All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shtypi gjerman jehonë zhvillimeve në Kosovë: Një shkëndijë dhe humbet kontrollin

Gazeta "taz" me nëntitullin "Problematiku quhet Vuçiç", boton një koment të Erich Rathfelder për shkallëzimin e situatës në Kosovë, në të cilin theksohet, se "Serbia edhe njëherë e ashpërson gjendjen në Ballkan, në Kosovë. Njeriu problematik i vërtetë quhet Aleksandar Vuçiç dhe është presidenti serb.

26 Shtator 2023, 12:33 Nga f.i
Shtypi gjerman jehonë zhvillimeve në Kosovë: Një
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Kërkimet për sfondin e shkallëzimit të rrezikshëm të situatës në veri të Kosovës vazhdojnë, ndërkohë zhvillimet e fundit në rajon janë vendosur në fokus të mediave gjermane.

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" analizon gjakderdhjen në veri të Kosovës në një analizë të Michael Martens me titull "Vuçiq hedh poshtë pjesëmarrjen e Serbisë në trazira". "Versioni i Vuçiqit, që shteti serb nuk ka të bëjë asgjë me trazirat bie ndesh me faktin që autorët ishin të armatosur rëndë dhe të mirëorganizuar. Ata kishin madje edhe një automjet të blinduar. Tek këto nuk kanë qasje civilët në Kosovë, në një kohë që në veri vija e strukturave kriminale dhe shtetërore është shumë e lëvizshme. Që kjo po i bëhet gjithnjë e më e qartë edhe botës jashtë, duket në prononcimin e të ngarkuarit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, që bëri të ditur në platformën X, se BE e dënon "sulmin e neveritshëm kundër efektivëve të policisë ashpërsisht."

Kurse gazeta "taz" nën titullin "Problematiku quhet Vuçiç" boton një koment të Erich Rathfelder për shkallëzimin e situatës në Kosovë, në të cilin theksohet, se "Serbia edhe njëherë e ashpërson gjendjen në Ballkan, në Kosovë. "Njeriu problematik i vërtetë quhet Aleksandar Vuçiç dhe është presidenti serb. Ai ndjek pa mëshirë qëllimet e veta, pa gatishmëri për kompromis. Për të do të thotë dobësi pranimi i kompromisit. Ai nuk do të kuptojë, se po dështon strategjia e tij, të arrijë të ketë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë por të mos e njohë Kosovën.[...]Vuçiq di të ushtrojë durim dhe i shikon diplomatët e Europës si idiotë të vlefshëm, që mund t'i mbajë varur deri sa të jetë e vendosur lufta e Ukrainës. Fiton Rusia, fiton edhe ai në Kosovë."

"Nuk kemi vetëm një krizë politike, por edhe një krizë sigurie"

Më tej "taz" ka publikuar edhe një intervistë të martën mbi zhvillimet në Kosovë me politologun, Vedran Džihić nga Instituti për Politikën Ndërkombëtare në Vjenë, që kërkon që perëndimi të ndalë politikën e durimit kundrejt Serbisë. "Një shkëndijë dhe kontrolli humb", thekson Vedran Džihić, duke iu referuar tensioneve të larta mes Kosovës e Serbisë, që janë më të lartat në 20 vitet e fundit. "Do të jetë e nevojshme edhe një rritje e prezencës së trupave të KFOR-it. Ne nuk kemi vetëm një krizë politike, por edhe një krizë sigurie. Kufijtë duhet të forcohen dhe të mbikqyren më intensivisht grupet kriminale."

Edhe gazeta zvicernane "Neue Zürcher Zeitung" i kushton vëmendje zhvillimeve në Kosovë. "Brukseli dhe kryeqytetet e tjera duhet t'ia bëjnë shumë shpejt të qartë Beogradit dhe Prishtinës, se çfarë duhet të bëjnë. Në të vërtetë ata e dinë. Sepse për pikat themelore për përmirësimin e marrëdhënieve kanë rënë dakord të dyja palët dy herë [...] Brukseli dhe BE duhet me të gjitha mjetet diplomatike dhe ato të presionit financiar të bëjnë që palët t'i zbatojnë premtimet e marra. Kosova ndërkohë është nën sanksione. Nëse Beogradi nuk e ndryshon qëndrimin e tij, ka ardhur kohë për masa ndëshkuese edhe kundër Serbisë. Shumë e dhimbshme do të ishte shfuqizimi i liberalizimit të vizave (në rast të Kosovës mos heqja e tyre).

Por BE nuk ka vetëm shkopin në dorë, por edhe karotën: Ndihma e shpejtë për projekte infrastrukturore dhe një konferencë donatorësh janë shpërblime që i duhen të dyja palëve. Tani kërkohet ritëm. BE ka humbur shumë kohë në Ballkan. Nuk ka më shumë kohë pas ndryshimit të situatës strategjike. Para neoimperializmit rus dhe sfidës së Kinës, BE ka trumbetuar se do të mësojë gjuhën e pushtetit. Tani BE duhet ta shqiptojë atë."

Marrë nga DW

tensionet në veri të kosovës

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet