi qeverinë e Serbisë për mbështetjen e personave të armatosur të përfshirë në përleshjet më të fundit. Megjithatë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se zyrtarët e Kosovës duhet ta mbajnë në fund përgjegjesinë. BE-ja ndërmjetësoi mes dy palëve, por bisedimet dështuan. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, fajësoi zotin Kurti që nuk hodhi hapa konsensusi për t’i dhënë serbëve autonomi. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla kritikoi deklaratën e z. Borrell, duke thënë se ai nuk shprehu mbështetje për policinë dhe as nuk i quajti sulmuesit "terroristë"./ BBC

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet